“Vuçiç shkoi në spital në gjendje kritike për jetën”, si është gjendja e tij

November 18, 2019 18:45

“Vuçiç shkoi në spital në gjendje kritike për jetën”, si është gjendja e tij

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka lënë ambientet e spitalit ku u shtrua të premten (15 nëntor) për shkak të problemeve me zemrën, ndërsa sot është rithyer në krye të detyrës.

Media serbe RTS raporton se Presidenti Vuçiç tashmë është në gjendje të qëndrueshme dhe për këtë arsye ka dalë nga spitali.

Këshilltarja për mediat e Vuçiç, Suzana Vasiljeviç tha mbrëmë se Presidenti kishte qenë nën kujdesin e mjekëve për dy ditë dhe se tani duhej t’i përmbahej terapisë.

Ministri i Shëndetësisë, Zlatibor Loncar sqaroi dje se Presidenti kishte shkuar në spital në gjendje kritike për jetën.

Mjekët e rekomanduan Presidentin të rrallojë aktivitetet e tij derisa të shërohet plotësisht.

j.l./ dita

November 18, 2019 18:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim