Vuçiç: U provokuam, presim një ndjesë të thellë nga Shqipëria

October 17, 2014 12:25

Vuçiç: U provokuam, presim një ndjesë të thellë nga Shqipëria

Qeveria serbe vazhdon të mbështesë idenë e saj se fajtorja e vetme është Shqipëria.

Kreu i Qeverisë serbe Aleksandër Vuçiç ishte duke parë ndeshjen Serbi-Shqipëri, kur një dron që mbante hartën e “Shqipërisë së Madhe” u shfaqë në stadiumin “Partizani”.

Për Vuçiç inisiator i incidentit mbetet ky flamur.

“Ngritja e flamurit ishte një provokim i rëndë.

Unë nuk e di se kush do të mund të përfitojnë nga kjo, por një fakt është se zyrtarët ishin mbështetësit e vetëm të ekipit shqiptar në ndeshje.

Ky rast është shumë i qartë, në incident nuk shoh asnjë gabim të palës serbe,” u shpreh Vuçiç për median serbe.

Kryeministri Vuçiç bën pyetjen se si do të reagonte bota nëse diçka e ngjashme do të ndodhte në Shqipëri, përkatësisht nëse pala serbe do të “tundte flamurin e Serbisë së Madhe”.

“Unë shpresoj se ne do të arrijmë ta kapërcejmë këtë situatë. Pala serbe pret “një ndjesë të thellë” nga pala shqiptare, që shkaktoi incidentin,” tha kryeministri serb Vuçiç.

October 17, 2014 12:25
Komento

11 Komente

  1. Arbeni October 17, 12:47

    Pse me ngjan me Lulin ky mua..?

    Reply to this comment
  2. Roni October 17, 12:49

    Ky nuk eshte lideri i moderuar, por qenka psikopat. Mjere Servia qe paska nje kryeminister te semure nga mendja.

    Reply to this comment
  3. sul korriku October 17, 13:01

    E gjithe kjo zallamahi eshte rrjedhoje e xhelozise ballkanike per preferencat qe demonstroi zonja Merkel ne takimin e Berlinit me lideret e vendeve te Ballkanit perendimor. Plaga e xhelozise u mais dhe plasi nga Droni

    Reply to this comment
    • Arvanitas October 17, 15:03

      Xhelozia e ballkanasve per Shqiperine .
      E si mos te kene xhelozi ?
      A eshte FLAMURI me i bukur kuq e zi , Flamuri i bizantineve qe ju dha shqiptarve ?
      E kush e beri GREQINE ? a NUK ISHIN ARBERORET E SKENDERBEUT ?
      a NUK JANE SLLAVET DHE GREKET QE KERKOJNE SKENDERBEUN , DHE TE MARRIN hISTORINE TONE ?
      vUAJNE TE SHKRETET GREKE E SLLAVE , NGA INFERIORITETI ,Edhe ate pak histori qe kane , e kene me ndihmen dhe gjakun tone.

      Reply to this comment
  4. Carlos October 17, 13:52

    ….keshtu si flet ky i bie qe SHQIPERIA te jete e provokuar qe pa filluar ndeshja, sepse u luajt ne stadiumin me emer luftenxites , dmth ne st PARTIZANI, dmth se aty mund te hidheshin bomba, qe e parashikoi vete profeti PLATINI, (ndoshta ishte planifikuar per pjesen e dyte), ose ndoshta diku nga minuta 76 mund te kalonte ndonje autoblinde, mbushur me milice, e soj idiotsirash si keto.Qeveria e keti zoterise kish per detyre te kujdesej per organizimin e ndeshjes dhe kaq, kete nuk e beri mire perderisa lejoi DRONIN qe mund te kishte bombe, dmth theu rregullat e sigurise…kaq

    Reply to this comment
  5. Rea October 17, 14:28

    EBOLA SERBE ne futbooll duhet izoluar.

    Reply to this comment
  6. s... October 17, 14:42

    ku e ke serbin e madhe mo pede

    Reply to this comment
  7. SOLISA October 17, 15:50

    MR. VUCIC! TE FISHKELLESH HIMNIN E NJE KOMBI NUK ESHTE PROVOKIM? TE PELLASESH “VRITINI SHQIPTARET” NUK ESHTE PROVOKIM? TE HEDHESH FISHEKZJARRE NE FUSHE NUK ESHTE PROVOKIM? TE QORROSH FUTBOLLISTET E PALES KUNDERSHTARE ME LAZER NUK ESHTE PROVOKIM? DERI KETU KU PROVOKUAN SHQIPTARET???
    BANDEROLA DHE JO FJAMURI (SIC E QUANI JU…) ISHTE PROVOKIM. DAKORT. POR JUVE SI SHTET ORGANIZATOR I AKTIVITETIT DUHET TE NA THONI SE KUSH E BERI KETE PROVOKIM. E KENI JU BARREN E PROVES, MR. ALEKSANDER…
    PAS KETI PROVOKIMI (QE UNE TA PRANOVA…) FAKTI QE FORCAT E SIGURISE SE STADIUMIT GJUAJNE ME GRUSHTA FUTBOLLISTET SHQIPTARE NUK ESHTE PROVOKIM. FAKTI QE FORCAT E POLICISE LEJOJNE HYRJEN NE FUSHE TE TIFOZEVE SERBE NUK ESHTE PROVOKIM? FAKTI QE KETA TIFOZE GJUAJNE SI SHTAZE (FJALA KAFSHE NUK SHKON PER TA NE KETE RAST…) FUTBOLLISTET SHQIPTARE NUK ESHTE PROVOKIM?
    ME PAK REALIZEM, ME PAK GJAKFTOHTESI, ME PAKEZ KURAJO (EDHE ME PAK DHIMBJE PER JU SIGURISHT…) A NUK DUHET T’I KERKONI NJE NDJESE TE THELLE SHQIPTAREVE, MR. ALEKSANDER VUCIC??? DO TE ISHTE ME E PAKTA QE MUND TE BENI PER TE BINDUR VETEN TUAJ, BOTEN DHE NE SHQIPTAREVE QE NUK JENI PASARDHES TE SLLOBODANEVE…

    Reply to this comment
  8. andromeda October 17, 16:07

    Pra gjatë vizitës së Ramës në Beograd, KM ynë duhet t’i kërkojë një ndjesë të thellë Serbisë. E nëse nuk e bën por i akuzon për racizëm etj., ç’pritet të ndodhë? Ç’presim të ndërmarrë Ivani i Tmerrëshëm me huliganët e tij, apo do takohet me Edin e t’i puthi dorën?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*