“Vuçiç nuk kalon!”

September 9, 2018 12:00

“Vuçiç nuk kalon!”

Ka nisur me tensione dita e dytë e vizitës së Aleksandar Vuçiç në Kosovë.

Protestuesit nga Skënderaj kanë bllokuar dy rrugë kryesore nga Mitrovica për në Skenderaj.

Është fjala për bllokimin e rrugës në fshatin Runik dhe Vojtesh, për të mos lejuar vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në fshatin Banjë të rajonit të Drenicës.

Më herët autoritetet e Kosovës kishin dhënë leje për vizitën e Vuçiç edhe pse ishte kontestuar nga autoritetet lokale.

Një grup protestuesish shqiptarë kanë dalë, që nga ora 06:00 e mëngjesit, në rrugën që lidh Skënderajn me Mitrovicën, për të protestuar kundër vizitës së presidentit serb në fortesën e luftës për lirinë e Kosovës.

Në ballë të protestës janë edhe deputeti Bekim Haxhiu, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta në Skenderaj, si dhe qytetarë të shumtë.

Madje ata kanë vënë kamionë, goma edhe një barrikadë me drunj, të cilës pastaj i kanë vënë zjarrin. Qytetarët shprehen të vendosur për të mos lejuar kalimin e eskortës së presidentit serb.

Motoja e tyre është “Vuçiçi nuk kalon”, ndërsa në duar mbajnë pankarta ku ishin shpalosur emrat dhe fotot e të vrarëve nga ushtria serbe në luftën e Kosovës për liri.

Krahas të vrarëve, janë edhe 1648 persona të tjerë të cilët raportohen të zhdukur që prej përfundimit të konfliktit 19 vite më parë.

Protestuesit kërkojnë nga Beogradi dhe kreu i shtetit serb të kërkojnë familje për krimet çnjerëzore në Kosovë, ndjesë e cila nga autoritetet serbe nuk ka ardhur kurrë.

Megjithatë, për të shuar tensionet në Kosovë mendoi kryeministri Ramush Haradinaj i cili anuloi vizitën e Vuçiç, vendim me të cilin nuk u pajtua presidenti serb i cili tha se do gjente rrugë dytësore për të shkuar në fshatin Banjë të Skënderajt.

Mbi protestat që po zhvillohen në zonën e Drenicës, me anë të një statusi në Facebook ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në statusin e tij, Thaçi është shprehur se protestat tregojnë që plagët e luftës janë ende të hapura por bllokimi i rrugëve nga ana e banorëve të Drenicës nuk ndihmon.

Ai shkruan se të gjithë duhet të përmbahen në mënyrë që të tregojnë kulturë minimale në mënyrë që të ngrihen mbi plagët dhe dhimbjet e shumta.

Edhe presidenti serb reagoi ndaj situatës së krijuar duke thënë se gjerat lipset të zgjidhen me dialog, e jo me dhunë. “Jam ende i angazhuar fuqimisht në ruajtjen e paqes, të institucioneve dhe popullit në Kosovë”, citohet të ketë thënë ai.

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, sqaroi se gjendja tashmë është nën kontroll dhe se ndërkombëtarët e kanë mbështetur vendimin për t’i anuluar Vuçiçit vizitën në zonë.

Beogradi nuk ka vonoi t’i jepte ngjyrimet e tij situatës.

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, pretendon se Vuçiçit i duhet të kalojë përmes kësaj rruge për të vizituar 5 qytete të tjera e thotë se prapa kësaj bllokade, qëndron kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Ai madje kujtoi se ushtria serbe do të respektojë vendimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që është komandanti suprem, pra nëse ai e kërkon, do të ndërhyhet.

Vuçiç ndaloi të shtunën në liqenin e Gazivodës, i cilësuar si një nga pikat më të nxehta të bisedimeve Prishtinë-Beograd.

Një pjesë e liqenit artificial të ndërtuar ne vitet 80, shtrihet në Serbi dhe ka rëndësi kyçe për furnizimin me ujë të termocentraleve të Kosovës dhe ne muajt e verës edhe të disa komunave të Kosovës përfshirë edhe kryeqytetin.

a.s/dita

September 9, 2018 12:00
Komento

10 Komente

  1. Arben September 9, 11:32

    Presheva eshte Shqiperi

    Sanxhaku eshte Shqiperi

    Kosova eshte Shqiperi.

    Reply to this comment
  2. Nji vendim shume i drejte i Kryeministrit te Kosoves . September 9, 12:11

    Serbi Vucic,
    duhet te mesoje e rrespektoje rregullat e ligjet
    e nji Shteti Tjeter dhe mos te Provokoj si nji Njeri Ordiner
    e kerkoj te shkaktoje situata konflikte Artificiale ne Rajon !

    Te gjithe ata qe injorojne Ligjin kudo ne Bote ndeshen
    me konseguencat e tij ,pta te Ligjit .

    Ndoshta fodullekut te Dodolecit Serb i duhet dhene
    ai Lexion ne Kosove , qe Kryeministeri i Kosoves me te drejte ja afron ,
    per te edukuar arrogancen e politikanit qesharak serb
    te fryre nga pompat e huaja.

    Nqs Presidenti serb do kishte tentuar te thyej
    Ligjin diku ne nji vend tjeter ne Ballkane osh ne Kroaci
    – Slloveni apo edhe ne Shqiperi ,
    sigurishte qe do ti QITEJ PARA SYVE LIGJI
    dhe Tabela Stop ! ”

    Ky eshte nji nder lexionet qe i duhet dhene shpesh
    arrogances se shtetit kriminal serb dhe politikes ordinere serbe ,qe shpesh her pasi guduliset nga pas ,
    nga Qarqe te caktuara Europiane ,kercen lart
    euforik duke zgjuar qejfin se duhet te haje dicka ,
    qe i jep kenaqsi bythes se tij.

    Reply to this comment
  3. Arben September 9, 12:25

    Presheva eshte Shqiperi

    Sanxhaku eshte Shqiperi

    Kosova eshte Shqiperi

    Reply to this comment
  4. Asnji cm mos i lejoni Dordolecit Serb . September 9, 12:54

    Ju lumte Drenic-are
    rreklamohini kudo edhe ne TV – krimet
    e serbit ne Kosve ti plasi syte BE-ja dhe
    Dordolecin lereni si Hu gardhi para Drenices !

    Keshtu e meritojne Kriminelat e Njerezimit
    ti tregohen Kufjte
    e mbi te gjitha ajo e Rrespektit Njerezore
    e Ndergjegjes Njerezore ,
    qe mesa duket ke serbet mungon .

    Reply to this comment
  5. MH September 9, 13:38

    Vucici para se te bante kete vizite duhesh ta pranonte zyrtarisht pavarsin e Kosoves dhe ne takimin ne te fameshmin liqe te merrnin pjes edhe perfaqesues te Kosoves.Ne menyre qe te njihet te pakten formalisht qe keto dy popuj jane “miq”.Tek karakteri i shqiptyarit miku pranohet mik po jo miku te levrijne si gjarpni ne buke te zotit te shtepise.

    Reply to this comment
    • mirel September 9, 16:48

      kjo nuk i takon Vucicit po Thacit dhe Haradinaj te detyronin Vucic te pranonte pavaresine, pastaj ta lejonin te hyje.
      Vucic hyri ne Mitrovice si Presidenti i Kosoves

      Reply to this comment
  6. fery September 9, 15:53

    Nga Spartak Ngjela

    Reagimi i svokatit te njohur shqiptar Spartak Ngjelës me rastin e vizites se presidentit serb Vuciq Kosoves

