Vuçiç ndërpret vizitën në Kazakistan, nga aeroporti në maternitet

June 10, 2017 14:50

Vuçiç ndërpret vizitën në Kazakistan, nga aeroporti në maternitet

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç përfundoi para kohe një vizitë në Kazakistan dhe nga aeroporti shkoi direkt në maternitet për një arsye shumë fortë.

Gruaja e tij Tamara solli në jetë fëmijën e tretë, një djalë që lindi dje në mbrëmje. Sipas mediave serbe, djali ka lindur me një peshë 3250 gram dhe bashkë me nënën janë në gjendje shumë të mirë.

Vuçiç u kthye sot në mëngjes në Beograd dhe me mbërritjen e tij në aeroportin “Nikola Tesla”, ai u pa i qeshur dhe i emocionuar dhe nuk bëri asnjë deklaratë.

Ai shkoi menjëherë te bashkëshortja, Tamara dhe te i biri, i cili u lind 15 ditë para datës së parashikuar nga mjekët. Bëhet fjalë për femijen e tretë, pas Danilos dhe vajzës Milica.

Në Kazakistan, presidenti serb mori pjesë në përurimin e “Expo 2017” për energjinë.

June 10, 2017 14:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim