War Dogs? Mjauu…

Nga Ilir Metaj September 10, 2016 12:55

War Dogs? Mjauu…

Më në fund mbërriti dhe “War Dogs”.

I shumëprituri ndër anët tona. Rezultati? Zhgënjim i madh. Akoma më i madh pas një pritshmërie të madhe.

Dështimi ynë, apo i Hollywood-it?

Le ta shtjellojme pak më në detaj.

 

  1. Bad guys…same shit.

Në fakt, kërshëria e shoqëruar me padurim dhe pritshmëria e madhe nuk kishin të bënin me cilësinë e filmit. Madje, cilësia as nuk hynte fare në kandarin e pritshmërive.

Nuk kishte të bënte as me faktin që skenari i filmit frymëzohej nga raca shqiptare. Prodhime me prani shqiptare ose me pretendim shqiptar  Hollywood-i ka patur edhe më parë, por  kjo nuk është përkthyer në ndonjë pritshmëri apo kërshëri të shtuar nga ana jonë.

Tek e fundit, tashmë jemi mësuar: Për Hollivudin shqiptarët janë gjithmonë “bad guys” që rrëmbejnë apo vrasin,  janë tutorë prostitutash apo bëjnë kontrabandë.

Këto janë rolet që më së shumti të huajt na japin në filmat e tyre. Me apo pa të drejtë, kjo është cështje tjetër, diskutim tjetër.

Pra, rasti i “War Dogs” është i ndryshëm.

Këtë radhe pritshmëria ka të bëjë me burracakërinë tonë.

 

  1. Po, po. Jemi burracakë.

 

“War Dogs” ishte pritshmëria jonë për drejtësi. Drejtësi burracakësh.

Kanë kaluar tashmë 8 vjet nga krimi i Gërdecit. Krim me 26 tragjedi. Krim me autorë të identifikuar. Krim me autorë të pandëshkuar. Plot 8 vjet.

Po nuk mjaftuan për ne. Nuk mjaftuan për drejtësinë tonë. Nuk është faji ynë?!

Institucione drejtësie të korruptuara? Ah, sa gjynah! Gjithmonë pa fat ne. Edhe drejtësia ne duhet të na qëllonte e korruptuar! Obobo për fatin tonë!

Epo, ka thënë dhe i pari, me fatin nuk merresh dot. Por…Ah, por.

Mos u mërzisni vëllezër. Ka shpresë edhe për ne: Të na rrojë Amerika ( si gjithmonë ).

E morët vesh? Plasi më në fund, do bëhet drejtësi: Amerikanët po bëjnë një film për Gërdecin. Aaaa, tani po. Tani ua ndreqin ata këtyre…

Obobo, për fatin tonë! Vërtet ama. Jemi të dorëzuar. Dhe nuk ka dinjitet për të dorëzuarit. As burrëri. Ka vetëm kapitullim dhe burracakëri.

Dhe kështu vazhdon historia.

Pas 8 vjetëve me “bisht ndër shalë”, tani u veshëm, u krekosëm e parfumosëm, hodhëm edhe “kapën mbi veshë” e u sulëm në kinema për të parë drejtësinë të vihet në vend!

Domethënë, për të parë amerikanët e Holliwood-it si do ua bënin “8 me 2” këtyre kriminelëve tanë, të cilëve ne vërtetë u hëngrëm m…n tërë këto vite. Ama ja, erdhi dita e drejtësisë… tani ua rregullon Holliwood-i këtyre… Kemi të huajt ne. Sindromë shqiptarësh, sindromë burracakërie.

Obobo,  për fatin tonë!

“War Dogs”: është komedi.  Gërdeci: është histori shqiptare. Dhe historitë shqiptare nuk janë asnjëherë komedi. Nuk ka lot të qeshurash, ka lot dhimbjesh.

 

 

                                                                       

Nga Ilir Metaj September 10, 2016 12:55
Komento

7 Komente

  1. Elona September 10, 14:05

    Me pelqen cdo gje q shkruan.

    Reply to this comment
    • Raimond vlonjati September 10, 18:47

      Hej o Ilir qenke trap fare more !

      Po pse Hollivudi do merret me luften politike ne Shqiperi ?
      Ti do qe Hollivudi ti sherbeje partise tende ?

      Ti qenke komplet deficent more !

