Vuçiç: Serbia nuk heq dorë nga “Trepça”

December 8, 2017 13:51

Vuçiç: Serbia nuk heq dorë nga “Trepça”

Serbia nuk heq dorë nga “Trepça”. Në 90-vjetorin e Kombinatit Metalurgjik, presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi para punëtorëve se, ekzistenca e kësaj kompanie nuk është vetëm entitet ekonomik, por pjesë e familjes dhe trashëgimisë kombëtare.

“Trepça është pjesë e traditës sonë në Kosovë”, u shpreh ai, duke theksuar se trashëgimia e minierave atje është e padiskutueshme, ashtu si ekzistenca e popullit serb në rajon.

Vuçiç deklaroi se Beogradi do të luftojë në vazhdimësi për të drejtat e serbëve nga Trepça.

“Për sa kohë Serbia ekziston, askush nuk do të jetë në gjendje të rrëmbejë Trepçën dhe ta largojë nga ju”, mësohet të ketë thënë ai.

Presidenti serb shtoi se ka interes të madh të investitoreve të huaj dhe atyre vendas për të investuar në miniera dhe në Kombinatin Metalurgjik të Trepçës, por për shkak të statusit të papërcaktuar ligjor, ata nuk dëshirojnë të bëjnë marrëveshje.

December 8, 2017 13:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*