    Shqiptarë, rrini të qetë! Kosova ka ende burra.
    Vuçiç nuk u lejua të shkojë në Drenicë. Ai donte të fyente luftën çlirimtare të Kosovës.
    Por burrat kosovarë i treguan vendin. Ata i thanë: “Zoti Vuçiç, Adem Jashari është ende gjallë, kurse këta shqiptarë, që të perjargen ty, janë pilivesa…”
    Angela Merkel në Shkup, me fjalën e saj, e shkatërroi përfundimisht planin ogurzi të ndarjes së Kosovës.
    Esadistët në Tiranë dhe në Prishtinë, sigurisht që janë në hall të madh, se menduan që me ndarjen e Kosovës të krijonin shpërbërjen e dy shteteve shqiptarë me destabilizim.
    “S’ka ndarje!” – tha shefja e madh e e Europës.
    “FJALA e saj është ligj”, tha Vuçiç nga liqeni i Kosovës, por me zë të drobitur.
    Vuçiç nga Mitrovica merr në telefon Erdoganin në Stamboll.
    E dini cili është nënteksti i kësaj bisede?
    “Rexhep, po na i marrin shqiptarët të gjitha tokat e tyre që ju na i dhatë që nga viti 1878 e deri në vitin 1913”.
    Po cila mund të jetë ndihma që do t’i japë Erdogani?
    Kuptohet: mbështetjen e Ramës dhe të Thaçit.
    Po kush i pyet këta në Shqipëri!
    Po të shohim tani dhe diçka: si do të precipitojnë ngjarjet?
    Sigurisht në favor të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
    Në Selanik ka trazira për emrin e ri të Maqedonisë, kurse politika shqiptare në Shkup është memece. Se është e korruptuar.
    Blejini! Thosh kryeministri serb për krerët e shqiptarëve, në fillim të shekullit të XX-të. Dhe i blenë.
    Por ajo që bie negativisht sot në sy, është fakti që emigracioni shqiptar në Perëndim edhe pse i ka sytë nga Shqipëria dhe nga Kosova, nuk është aktiv. Sot në emigracionin shqiptar në Perëndim ka njerëz me vlerë, po nuk janë aktivë. Sepse siç duket nuk e kanë të qartë se çfarë po ndodh.
    Duhet të imitojnë shqiptarët e mëdhenj të Rilindjes Kombëtare që krijuan shoqata dhe komitete në Europë, në Amerikë, madje edhe në Egjipt, dhe e shpëtuan Shqipërinë nga likuidimi tërësor.
    Sot është e njëjta situatë si atëherë, sepse prapë janë bërë bashkë Moska, Beogradi dhe Stambolli për të shpërbërë Shqipërinë.
    Këta po i tremb shumë bota shqiptate në Ballkanin Perëndimor, dhe janë hedhur në sulm me esadistët në Tiranë dhe në Prishtinë, kundër bashkimit shqiptar.
    Por dita e sotme ishte një fakt i ri për ringritjen e historisë së shqipërisë, e cila ka filluar në vitin 1999, dhe duhet të shkojë deri në albanizmin real të Ballkanit Perëndimor.

    Reply to this comment
  7. Kasandra September 9, 17:59

    Ndal Vuçiçit!
    Foli populli kosovar shqiptar: “Vuçiç nuk kalon!” 9 Shtatori është ditë e shënuar në paqe që meriton të festohet si “Dita Shqiptare” kur drenicarët i a “vunë festen sipas kokës” një kolonizatori dhe krimineli serb i cili vazhdon politikën e dhunës dhe të dredhisë për të qarkulluar në Kosovë, pavarësinë e të cilës as nuk e njeh, si në tokën e vet me hir a me pahir duke mospërfillur ligjet e mikëpritësit, për të përforcuar pretendimet e tij. Filosllavët janë gati të gjymtojnë pasuritë dhe të drejtat tona për të kënaqur serbët me kompromise detyruese nëpërmjet dialogut.
    Kjo përgjigje drenicare është minimumi i kulturës së drejtësisë në këtë rast kur zemrat pikojnë gjak, ndryshe është vetëm nënshtrim. Çudi, si nuk e kupton këtë zëdhënësja e BE-së Maja Kocijançiç! Ajo nuk i kërkon P. Vuçiç të respektojë integritetin e një shteti tjetër, por kërkon qarkullimin e tij të lirë dhe sigurimin e tij nga forcat e rendit në Kosovë. Mençuria dhe qetësia që kërkon ajo vjen me plotësimin e kërkesave të protestuesëve popullorë drenicarë e mbarë shqiptarë me banderola duke i numëruar një për një dhembjet, krimet dhe detyrimet e Serbisë ndaj shqiptarëve. Kur të plotësohen ato fillon të garantohet paqja dhe siguria në Ballkan. Dhe kjo nuk arrihet duke i bërë presion për lëshim të ri dhe nënshtrim shqiptarëve.
    Unë jam popull dhe sot ndihem krenare që ndalimi i Vuçiçit me një përgjigje zjarri në Skënderaj vendosi një standard të ri për një dialog të drejtë midis Kosovës dhe Serbisë ku Serbia të njohë burrërisht e të pranojë t’i kthejë Kosovës të gjitha territoret shqiptare për të arritur një marrëveshje përfundimtare historike me shqiptarët dhe për të pasur miqësi të pastër dhe komshillëk të mirë e të përjetshëm me ne. Kjo është kultura minimale e drejtësisë që pritet prej Serbisë dhe përkrahësve të saj. Çdo zgjidhje gjysmake kompromisi është një litar i lënë jashtë varrit që çon në konflikt të ri ashtu siç është edhe mbajtja peng e pavarësisë së Kosovës dhe e territoreve shqiptare nga Serbia për të fituar diçka edhe minutën e fundit. Çdo ngutje e panevojshme e gjymton drejtësinë. Kasandra.

