Vuçiç: Pakti me shqiptarët anëtarëson Serbinë në BE

September 14, 2018 13:38

Vuçiç: Pakti me shqiptarët anëtarëson Serbinë në BE

 

Aleksandër Vuçiç mohon të ketë diskutuar në rrugë zyrtare, propozimin për korrigjimin e kufijve me homologun kosovar Hashim Thaçi.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Ruters”, ai thotë se duhet bërë çmos për të arritur një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit

“Zyrtarisht ende nuk kemi asgjë mbi tryezën e diskutimeve. Duhet të bëjmë çmos për të arritur një marrëveshje. Jam absolutisht pro saj.  Askush nuk duhet të jetë i frikësuar nga arritja e një pakti mes të Kosovës dhe Serbisë, rajoni do të jetë më stabil, më i fuqishëm dhe më atraktiv.”

Presidenti serb thotë megjithatë se rruga drejt arritjes së një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë është e vështirë por e pakthyeshme. Sipas tij do të duhet një dekadë që të finalizohet një pakt i pranuar nga te dyja palët.

“Tani për tani ne nuk e dimë ku i kemi kufijtë. Ndonjëherë qesh kur dëgjoj njerëzit si i bëjnë gjërat të lehta dhe thonë se, unë do t’iu jap juve tri fshatra dhe unë do t’iu jap gjashtë të tjerë në këmbim.”

Por çfarë kërkon Beogradi në këmbim të paktit me Kosovën.

“Nëse arrijmë marrëveshje me Kosovën, Serbia duhet t’a ketë të sigurt se do të anëtarësohet në BE në 2025-ën. Do të jetë një pakt që nuk do të përfshijë vetëm marrëdhëniet me shqiptarët në Kosovë, por edhe rezolutën për rrugën drejt BE-së dhe zhvillimin e ardhshëm ekonomik.”

Raundi i fundit i bisedimeve mes të dy presidentëve në Bruksel dështoi pas refuzimit të palës serbe për t’u ulur në takim, për shkak të polemikave për vizitën e presidentit serb në liqenin e Gazivodës.

a.s/dita

September 14, 2018 13:38
Komento

5 Komente

  1. Dardan September 14, 14:12

    O gjarper shovinist me syze, qenke shfryre mire nga vizita ne Mitrovice dhe po shoh se te paska dale pija. Paktet dhe marreveshjet behen duke u mbeshtetur ne te njejtin parim:
    Nese ti kerkon komunat kufitare te Kosoves, sepse banohen me shumice nga serbet; kosovaret do te kerkojne komunat kuftare te Serbise qe banohen ne shumice shekullore nga shqiptaret.

    Reply to this comment
    • mirel September 14, 14:33

      Kosova nuk ka as komuna, as miniera, e as Hidrocentrale te teperta qe ti fali Serbise.
      Vetem plerat i bejne marevrshje dhurimi te tilla.

      Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 September 14, 15:21

    “liqenin e Gazivodës.”
    o rraca e budallenjve,i pari ti o
    a.s/dita
    përse nuk ju pëlqen emri shqiptar që ka ai liqen artificial,por duhet patjetër ta përmëndni në sërbisht??
    përse mor njerëz me ndjenjë inferioriteti ju duket më i bukur gazivoda se UJMANI??
    po të ishte përmëndur si një pjesë e shkëputur nga thënjet e vuçiçit!?
    keni arsye,por këtu kemi me një koment tuajin për një ngjarje tjetër!!

    Reply to this comment
  3. Olimpia September 14, 15:50

    Kosova ka nje arme te forte ne dore ,bllokimin e Serbise drejt BE .Asnje lloj marreveshje pa njohjen reciproke .Pastaj mbas njohjes fillojne bisedimet per zgjidhjen e problemeve ekonomike e teknike .Vetem ne kete menyre arrihet ne zgjidhjen e plote te problemeve .Shqiptaret duhet te bashkojne qendrimin ndaj Sebise nen nje regji te vetme.Nderkohe pranimi ne BE dihet te jete i mjekoheshem per te gjithe.shtetet e Ballkanit perendimor .BE duhet te kuptoje se lojrat ne dem te shqiptareve mund tu kushtojne shtrenjte.Sepse vetem.nje marreveshje e tipit te Xhibutit me Knen do te vinte ne alarm BE dhe NATON..n.Nderkohe Kina brenda 5 viteve mund ta nxirrte Shqiperine nga prapambetja indudtriale dhe ta shnderronte ne nje hub te rendesishem ne.mes te Europes .Keto dite kishte nje lajm ku thuhej seKina do te investonte ne nje qytet.te vogel ne Tanzani me 30 000 banore 10 miliarde dollare ne 10 vire per ta shnderruar ate ne SHENXHENIN e
    Afrikes .

    Reply to this comment
  4. info analitike September 15, 12:00

    E kuptoni more shoke qe Vucici po tregohet me i holle se qy kastraveci rilindjot! Vucic kerkon te vrase dy zogj me nje gure, pra dhe te marre ndonje gje nga marreveshja me kufijte por edhe ti hape rruge anetaresimit te Serbise ne BE. Ju vazhdoni blini dekoderat e Vjollces e kenaquni.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*