VULLNET I HEKURT / Aktori S.B. bie 40 vjet në moshë për të luajtur një rol kryeministri

May 9, 2019 12:05

VULLNET I HEKURT / Aktori S.B. bie 40 vjet në moshë për të luajtur një rol kryeministri

 

TIRANË – I njohur për transformimet e tij të shumta fizike për hir të rolit, që krahasohen vetëm me kalibra si Roberti i Deniros apo Kristiani i Bales, aktori ikonik S.B. deklaroi dje për mediat se së fundmi kishte rënë plot 40 vjet për të portretizuar rolin e ardhshëm të kryeministrit L.B. në projektin e filmit “SH.Q.U.P. – Rikthimi i mumjes”.

Me një vullnet të hekurt dhe përkushtim që ka lënë shumëkënd të mahnitur, S.B. nuk i ka për herë të parë këto metamorfoza dramatike që padyshim lënë edhe pasoja shëndetësore.

Me ndihmën e një reduktimi të frikshëm dietash ushqimore dhe regjim fizkulturor të egër, S.B. mbahet mend si fillim për transformimin nga një bari adoleshent dhish, në një komunist të rreptë por të drejtë, në filmin e tij të parë me zë, “Penicilina” këtu e gjysmë shekulli më parë.

Siç dihet, ky film i dha atij çmimin “Sekretar Partie” dhe që atëherë karriera e tij njohu rritje graduale por të pandalshme.

Puna me fizikun, me ulje-ngritjet në peshë dhe në moshë, me plastikën dhe mimikën, përveçse me tekstin e roleve të ndryshme dhe zhvendosjet e përsosura të gjendjes psikologjike, e çuan S.B. në maja të reja aktoriale.

Mjafton të përmendim këtu rolet e tij të goditura në filmat “Gërshërët dhe pantallonat kaubojs” (1973), “Hysen Shoshori: Armiku te porta” (1975), “Dy bidona urinë në Paris” (1977) ku shfaqet plot 5 kile më pak për të kompensuar peshën e bidonave, e sidomos kryeveprat kinematografike me ngjyra “Porosia e Ramizit” (1990) dhe “El Trafikante” (1993).

Në projekt-filmin e fundit, për të cilin ikona e ekranit ra plot 40 vjet për të hyrë në kostumin e një kandidati për kryeministër 44 vjeçar me kurriz të drejtë, flokët patëllxhan dhe me aftësi të pashtershme për t’u ngjirur, ka ende mjaft aspekte të pasqaruara, pasi duket se financuesit e filmit ende nuk duken të bindur tek suksesi.

Megjithatë S.B. beson se gjërat po shkojnë në vend të vet.

“Unë kam besim se “Rikthimi i Mumjes” do të realizohet,” thotë gjigandi i kinemasë tragjike shqiptare për Gojët e Liga, “ja, një aktor episodik, i jati i të cilit ka paguar nja dy milionë euro për të siguruar rolin, ka ra n’burg siç e kishim në skenar. Një tjetër rol kyç dhe të lezetshëm, zëvendësin thuthuq të kryeministrit, e kemi akaparuar me kohë… Gjërat po shkojnë mirë”.

P.S. Le të kujtojmë këtu se hera e fundit kur një aktor shqiptar kreu ndryshime mahnitëse për të hyrë sa më mirë në rol, ishte kur komediani i njohur rondokop F.N, në vitin 2005 u zgjat me 35 cantim për të mishëruar rolin e kryetarit të ri të partisë, E.R.

Suksesi ishte aq i plotë, saqë tashmë E.R. ka hapur edhe TV-në e vet.

*****

SHËNIM: Gojët e Liga është rubrikë satirike që beson te kinematografia shqiptare.

S.B. gjate stervitjes per te ulur moshen

Fragment nga filmi ‘El Trafikante’

May 9, 2019 12:05
Komento

8 Komente

  1. demo May 9, 15:54

    Bukur!

    Reply to this comment
  2. Nuci May 9, 18:23

    Kisha degjuar se aktoret bien 40 kile ne peshe, po te bien 40 kile ne moshe:), vetem Salehi mund ta bej

    Reply to this comment
  3. Lal Prenga May 10, 05:33

    Prostituta Kombetare Sali !

    Prostituta Atomike Sali!

    Prostituta Berthamore Sali!

    Reply to this comment
  4. Mark U.K May 16, 18:32

    Lale Prenga:Vertet te past kris ne bith!

    Reply to this comment
  5. KORÇARI May 17, 08:52

    Sali Muti duhet të Qërrohet nga Shqipëria, ta dërgojmë në Sërbi se do rrojë si Krajl atje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*