Vuçiç: Unë e di emrin e atij që hodhi dronin në stadium

January 31, 2015 17:45

Vuçiç: Unë e di emrin e atij që hodhi dronin në stadium

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, flet për gazetën austriake “Die Presse” në lidhje me marrëdhëniet me Shqipërinë dhe çështjen e shumëdebatuar të dronit në stadiumin e Beogradit.

Para disa muajve, mbi Beograd fluturoi një dron me flamurin e Shqipërisë së Madhe, gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë. Kjo solli edhe trazira. A keni më shumë të dhëna për këtë? Kush e ka drejtuar dronin?

Po, kemi emra, emra shqiptarë. Këta njerëz erdhën nga Italia dhe kanë marrë një dhomë pranë stadiumit. Ishte e organizuar dhe e përgatitur shumë mirë. Por ne e kemi zgjidhur këtë çështje. Unë e kam takuar dy herë kryeministrin shqiptar që atëherë dhe kemi nënshkruar marrëveshje të rëndësishme. Thjesht duhet të imagjinoni këtë: Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç shkojnë së bashku në Bruksel dhe kërkojnë mbështetje për projekte të përbashkëta! Kjo do të ndodhë sivjet.

Por gjatë daljes së përbashkët në Beograd, atmosfera ishte shumë e tensionuar.

Po, por më pas kemi biseduar dhe pas 20 ditësh e ka pritur atë sërish në Beograd.

Pra ju silleni ndryshe para shtypit dhe ndryshe prapa dyerve të mbyllura?

Në bisedën tonë nuk është folur fare për Kosovën. Ai e ka bërë këtë për mediat në vendin e tij, dhe unë kam reaguar siç duhet të reagoja. Puna jonë është të zgjidhim së bashku problemet, për hir të së ardhmes të vendeve tona. Shqipëria nuk është armik i Shqipërisë dhe e anasjellta.

 A dihet nëse vëllai i Edi Ramës është implikuar në incidentin në stadium?

Nuk them asgjë, kjo vetëm do shtonte tensionet.

 A mendoni se Shqipëria e Madhe është një kërcënim real për rajonin?

 Unë e kam parë këtë flamur jo vetëm në stadiumin e Beogradit, por edhe në murin e selisë së kryeministrit të Shqipërisë. Është një flamur shumë i përhapur në zonat e banuara nga shqiptarët. Nëse do thosha që nuk jam i shqetësuar, nuk do i merrja gjërat seriozisht. Por racionaliteti dhe arsyeja do të mbizotërojnë dhe askush nuk do ëndërrojë për krijimin e një Shqipërie të Madhe. Kështu shpresoj unë të paktën.  /Zëri. info

January 31, 2015 17:45
Komento

5 Komente

  1. KingBardhyl January 31, 18:13

    Ashtu sic di edhe emrat e atyre qe therrisnin “Vrisni Shqiptaret” dhe qe me vone hyne ne fushe dhe u perpoqen te vrisnin shqiptaret. Emrat e tyre jane ” Serbe Gjakatare”

    Reply to this comment
    • Etnik Albani January 31, 22:11

      Ju austriaket e dini shume mire se termi “Shqiperi e madhe” nuk ka asnje lloj permbajtje si nga pikpamja gjeografike ashtu edhe nga pikpamja historike. Ne te vertete ka vetem nje nocion gjeografiko – historik : “Shqiperia”, se ciles ju muar nje pjese jo e vogel (Medvegje, Bujanovc – Presheve por edhe Nishin) me mbarimin e luftes ruso-turke dhe ju dha Serbise. Me vone, me 1913-ten dhe ne Konferencen e Londres me 1915-ten, Anglia, Franca, Rusia dhe me leshimet tuaja “Shqiperia” u ricoptua perseri; por kete here ne menyre drastike, duke i dhene Greqise Camerine e pjese te tjera te jugut e juglindjes, Jugosllavise (Serbise e Maqedonise se sotme pjesen verilindore e lindore te saj (Kososven e shqiperine lindore) dhe Malit te Zi pjesen verilindore; duke lene ne pavaresi te diskutueshme e pa asnje mbeshtetje serioze Shqiperine qe njihet edhe sot. Edhe ekzistenca e kesaj u vu ne diskutim ne Konferencen e Paqes ne Paris me 1946 dhe me siguri do te kishit kenaqur orekset e fqinjeve, sidomos Greqise, por perendimoret nuk paten mundesine ta conin nepermend, pasi populli shqipetar mori pjese aktive ne luften antfashiste perkrah aleateve te medhenj. Ne te vertete, me keto qe i jane bere Shqiperise nga fuqite e medha, pra coptimi i trojeve te saj si me siper, te con ne perdorimin e termit “Shqiperia e vogel” per shtetin e sotem shqiptar qe nga 1913-ta, Por “Shqiperi te madhe” nuk ka patur dhe eshte nje provokim qe behet me kete term, i cili eshte prodhuar ne kuzhinat e fqinjeve tane e, qe ruhet e perdoret si argument nga keta kur paraqiten ne oborret e fuqive te medha, tek te cilet kane gjetur me kohe dhe aktualisht nje perkrahje te fshehte e te hapur pa limit. Mjafton te kujtojme faktin se fuqite perendimore te Europes nuk deshen qe nuk deshen ta perkrahnin Kosoven, po te mos kishin ndermarre veprime konkrete SHBA. Prandaj perdorimi i termit “Shqiperi e Madhe” ka qene e eshte nje nocion inekzistent, eshte nje provokim qe behet nga kushdo qe perdoret, pasi perdoret me shume keqdashje dhe realisht minon shume raporte qe per fat te keq nga drejtuesit e shtetit shqiptar e te kososves nuk mbahen mire ne veprimtarine e tyre, ashtu sic bejne Serbet, Greket, Malazezet e Maqedonasit, te cilet jane mbeshtetur e vazhdojne te mbeshteten shume intensivisht, pavaresisht te keqijave qe kane bere dhe rrezikojne te bejne ne rajon. Pra nocioni “Shqiperi e madhe” nuk mbeshtetet gjeografikisht dhe as historikisht pasi ka patur e duhej te kishte vetem nje Shqiperi, kur u shemb perandoria osmane; ndersa nocioni “Shqiperi e Vogel” provohet gjeografikisht e historikisht, pasi eshte shteti i sotem shqiptar, i krijuar pas vitit 1913, pasi ju hoqen “Shqiperise” territore te tera duke filluar qe nga viti 1878 e deri me 1915. Perdorimi nga propaganda ne mediat perendimore e kudo i ketij termi (Nocioni) nuk i ben nder, ne te kundert te ngjall nje keqardhje te madhe e mosbesim deri zhgenjim, pasi megjithe ndryshimet e medha qe kane ndodhur ne Europe pas shume luftrash gjakderdhese e shkaterrimtare vazhdohet ende me mendesite e faktoreve qe i kane nxitur e shkaktuar keto luftra dhe qe, pse jo, jane perseri faktor nxites per te ushqyer orekse te parealizuara, sic po ben aktualisht si Serbia qe nuk e njeh Kosoven dhe Greqia e cila me lloj makinacionesh do te perfitoje nga e ashtuquajtura marreveshje per kufijte etj. Ne shqiptaret duhet te jemi me te pergatitur per te mos i pranuar keto insinuata qe hidhen si gjera te zakonshme, pasi prapavija e tyre eshte per te krijuar psikozen e rrezikut shqiptar, gje qe nuk ka qene e nuk mund te jete aspak e vertete, pasi historikisht shqiptaret nuk kane sulmuar askend, ne te kundert shqiptaret kane qene historikisht te sulmuar e persekutuar jo vetem nga fqinjet por edhe me tej. Besoj se Gazeta Austriake e di mire kete fakt.

      Reply to this comment
  2. shkerdhen -gerdeci January 31, 21:41

    ky vellai xenit tana i di ik more qetnik hale te ka tregu sali berisha kush e leshoj dronin

    Reply to this comment
    • rezart February 1, 15:56

      Emri i vertete i atij qe leshoi DRONIN eshte “NOC RROKU”!!!
      Sot banon ne Londer!
      Shko takoje dhe bisedo per SERBINE E MADHE!!!

      Reply to this comment
  3. Arben February 1, 08:01

    SOT QE FLASIM, NE SERBI JETOJNE 2 MILION SHQIPETARE.

    SERBIA KA 150 VITE QE ZBATON PROGRAME ASIMILIMI NDAJ TYRE, VIZITA E RAMES DHE NDESHJA SERBI SHQIPERI ZGJOI TEK KETA NJEREZ NDJENJEN KOMBETARE, DUKE MINUAR PERPJEKJET ASIMILUESE TE SERBISE.

    KJO ESHTE ARSYEJA QE POLITIQENERIT SERB SILLEN NE MENYRE “TE PALLOGJIKSHME” DHE TE SHPROPORCIONUAR NDAJ MARREDHENIEVE SHQIPETARO-SERBE.

    KOMUNIZMI JASHTE

    TROJET SHQIPETARE JANE TE TONA.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*