Vulin pro korrigjimit të kufijve: Ndalon formimin e Shqipërisë së Madhe

August 26, 2018 10:47

Vulin pro korrigjimit të kufijve: Ndalon formimin e Shqipërisë së Madhe

 

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, në një deklaratë për mediat pozicionoi veten pro demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nëse kërkoni përgjigjen time, unë nuk kam asnjë dilemë. ‘Shqipëria e Madhe’ mund të ndalet vetëm përmes kësaj forme”, theksoi Vulin, sipas të cilit shënimi i kufirit do të ndalojë zgjerimin e “Shqipërisë së Madhe”.

Ministri serb i Mbrojtjes u pyet edhe për sinjalin të cilin do të duhet të ndjekë Serbia, lidhur me “korrigjimet territoriale”, atë amerikan ose evropian, nga shkaku i qëndrimeve të ndryshme që kanë kancerlarja gjermane Angela Merkel dhe këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton, për çka tha se Serbia duhet të ndjekë sinjalin e saj.

“Unë jam jashtëzakonisht i kënaqur nga administrata amerikane e cila kupton qartë realitetin, dhe kuptoi se përzierja nuk është mënyra e duhur, dhe e kupton se e vetmja marrëveshje e qëndrueshme është ajo që do të arrihet mes atyre që jetojnë këtu. Ne jemi ata që do të jetojmë këtu në shekujt e ardhshëm”, tha Vulin, për të shtuar se marrëveshjet e imponuara me forcë nuk janë të qëndrueshme, dhe se herët apo vonë do të shkaktojnë përleshje të reja, luftëra dhe ndarje.

“Nëse arrijmë të merremi vesh, nëse gjejmë një marrëveshje të cilën fuqitë e mëdha do ta pranojnë, kjo flet se zgjidhja mund të jetë e qëndrueshme dhe se po ecim drejt stabilitetit të Ballkanit, diçka që nuk kemi përjetuar në shekujt e fundit”, përfundoi Vulin.

a.s/dita

August 26, 2018 10:47
Komento

5 Komente

  1. mirel August 26, 17:56

    te gjithe serbet jane pro ndryshimit te kufijve
    Thaci gjithashtu
    i bie qe Thaci te jete serb

    Reply to this comment
  2. Che Guevara August 26, 20:25

    Ndryshimi i kufujve,ku Kosova i jep Serbise teritor shqiptar,per te marre po teritor shqiptar eshte tradheti kombetare!
    Dhe krye krimi eshte se Serbia do marre Veriun e Mitrovices ,qe ka minieren me te madhe dhe me te pasur ne bote,ate te Trepces,ndersa Kosova merr ca male ku as lepuj nuk ka!

    Reply to this comment
  3. shvejku August 26, 20:29

    Se cfare lidhje ka pazari i kufijve te Kosoves me ato te Serbise duke dhene e marre vetem toka shqiptare,kete e di vetem ky serbi pushtues!
    Ndersa kosovaret jo vetem qe po tregohen te trashe,por edhe tradhetare tre vendit te tyre!
    Po Shqiperia e Madhe si po u ndaloka me ane te ketij shkembimi?
    Mos valle Serbia do te vije tani ne kufi me ne?
    Haaaaaaa!
    Ky eshte karagjazlliku me i madh qe mund te ndodhe ne politiken boterore!
    Kesaj i thone qe “Po ta jap vete gruan,qe te mos ta quajne kurve”!

    Reply to this comment
  4. Iliria e bashkuar August 26, 20:37

    Race kriminelash te perkedhelur nga Europa.

    Reply to this comment
  5. Aleksander Thana August 26, 21:40

    Korrigjimi, ndryshimi, shkembimi, rishikimi etj. i kufijve ka vetem nje pergjigje e zgjidhje per te patur paqe ne Ballkan e Europe: rikthimi Shqiperise Londineze tokat e popullin e saj. Ky eshte realiteti, e verteta dhe celsi magjik qe duhet te zgjidhe problemin dhe jo pretendimi mbi “kutine e Pandores”. Ne se Europa e Amerika kane bole te renda, sic hiqen, duhet t’i hapin rruge ceshtjes shqiptare , per te cilen kane detyrimin ta zgjidhje dhe Jo te hiqen te pafajshem e aq me pak te mbajne ende anen e agresoreve sllave.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*