Vuçiç: Shqipëria, një popull në zgjerim. Duhet të kemi kujdes me ta

May 25, 2015 10:28

Vuçiç: Shqipëria, një popull në zgjerim. Duhet të kemi kujdes me ta

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, ka folur për marrëdhëniet me Shqipërinë pak para vizitës së tij në Tiranë.

Ai ka thënë se Shqipëria është një popull në zgjerim dhe për këtë arsye, Serbia duhet të ketë marrëdhënie të mira.

Shqipëria dhe shqiptarët janë një ‘popull në zgjerim’ dhe ne duhet të kemi kujdes me ta, të kemi marrëdhënie të mira”, ka thënë ai për B92.

Vuçiç i është rikthyer ndërkohë edhe incidentit të ndodhur në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Ne e dimë dhe autoritetet e dinë se çfarë ndodhi, ishte pa dyshim e organizuar politikisht. Të dy, Edi Rama dhe unë, e dimë kush e bëri”, tha ai.

May 25, 2015 10:28
Komento

9 Komente

  1. fteri May 25, 10:51

    Leri ato pallavra o’Vuçiç ! ,ktheju ti I pari pranimit te kosoves se eshte aktualisht nje ralitet, dhe do te mbetesh udheheqes dhe reformator I madhene hisiori.Po degjove disa te smure mendor serbe ti do humbasesh .

    Reply to this comment
  2. sony May 25, 10:57

    Vucic; një mendje në zvoglim! Bëj kujdes, Ruaj shëndetin, pi ilaçet!

    Reply to this comment
  3. CANI May 25, 11:00

    Serrbia po e shef fuqine e shqiptarve ne ballkan ,pritet shume shpejt qe shqiptaret do te jen sundues ne ballkan

    Reply to this comment
  4. askushi May 25, 11:01

    Kjo deklarate do te thote qe po rrisin konsideraten dhe rrespektin per ne. Po iken koha e perbuzjeve dhe e urrejtjes.

    Reply to this comment
  5. Vladimir May 25, 12:19

    Ai ka thene nje te vertete. Jam i bindur qe ne Shqiperi do te pritet si partner e lider i nje vendi fqinj me te cilin na lidhin shume interesa te perbashketa per integrimin e te dy vendeve ne Europe. Le te mos humbasim minutin ne realizim te kesaj enderre te madhe per te gjithe ballkanasit e veçanerisht te ne, shqiptareve. Patriotizmave te kercenimeve, te te forteve, te kallasheve, te tavolinave te bareve-ju ka ikur koha. Pune, ligj, gjithe lehtesirat e mundeshme per shkollimin, integrimin e perparimin e shqiptareve kudo qe jane. Le te shenjterojme te drejtat e shqiptareve ketu, ne Shqiperi se pari, ku shkelen me kembe nga cubat rregullisht, pastaj ne te gjitha trevat ku banojne.
    Shqiptaret po faktorizohen ne Ballkan. Le te mos na hyj vetja ne qejf, le te mbetemi me kembe ne toke, le te qendrojme ashtu si gjithmone faktor paqeje, tolerance e mirekuptimi me fqinjet. Keshtu, mendoj une, do te jemi atdhetare te vertete.

    Reply to this comment
  6. GRAMENO May 25, 13:16

    Serbia akoma shum ledhatohet nga disa shtete te europes,per interesa te tyre meskine,spo flase per perkrahje ortdokse,ajo eshte e rrenjosur,por per perkraheje europiane te disa fuqive siq eshte franca spanja greqia etj,dhe kjo nuk i le hapesir qeverive te tyre te thone ate qe e thone pas perdeve politike,kta akoma perdorin kosoven per konsum te mbrendshum,besa me menquri kan ditur qe pas gjithe atyre lufterave,klases poltike ne kosove tja ngushtoje rrethin e veprimit,kjo klase politike ne kosove sa injorante aq edhe e pa ditur,dhe e yryshur mbas pasurive,kan bere vetren si klase te pa ndergjegjeshme kareshi faktorit nderkombetar,dhe kjo i ka sjell avans ne poteza politik serbis,dhe me mjeshteri klasa politike serbe ka nxjerr disa koncesione ne dialog me kosoven ,duke filluar nga asociacioni komunave serbe,e deri te gjykata speciale,ktu klasa poltike e kosoves ka rene ne provim,jo vetum ktu por dhe ne zhvillim te mbrendshum ,dhe kjo e ka forcu serbin disi ne disa pozicione kareshi faktorit nderkombetar,edhe pse klasa politike serbe e din se kosova eshte nje kafshate qe smund me ta perbin,ata shkojne ne ate parimin e tyre ,humbem qka humbem te nxjerrim diq,pra klasat e tona politike jan treguar te pa afta ndaj ketyre sfidave dhe proceseve te cilat procese nuk i kuptuan me kohe,se skan pas kohe me u marr me interesa kombetare se ishin ma shum biznismen se politikaj.

    Reply to this comment
  7. Shqipe May 25, 16:15

    RAMA DHE VUCIC DUHET TE UDHEHEQIN REVOLUCIONIN DREJT PAQES SE BALLKANIT
    VUCIC LERI ALIBITE DHE FUTU DIREKT NE TEMEN PER PAQEN. NJIHE KOSOVEN. BINDU SE KOSOVARET NUK KANE GJAK SERB POR ILIRE E DARDANE. LERINI ALIBITE E MYSLIMANIZMIT SE ATO I TAKOJNE ELEKUENCES SE EKZISTENCES SE GENIT SHQIPTARE, PERBALLE SUNDIMIT TURK PER 500 VJETE. BOTERISHTE DIHET SE SHQIPTARET NUK JANE MYSLIMANE. POPULLI SERB DHE AI SHQIPTARE DUAN PAQE DHE FQINJESI TE MIRE. UJRAT E QELBUR TE POLITIKANEVE TE MYKUR NGA TRUTE, RJEDHIN NE DREJTIM TE KUNDERT TE UJRAVE TE ASAJ QE POPUJT KERKOJNE……

    DO TE ISHTE NE NDERIN E DY LIDERVE DHE DY POPUJVE TANE TE GJEJME ZGJIDHJEN PER TE MIREN E PERBASHKET, TE RAJONIT, EUROPES, POR EDHE TE RUSISE. LE TE SHPRESOJME.

    Reply to this comment
  8. muuuuuuuuu lopa May 25, 16:17

    ja fut kot Vucici, popull ne zgjerim thote ?!!

    Po Ben Blushi qe ka thene se jemi nje popull ne zhdukje ?

    keshtu qe na del Vucici nje shqiptaromadh.

    Reply to this comment
  9. kujtim May 25, 18:00

    Te lumt ti o shqipe keshtu duhet me kene shqipetaret te ditur te kulturur e punetore dhe jo vetem atdhetare

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*