Mediat në Kosovë: Vuçiç ka kërkuar të hyjë në Kosovë, i shoqëruar nga Vulin dhe me eskortë të armatosur, nuk i është dhënë leje

November 21, 2020 12:35

Mediat në Kosovë: Vuçiç ka kërkuar të hyjë në Kosovë, i shoqëruar nga Vulin dhe me eskortë të armatosur, nuk i është dhënë leje

Mediat kosovare, pranë qeverisë shkruajnë se Vuçiç, ka bërë kërkesë që ta vizitojë sot Kosovën, i shoqëruar nga dy prej njerëzve problematik të tij në raport me Kosovën, ministri i Mbrojtjes Aleksandër Vulin dhe Marko Gjuriç.

Në delegacion do ishte edhe shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.

Vuçiç ka kërkuar që Kosova t’i sigurojë ekipit të tij eskortë policore për përcjellje gjatë qëndrimit në Kosovë, e po ashtu edhe t’u lejojë shoqëruesve të tij mbajtjen e armëve gjatë kësaj vizite.

Kërkesa është bërë përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, ashtu siç parashikohet në marrëveshjen e Brukselit për vizita të tilla. Qeveria e Prishtinës e ka refuzuar lejen – bëjnë me dije të njëjtat burime.

o.j/dita

November 21, 2020 12:35
Komento

3 Komente

  1. Aqifoviç November 21, 13:05

    Thojini ta bejme qytetar nderi dhe ti japim pashaporte Kosovare.
    Ose te futet dhe te kete flamur te kosoves.ne sfond.
    Cysh u katandiset keshtu ne keto qorrsokake te edvin mafishes te surrelit, more?
    Thuaji te vije por persiper e marrim ne sigurine, po ja u mbajti.

    Reply to this comment
  2. Dardan November 21, 13:05

    Vucicit, Vulicit dhe Gjuricit u ka ngelur ora tek Kosova,
    kur Shqiperia e Sali Berishes, Lulzim Bashes dhe Edi Rames u ka hapur te katar kanatat…(!?)

    Reply to this comment
  3. Minoheni gjithe kufirin,rruget,km vs Serbise November 21, 15:32

    Dikush,
    po kerkon te provokoje Vrasjen e Vucic ne teritorin
    e Kosoves,
    per te nderhyre Ushtarakishte ne Kosove,

    mbasi Haga destabilizon Shtetin e Kosoves,me Mekanizmat e veta ne Kosove si Eulex Gjykata Speciale duke e bere gati Kosoven,si e do Kanibali

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim