Vuçiç para takimit me Pompeo: Nuk pres që amerikanët të ndryshojnë qëndrimin për Kosovën

February 29, 2020 19:03

Vuçiç para takimit me Pompeo: Nuk pres që amerikanët të ndryshojnë qëndrimin për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të qëndrojë një një vizitë dy-ditore në SHBA, më 1 dhe 2 mars, ku do të takohet me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, dhe do të ketë takime të tjera me zyrtarë të lartë të administratës amerikane, e ku temë diskutimi do të jetë Kosova.

Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiq është  ftuar në Uashington nga Komiteti Amerikano-Izraelit për Çështjet Publike (AIPAC), në një takim që do të mbledhë rreth 18,000 pjesëmarrës e ku do të marrin pjesë edhe dy të tretat e anëtarëve të Kongresit Amerikan.

Para udhëtimit në SHBA, presidenti Vuçiq,  sot në mëngjes, ka thënë se në Uashington, përveç me sekretarin e shtetit, Pompeo, do të takohet me këshilltarin e presidentit për Sigurinë Nacionale të SHBA, Robert O’Brien, të dërguarin e SHBA për Ballkanin, Matthew Palmer dhe të dërguarin Special të SHBA për dialogun Beograd-Prishtinë Richard Grenel, dhe siç tha ai “të gjithë ata që vendosin për Serbinë” .

“Temë kryesore e bisedimeve në Uashington, do të jetë Kosova”, ka thënë Vuçiç, raporton Telegrafi.

Ai tha se nuk do ta ketë lehtë të bisedojë me amerikanët, por se në Uashington do të luftojë për një pozicion më të mirë të vendit të tij

Nuk duhet pritur që Shtetet e Bashkuara, as ndonjëri nga ‘lojtarët’ e  tjetër ndërkombëtarë do të ndryshojnë qëndrimin e tyre për Kosovën”, tha ai.

Por ne mund të përpiqemi të marrim një pozicion tjetër në sytë e Amerikës, nga ai që ishte deri më tani. Këto do të jenë takime të rëndësishme për ne”, tha presidenti serb  para udhëtimit të tij në Uashington.

l.h/ dita

February 29, 2020 19:03
Komento

4 Komente

  1. Aaiu nga Selenic February 29, 19:44

    Mbaje fjale qe the para dje se Serbia do ta njohe Kosoven, kjo sipas Vucicit. eshte ceshtje ditesh apo javesh.!
    Ne se nuk e mban fjalen athere ti nuk munde te konsiderohes udheheqes i shtetit Serbe.!
    Mos e fut Ballkanin ne lufte se ne funde te fundit do te dalesh me shume humbje te madhe.

    Reply to this comment
  2. Tana February 29, 21:21

    Ju jeni Koronavirusi i ballkani o zgjebanike me agjentin RAMA ne krye te tradhetise mbareshqipetare

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim