Vuçiç: Më mirë kompromis, sesa luftë me Kosovën

July 2, 2018 16:36

Vuçiç: Më mirë kompromis, sesa luftë me Kosovën

 

Komisioneri Evropian për negociata të zgjerimit, Johanes Han, po zhvillon një vizitë zyrtare në Beograd.

Vuçiç theksoi se tema kryesore që zhvilloi me Hahnin ishte për marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës, situatës në rajon, sundimin e ligjit.

“Shteti ynë është njëri prej faktorëve që dëshiron të ruaj stabilitetin dhe paqen. Nëse është e nevojshme do të diskutojmë tri herë në ditë me Kosovën vetëm për të ruajtur jetën e serbëve që jetojnë në Kosovë dhe Metohi”, është shprehur ai.

Sipas Vuçiçit, Beogradi zyrtar aktualisht nuk ka pozicion të lehtë për të bërë kompromis.

“Është mirë që pas 10 vitesh negociata të ketë zgjidhje se sa të ketë luftë”, ka deklaruar ai gjatë një konference me gazetarët.

a.s/dita

July 2, 2018 16:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*