Perplasja Vuçiç-Thaçi: I fola serbisht, po deshe telefono SHBA-në, s’të jap asgjë

May 9, 2019 16:08

Perplasja Vuçiç-Thaçi: I fola serbisht, po deshe telefono SHBA-në, s’të jap asgjë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur për ecurinë e Samitit të Brdo-Brijonit  dhe përplasjen me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Gazeta ‘Novosti’, shkruan se Vuçiç ka thënë se i ka bërë thirrje Ramës e Thaçit që të ndalin deklaratat për unifikimin e shqiptarëve.

Unë iu thashë atyre, mblidhni mendjen, ju duhet t’i drejtoheni dialogut, sepse ky nuk është një teatër ku ju flisni për ëndrra rreth bashkimit kombëtar”, është shprehur ai.

Sa i përket deklaratës së Thaçit, për ndërhyrjen e SHBA në zgjidhjen e problemit për çështjen e kufirit Kosovë- Serbi, Vuçiç tha:  Unë i thashë, nuk ia vlen, ju mund të telefononi Kolina Grabar Kitaroviçin, Borut Pahorin e Andrej Dudën, dhe amerikanët, por pyetja është që këto janë vetëm raporte ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve dhe ne duhet të zgjidhim këtë.

Lideri serb ka treguar po ashtu edhe përplasjen që ka pasur me presidentin e Kosovës.

“E pyeta edhe Thaçin: Çfarë po bën, a ke ardhur me ata amerikanët, a po të ndihmon dikush? Ia thash në gjuhën serbe. Ju nuk mund ta bëni një gjë të tillë, nuk mund ta bëni. Unë nuk do t’iu jap asgjë për të cilën keni folur, dhe çfarë do të bëjmë tani?”, është shprehur Vuçiç.

Sa i përket shtrëngimit të duarve me Hashim Thaçin, ai u shpreh se nuk është asgjë zyrtare.

l.h/ dita

May 9, 2019 16:08
Komento

9 Komente

  1. mirel May 9, 16:14

    Po jo mor jo, Thaci ti merr te gjitha po te doje, dhe Presheven dhe Bujanovicin, dhe Medgjeven.
    Vetem njohjen nuk po ta merr dot..

    Reply to this comment
    • Bregu May 9, 17:23

      Simbas Thacit Serbia do japi edhe ato qe ka mangut Kosova dhe pastaj do bej njofjen!!!
      Ky eshte nje kerric apo kujtojn se gjithe dynjaja eshte budallallepsur.
      E shkreta Kosove ne duart e kujt ka ngelur

      Reply to this comment
      • fery May 9, 19:20

        E mjera Kosove ne duar te kujt ka ra dhe , ne dore te kujt ka ra po e shofin edhe zogjet e malit , po e shefe gjithe dynjaja , Bregu
        Mendimi im , ky eshte nji produkt serb ,
        Dhe pyes , a din kush se cili lider i shqiptareve te Kosoves dhe Shqiperise nuk ka qene produkt i politikes serbe .?

        Reply to this comment
  2. Aliu nga Selenic May 9, 17:14

    Une e kam parasyshe poziten e Presidentit Vucui ai eshte ne pozita gati si aleksander Xhixhic.
    Situat kerkon reflektim nga gabimet dhe orekset shoviniste Serbomadhe.
    Sote ka ardhu koha per reflektim pasi nuk munde te shkojem edhe nje shekull te ndare dhe te coptuar.
    Ne jemi shqiptare me shte shqiptare edhe ne shqiperi edhe ne Kosove, Ne se rregullohen padrejtesite c`fare do te humbas Serbia.? Asgje perkundazi nje fqinjesi e mire do te kompesoje edhe ate maraz te madhe qe na lan gjysherit dhe stergjysherit tane.
    Sa u peket Serbeve ne Kosove. E dijen te gjith qe serbet nuk jan vendase . Pore asnjeher asnje e keqe nuk u kan ardhur nga shqiptaret. Edhe sote e ne vashdim kurre e keqe serbeve nuk do t`ju vije ne Kosove. Pra reagimi i Vucicit eshte i gabua pore une e vlersoi poziten e tije qe aktualishte eshte ne mes ekstremimizmit serbe qe nuk reflektoj kollaj.
    Koha ka ardhu per reflektim. Nuk eshte dobesi reflektimi i Serbese ndaj shqiptarve pasi shqiptarve u eshte bere padrejtesi historike madje edhe gjenocidale qe per nje vende ballkanik nuk duhet te qendroj gjithmo ne pozita ekstremiste dhe shoviniste.!

    Reply to this comment
    • Saliu nga Viçidoli May 9, 17:58

      Dakort 100% me shkrimin e Aliut nga Selenica

      Reply to this comment
    • Precizim May 10, 12:27

      O Ali keto i thua ti si shqipetar. Serbet thone te kunderten.
      Ata deri ne fund do te luajne karten e te marrim cte marrim. A ka mundesi qe tju rikthehet Kosova. Vetem per popujt nuk flitet ketu.
      Dhe nuk ka serb te mire apo te keq. Per ceshtjen e Kosoves jane te gjithe njesoj.

      Reply to this comment
  3. SHQIPTARET DUHET TE JENE TE BASHKUAR May 9, 21:12

    BASHKIMI I SHQIPTAREVE -I TERBON SERBET
    NJE SHQIPERI DHE KOSOVE E FORTE EKONOMIKISHT – ITERBON SERBET !
    SHQIPTARET DUHET TE KENE NJE STRADEGJI NE LIDHJE ME KETE !
    ASNJI PARTI POLITIKE UDHEHEQES I PARTIVE POLITIKE NUK DUHET TE DEVIJOJ NGA STRADEGJIA DHE INTERESAT E SHQIPTARE NE RAJON !
    STRADEGJIA ESHTE BASHKIMI I SHQIPTAREVE
    FITORJA PER BASHKIMIN E TROJEVE SHQIPTARE DO TE JETE HISTORIKE E NJETE ME PANVARSINE E SHQIPERISE NGA ZGJEDHA OTOMANE 500 VJECARE
    SHQIPTARET DUHET TE JENE TE BASHKUAR SI NE KOHEN E SKENDERBEUT KUNDER TURQEVE !

    PERCARJET POLITIKE DHE ARMIQSIA E TYRE MES PARTIVE CON UJE NE MULLIRIN SERB

    SHQIPTARET DUHET TE ORIENTOHEN NGA AMERKA DHE EUROPA E BASHKUAR !

    Reply to this comment
  4. Lili May 10, 07:58

    ´Believe in your dreams, they will become true!´

    Reply to this comment
  5. Lili May 10, 08:09

    Ne duhet te jemi te bashkuar , siç ishim dje per kosoven! Siç kemi qene me shekulli deshten s’deshten armiqte tone .Nuk ka rruge tjeter se jemi shqiptare jo serbe jo greke edhe kete e di gjithe bota … e gjithe bota e di se nuk ka rrge tjeter pos bashkimi i shqiptareve ne vendin e tyre qe u copetuar padrejtsisht nga fuqite e medha! Nuk kane arritur me na asgjesuar edhe kur kane pasur cdo gje ne dore e lere me sot kur shqiptaria eshte rritur e fuqizuar. Shqiptaret duhet te bashkohen jashte e mbrenda per zhvillim ekonomik e te lane perane politiken shterpe e pa berreqet per kombin. Shqiptaret duhet te bashkohen me ju thane stop hajnave e Atdheshiteseve qe kemi ne krye te qeverive tona. Edhe te punojne vete, jo duke pritur ameriken a evropen a vucucin …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*