Vuçiç: Kushte komuniste, Brukseli më kërkoi Kosovën në OKB

October 16, 2017 14:04

Vuçiç: Kushte komuniste, Brukseli më kërkoi Kosovën në OKB

Në një intervistë për gazetën serbe “Novosti”, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka folur mbi presionet që i janë ushtruar atij, si udhëheqës i Serbisë, kryesisht mbi Kosovën, çështje që përbën kusht për integrimin e mëtejshëm të Serbisë në BE.

Mbi presionet, pa dashur të flasë mbi ato që merr nga Shtetet e Bashkuara, ka pranuar të bëjë publike vetëm atë të Bashkimit Europian, e që ka të bëjë me faktin që duhet të pranojë që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara.

“Meqë po këmbëngulni, unë do t’iu them se presionet ishin më të hapura nga Brukseli. Ata më kërkuan që Kosova të hyjë në OKB. Ndërkohë, policia rajonale do të ishte në përputhje me numrin e banorëve në 7 komunat serbe, që do të thotë se 68% shqiptarë e 32% serbë. Unë natyrisht që nuk mund të pajtohesha me këto kushte komuniste”, ka thënë Vuçiç.

Ndër të tjera, presidenti serb ka komentuar edhe reagimet e ndërkombëtarëve pas ngjarjes së famshme me trenin, teksa shprehet se Serbia ishte në gjendje t’i dërgonte njësitë e veta për mbrojtjen e serbëve.

“Sjellja e trenit ishte një skenë torture. Ata e përdorën si shkak për të çuar policinë dhe forcat speciale në veri. Unë iu thashë se, nëse shqiptarët shkojnë te populli ynë, ne do t’i mbrojmë ata dhe do t’i lëvizim njësitet tona nga Kragujevi dhe Kraljeva”, shton presidenti serb.

Megjithatë, përfundimi i asaj shfaqjeje ishte fakti që “ROSU” dhe policia shqiptare nuk shkuan në veri të Kosovës, ka deklaruar Vuçiç.

October 16, 2017 14:04
Komento

2 Komente

  1. MH October 16, 15:46

    Z.Vuçiç !
    Je ne hall te madh dhe serbet nuk ta dine.Por dhe ti vete ban sikur nuk e din.E gjithe ideja e takimeve nga europianet ne bashkebisedime edhe me perfaqesuesit e Kosoves finishin e kane qe ta pranoni pavarsin e shtetit te Kosoves dhe finalja te njihet anetare e OKB.Mbas pranimit rruget te cojne ne bashkumin e dy njesive(Shqiperi-Kosove) ne nji te tane Shqiperi.
    Sa ma shpejt ta pranoni kushtin aq ma pozitive asht per ju.Sa ma vone aq ma negative asht per ju ne interresin e anetaresimit ne BE.
    Me vones asgja nuk fitoni vetem bjerreni mundesin e perparimit te vendit ne unitetin e BE.

    Reply to this comment
  2. ake October 16, 19:54

    Kur zdo ta kuptosh qe nuk formohet shteti ne kurriz te kombeve te tjera dhe duke masakruar kombet e tjera… te tjeret ta kujtojne ate qe ben sikur se kupton e te habit….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*