Vuçiç me Tusk: Nuk mund ta pranoj kurrsesi poshtërimin e Serbisë

April 25, 2018 22:54

Vuçiç me Tusk: Nuk mund ta pranoj kurrsesi poshtërimin e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në konferencën e përbashkët me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, u shpreh se Kosova është çështja më e rëndësishme për Serbinë, e cila, nëse nuk zgjidhet në mënyrën e duhur, do të jetë një pengesë për BE.

Vuçiç përsëriti se arritja e një kompromisi është e rëndësishme, por kjo nuk nënkupton se do të pranojnë ndonjë poshtërim ndaj Serbisë.

“Vendi ynë asnjëherë askujt nuk ia ka lejuar këtë, por nuk do të lejojë as në të ardhmen”, ka thënë Vuçiç, duke shtuar se këtë qëndrim ia përcolli dhe Tuskut.

“Dhe kushdo që drejtohet për të më marrë kokën, kur them se i ofroj diçka dikujt … Nuk kemi çfarë të ofrojmë ose të shesim diçka që ata para meje nuk e kanë dhënë, por mund të premtoj se do të luftojmë për interesat e popullit dhe shtetit shumë më fuqishëm se sa të tjerët më herët”, tha presidenti i Serbisë.

Vuçiç ka bërë me dije se Tusk është informuar tanimë për marrëveshjen e Brukselit, ku Serbia, sipas presidentit të Serbisë, ka përmbushur çdo kriter.

“Sot nuk jam optimist, por a kemi të drejtë të heqim dorë, të mos shpresojmë dhe të mos presim një zgjidhje? Ne nuk bëjmë, sepse ne duhet të luftojmë për fëmijët tanë që të mos kenë të njëjtin problem,” tha ai, duke këmbëngulur për rëndësinë e arritjes së një kompromisi mes dy shteteve.

Ai gjithashtu iu drejtua popullit të tij, duke i thënë se “nuk duhet të jemi të verbër dhe se duhet të kuptojmë se çfarë po ndodh rreth nesh në rajon”.

s.a/dita

 

April 25, 2018 22:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim