Vuçiç uron Shqipërinë për statusin: Në vjeshtë, takim me Ramën

June 29, 2014 17:40

Vuçiç uron Shqipërinë për statusin: Në vjeshtë, takim me Ramën

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, uron Shqipërinë për statusin. Në një letër dërguar homologut shqiptar, Rama, Vuçiç përgëzon qeverinë për suksesin e Shqipërisë në marrjen e statusit kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso në Palace of Serbia, Vuçiç deklaroi se i kishte dërguar një letër përgëzimi kryeministrit shqiptar, Edi Rama për suksesin e vendit të tij për marrjen e statusit kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, letër të cilën, sipas tij, Rama e kishte pritur me kënaqësi.

Vuçiç shprehu besimin se do të takohej këtë vjeshtë me kryeministrin shqiptar.

 

June 29, 2014 17:40
Komento

2 Komente

  1. eglantina June 29, 19:17

    ja arsyet perse duan serbet te afrohen me Ramen…

    Reply to this comment
  2. . June 29, 19:18

    ————————————————————————————————————————
    Mjaft me sherre dhe sharrje me fqinjet.

    Nuk mund te rrime te izoluar por te bashkepunojme duke analizuar me qetesi te shkuarren.

    Krimineli Ali Bisha pergjegjesi kryesor ne maredheniet me nderkombetaret.

    BE-ja kerkon gjykim te pushtetareve te larte dhe ketij krimineli komunist-verior.
    ————————————————————————————————————————–

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*