Vuçiçi pranon dy gabimet e Millosheviçit

April 19, 2016 17:12

Vuçiçi pranon dy gabimet e Millosheviçit

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka pranuar se Sllobodan Millosheviç ka bërë dy gabime të pafajshme në kohën që ishte president i Serbisë.

Shefi i ekzekutivit thekson se dy gabimet e Millosheviçit janë fakti që ai e ka futur Serbinë në konflikt ushtarak dhe që ka kryer vrasje me motivacione politike.

“Njerëzit nuk duhet t’i ekspozohen kësaj gjëje. Nuk duhet të hysh në konflikt pa një qëllim dhe pa një strategji dhe të dalësh i dështuar. E dyta, nuk mund ta fajësoj atë drejtpërdrejt, e as të komentoj vendimet e gjykatës, por mendoj se është gjithmonë keq kur ndodhin vrasje me motivacione politike”, shprehet Vuçiç.

Kryeministri serb e cilëson Millosheviçin një burrë shteti, që kishte qëllime të mira për të mbrojtur popullin  por rezultate të këqija.

I pyetur nëse ish-presidenti ishte fajtor për luftërat e shkaktuara, Vuçiç deklaron: “Nuk mendoj që ai është fajtori kryesor për luftërat e shkaktuara. Në çdo rast, ka qenë gabim të hysh në luftë. Do të duhej të tregohej më i mençur, sepse po drejtonte shtetin”.

April 19, 2016 17:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim