Vuçiç: Janë arrestuar të gjithë sulmuesit e dyqaneve të shqiptarëve

October 21, 2014 14:32

Vuçiç: Janë arrestuar të gjithë sulmuesit e dyqaneve të shqiptarëve

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar sot se në sulmet kundër dyqaneve të shqiptarëve dhe goranëve nuk ka dorë ndonjë organizatë serioze dhe se sulmuesit janë të miturit dhe të rinj.

“Disa ishin tw alkoolizuar, disa jo”, tha Vuçiç në një konferencë për gazetarët në Beograd, duke shtuar se “vetëm për një furrë nuk janë zbuluar sulmuesit”.

Ai ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme do të zgjidhet edhe ky rast.

Vuçiç ka theksuar se pronarët e furrave janë qytetarë të ndershëm dhe të përgjgjshëm të Serbisë, që paguajnë tatime.

Më tutje, Vuçiç tha se sulmet kundër dyqaneve të shqiptarëve dhe goranëve shkaktojnë urrejtje ndaj serbëve në Kosovë, ku janë pakicë, dhe për këtë arsye ishte i domosdoshëm një aksion i shpejtë dhe i ashpër i shtetit, i cili i ka gjetur dhe arrestuar sulmuesit.

“Të gjithë janë në paraburgim dhe të gjithë do të përgjigjen”, tha Vuçiç.

Ai theksoi se “kjo është përgjigja më e mirë e shteti ndaj atyre që dëshirojnë të përhapin urrejtjen dhe dhunën”.

October 21, 2014 14:32
Komento

2 Komente

  1. shqip October 21, 16:11

    e pame ne stadium ,
    shume police,qe benin sehirxhiun.
    dhe shume huligane
    huligane te maskuar me thes ne fytyre
    per te mos nxjerre fytyren e vertete
    por shovinizmi,i pangopur
    shovinizmi i ketyre huliganeve te mbuluar,
    si ata kamikaze te botes jo demokratike
    nuk e fshehenm urrejtjen
    kete sjellje primitive
    qe nuk e aspiron
    serbia,kosova e shqiperia
    shtete ne eurpen e B.E

    Reply to this comment
  2. beni October 21, 21:41

    ha ha ha cfare shteti te forte dhe mbrojtes te qytetareve qe kane…e pame ne stadium se cfare sigurie kane.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*