    Reply to this comment
  8. Ilir N September 9, 23:16

    Një ballafaqim i Vuqiçit i hidhur me realitetin!
    “Zotëri nuk mund të vazhdoni tutje!”

    Reply to this comment
  9. Alban Dega September 10, 00:45

    NJE KRYEMINISTER PA KRYE !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nje vale histerie nacionaliste perfshiu sot jo vetem Kosoven por edhe Shqiperine .
    Shpejt do te degjojme edhe kenge me sharki e batare kallashash ne oda burrash!!!
    Bravo pa fund kane shperthyer ne faqe gazetash e rrjete sociale per kryeministrin e Kosoves
    Ramush Haradinaj !?
    Bravo per cfare !?
    Ministria e Jashteme e Kosoves i leshon vizen dhe lejen Presidentit te Serbise Vucic te vizitoje Kosoven perfshi edhe fshatin e Banjes ne Drenice !
    Disa qindra shqiptare ne Skenderaj me plot te drejte protestojne kunder kesaj vizite te nje prej kasapeve dhe telallit te Milloshevicit dhe Sheshelit, Aleksander Vucic ne Kosove.
    Protesta paqesore e demokratike eshte nje e drejte themelore e njerezve ne mbare Boten !
    Aq me teper ne Drenicen e zhuritur dhe rrenuar me dhjetera here nga hordhite e Pashicit, Rankovicit, Titos e Sllobodan Milloshevicit !
    Deri ketu gjithcka eshte ne rregull e ne perputhje me ligjin !
    Pikerisht ne kete moment kryeministri i Kosoves urdheron policine te ndaloje hyrjen e Presidentit serb Vucic ne ne Banje pasi ai kishte 24 ore qe ishte futur ne Kosove !
    Menjehere shperthen histeria e bravove dhe lavderimeve per “ aktin heroik” te kryeministrit Haradinaj !
    Bravo e heroizem per cfare ?!
    Qe na beri hore ne syte e gjithe Boten ?!
    Ministria e Jashteme e Kosoves i jep vizen Vucicit per te vizituar Kosoven dhe Banjen …
    Policía e Kosoves e ndalon te futet aty dhe krijojne incident krejt pa nevoje e pa mend ne krye ne kundershtim me cdo rregull e norme nderkombetare, qe ngre tensionet mjaft te tensionuara midis Kosoves e Serbise !?
    Nje qeverisje kuturu. Njeri i bie thumbit tjetri patkoit. Njeri e lejon! Tjetri e ndalon !
    Nje kryeminister qe nuk di ABC-ne e diplomacise dhe politikes !
    Nje kryeminister karaduze, patriot folklorik qe per 5 minuta Lista Srpska ia con kembet perpjete !
    Nje kryeminister nga nje familje e nahije heronjesh, nje vater mikpritese e burrnie si Decani qe shkel edhe traditen e saj bujare !
    Turp politik!
    Marrezi diplomatike !
    Shkelje tradite!
    Karaduzllek halabakesh !
    Patriotizem tipik folklorik vec pa sharki e zharave kallshnikovesh ne oda burrash me zjarr shlivovice ne tru …
    E sic e ka thene Faik Konica i madh “ Nacionalizmi eshte streha e fundit e te gjithe maskarenjeve “ !
    Nuk meriton Bravo dhe as nuk eshte akt heroik as patriotik nje vepim qe jo vetem nuk ndihmon, por e demton shtetin e Kosoves dhe ceshtjen shqiptare !
    Krejt e kunderta!
    Kryeministri i Kisoves dhe keshilltaret e tij politike sot vendosen e vepruan pa krye !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*