Vuçiç mbërrin në Potoçari, e falenderojnë nënat e Srebrenicës

July 11, 2015 08:27

Vuçiç mbërrin në Potoçari, e falenderojnë nënat e Srebrenicës

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka mbëritur në Potoçari pranë Srebrenicës, për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të gjenocodit në Srebrenicë, ku e kanë pritur nënat e Srebrenicës, ndërsa njëra nga nënat i ka vendosur Lulen e Srebrenicës, simbolin e gjenocidit, raporton Anadolu Agency (AA).

Nënat e Srebrenicës i dëshiruan mirëseardhjen Vuçiçit, e falenderuan për ardhjen dhe shprehën shpresën për një të ardhme më të mirë.

“Faliminderët që keni ardhur në vendin e gjenocidit”, ka thënë një nga nënat e Srebrenicës.

Nënat thanë se në themelet e së vërtetës duhet të arrihet pajtimi.

Ndërkohë që Vuçiç para ardhjes së tij në Potoçari tha se Serbia në mënyrë të qartë dhe pa mëdyshje dënon krimin e tmerrshëm që ndodhi 20 vjet më parë në Srebrenicë dhe neveritet nga ata që morën pjesë në të.

Në deklaratën e tij, kryeministri i Serbisë theksoi se nuk ekzistojnë fjalet me të cilat dikush mund të shprehë keqardhje dhe pikëllim për të vrarët.

Siç raportojnë korrespondentët e AA nga Potoçari, Vuçiç nuk ka dashur të japë deklarata gazetarëve të shumtë, por qëndroi në rradhë për t’u regjistruar në librin e ngushëllimeve.

– Grabar-Kitaroviç: Duhet pranuar se këtu ka ndodhur gjenocid-

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç pas mbërritjes në Potoçari, tha se është fakti se aty ka ndodhur gjenocid dhe se si i tillë duhet të pranohet.

“Vetëm sa kam mbërritur dhe më pretë ceremonia e përkujtimi. Njeriu nuk ndjehet mirë në këto salla ku kanë ndodhur krimet”, tha ajo.

Ajo vuri në dukje se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid.

“Është fakt se këtu 20 vjet më parë kishte ndodhur gjenocid dhe se kjo duhet të pranohet dhe t’i shikohet të vertetës në sytë, por njëjtë ashtu, duhet tërhequr vijën në të kaluarën. E dimë kush është fajtor, fajtor është politika e Millosheviçit nga vitet e 90-të”, tha presidentja kroate.

July 11, 2015 08:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin