Vuçiç: Në Kosovë do mbaj fjalimin më të rëndësishëm të jetës

August 23, 2018 16:23

Vuçiç: Në Kosovë do mbaj fjalimin më të rëndësishëm të jetës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thënë sot se ai do të mbajë një nga fjalimet e tij më të rëndësishme në Kosovë.

Vuçiç është shprehur se qëndrimi i tij është i vërtetë dhe serioz, pasi synon të ardhmen dhe jo duartrokritjet.

Ai ka bërë me dije se do të vizitojë Kosovën më 8 shtator, dhe se do të jetë në Zubin Potok për një ditë të tërë.

“Kam shumë sugjerime se çka duhet të vizitoj. Kam thirrje dhe do të doja të vizitoja një milion vende, por kjo nuk është e mundur. Ne i kushtuam vëmendje të veçantë adresës qendrore dhe vendosëm që ta mbajmë atë në Zubin Potok.

Ashtu si dy vjet më parë, ishte e rëndësishme kur fola rreth nevojës për reforma. Në një kohë shumë të shkurtër rezultatet do të shihen në ushtri, polici, arsim dhe shëndetësi”, ka thënë Vuçiç.

Presidenti serb megjithatë ka theksuar se Serbia është larg një zgjidhjeje për Kosovën. Ai ka përsëritur se do ta ofrojë propozimin e tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por që fjalën përfundimtare do ta kenë qytetarët, të cilët për këtë do të deklarohen në referendum.

s.a/dita

August 23, 2018 16:23
Komento

2 Komente

  1. fabi August 23, 18:36

    Edhe Milloshi aty e mbajti. Por qe fillimi i fundit. Qofte ky fundi i fundit.

    Reply to this comment
  2. fery August 23, 18:59

    Ne shqiptaret e Kosoves urojme qe Ju president Vuciq , ate dite kure do ta mbani ate ” fjalim te rendesishem ” ne Kosove , do tu thoni serbeve lokal te Kosoves se Lugina e Presheves , Medvegja dhe Bujanovci do ti bashkohen Kosoves bashke me Veriun dhe Liqenin e Gazivodes . Thuani te verteten serbeve te Kosoves president Vuciq , se as AKS nuk do te jete me kompetenca egzekutive dhe ponjashtu thuani serbeve tu se Projekti Amerikan per Kosoven eshte deri ne Nish , mu ke Molla e Kuqe dhe pake me vone kufiri deri atje do shkoje . Kufiri i Kosoves do leviz edhe kahe ana e Sanxhakut te Pazarit te Ri , Turinit dhe Shenices , kurse pastaj gjitha keto treva , bashke me Kosoven do ti bashkohen Shqiperise . Nese keto ju president Vuciq nuk ua thoni serbeve lokal te Kosoves ateher ssgje te rendesishme s ju keni thene sepse ,ju pastaj do te udhtoni per nd Pekin te Kinse dhe pase Pekinit ne Washington te Amrikes ku ju prete plikoja ( zarfi ) me keto udhezime qe une sapo i theksova ne komentin tim sepse , keto per mua si shqiptar qe jame , jane shume te rendesishme te thuhen nga ana e juaj por , jane akoma me te rendesishme edhe per Ju president Vuciq sepse kjo do ta beje dallimin a pushtuesit dhe agresorit ndaje viktimes
    Shume e rendesishme eshte president Vuciq te ua thoni serbeve lokal edhe kthimin e fondove te plackitura te pensioneve dhe fondeve invalidore qe kapin shumen prej rethe 2 miljard € + interesi vjetor 20 vjecar prej 5 % dhe ,
    dhe krejte ne fund president Vuciq , krejt ne fund , serbeve lokal do tu thoni se Srbija duhet ti paguaj Kosoves reparacionet e luftes dhe shkaterrimeve te pasurise se shqiptareve por edhe mbajtjen me dhune te tokave shqiptare per 100 vite edhe 150 miljard € . Kjo do te ishte e rendesishme president dhe kete ju serbeve lokal te Kosoves duhet te ua thoni qe te kuptojne edhe serbet tjere ne Serbi , edhe ata intelektual ultranacionalist parazit serb , edhe ata shkencetari serb te SANU ( akademija serbe e Arteve dhe Shkences ) qe kurre shkencetsr nuk ishin , edhe Kisha Ortodokse Serbe dhe gjitha shtresat e shoqerise serbe tu thoni se Serbija definitivishte eshte humbesi i luftes pse ishte agresore dhe shkaktoi viktima , perfundoi gra e vajza Shqiptare , dogji dhe shkaterroi shtepi dhe pasuri shqiptaresh dhe refuzon ti kthene 1654 mbetje mortore te civileve te groposur shqiptar ne varrezat masive nd Serbi sot e 20 vite me pare
    U thoni president Vuciq se Levizjes e kufirit te shtetit te ri shqiptar deri ke Molla e Kuqe do te jete humbja e dyte e Serbise nese shteti serb dhe zyrtaret e saje refuzojne dhe i bejne shantazhe Amerikes dhe NATO – vecanerishre nese guxon ndonji serb i krisur ta djege flamurin e ketij shteti te Madh , me te fortit te globit , president Vuciq ..!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*