      Filmi , qe ne fillim eshte thene se esht nje komedi ” serioze” , sepse perpiqet te tregoje se si u genjye Washingtoni nga dy te rinj

      Aktoreve te filmit ju pelqejn tipat e atyre dy personazheve kryesore , menyra se si ata hariten ta budallallepsin Kongresin Amerikan dhe te fitojn nje kontrate prej qindra milione dollaresh duke qene adoleshente fare

      Dhe keto gjeta gjithmone shkaktojn kuriozitet ngazellyes por edhe ” hakmarres” ndaj Politikaneve te larte amerikane qe e mbajn veten per shum inteligjente , porse ne te njejten kohe njerezit admirojn edhe inteligjencen qe kane treguar keta dy te rinj ,

      Sdomis tipi i atij shqiptarit , Diverolli , ka bere shum buje
      Ne New York Times ka pas artikuj ku gazetaret flisnin per tipin e tij komik dhe mashtrues , dhe keta e pelqenin sepse ai esht tipiku i te riut amerikan ‘ street smart’ fantazine te ciklit nuk e ndal azgje dhe esht bukur qe esht shqiptar , sepse ai hariti te mashtroj nje Kongres te tere
      Pavaresisht se veprimi i tij esht i denueshem moralisht , por esht edhe gazmor , sepse kemi gjithmon nevoj ta shofim jeten nga aspekti i saj ku gota te duket gjysem plot

      Si psh para nja 20 vjetesh nje anerikano -serb vajti per te grabit banken ne Manhattan dhe e rethoi policia ne banke dhe ai nuk po dorezohej
      Ndersa policia i bente thirje te dorezohej ai i tha policise me megafonin e tij se i duheshin parate per nje shoqen e tij qe donte bente operacion te ndryshonte seksin
      Atehere u mblodhen aty gjithe populli dhe i benin presion policise qe ta linin te lire
      Natyrisht policia e arestoi dhe e denoi me burg , por si te thuash gjithe populli thoshte se duhet tja falin pasi qellimi i tij ishte nje sakrifice per shoqen e tij , per shoqerine etj etj

      Pra keto jane vese natyrisht te denueshme , por te kendeshme e te pelqyeshme per shoqerine sepse nuk e demtojn ate , dhe Hollivudi keto i shfrytezon e i ben filma sepse ne ket menyre ben biznes me fitim , pasi keto filma shikohen me shum

      Nejse mor , por kuptoje se nuk meren Hollivudi atje me politiken dhe problemet e Shqiperise se ajo esht gje qe nuk i intereson kujt

      Po mir ca me cudit mua esht fakti se ti je dhe qytetar vlonjat , dhe i shkolluar ,
      dhe nuk e kuptuar aspak se ai film nuk ka lidhje fare me Gerdecet e Shqiperise dhe politikat tuaja aty

      Meru ore me problemet e Vlores qe esht bere hale fare , se i ka ruget te shkateruara , se Ruga te ajo Lungo mare esht e ngusht fare , fhe duhet zgjeruar e bere me 4 kalime qe makinat te kalojn lirshem dhe te duket qyteti tamam modern
      Apo se duhet ndertuar nje magjistrale kryesore pergjate bregdetit qe te mbledhi gjithe ujerat e zeza dhe ti derdhi andej tutje nga Ish fabrik e sodes ,
      apo te mbillen peme te medha aty ne rugen Vlore Skele ku jane prishur palmat , apo te perfundohet ai hoteli ne qender se duket qyteti sikur i ka rene bomba etj etj

      Reply to this comment
  2. Harram u qofte September 10, 14:13

    Pse ka ndodhur ndonje gje ne Gerdec ?! Une nuk mbaj mend gje.

    Reply to this comment
  3. gjermani i fundit September 10, 15:48

    Kursi i ri kinematografik eshte kinokomedia. A ka mundesi qe filmi te kete tragjedi brenda e njekohesisht kjo tragjedi te beje per te qeshur? Kurse per “burracakerine” kam kete mendim? Si mund qe te behet burreri? Natyrisht, pa perjashtuar edhe “grarine”. Jashte psh, kur them “jashte” kemi parasysh vendet e zhvilluara “burreria” perkthehet presion i opinionit publik. Nuk eshte se zgjidhen gjerat gjithnje, e me shume gjasa qellimisht nuk zgjidhen per natyren sesi kapitalizmi dhe drejtesia nuk puqen qysh ne thelbin e tyre, por ama pressioni i opinionit publik eshte prezent. Vjen pyetja e natyrshme pastaj; kush e perben kete berthamen e opinionit publik? Domosdo intelektualet, sepse ata kane kapacitetin te bejne dallimin midis detyres dhe te arsyeshmes, gabimit dhe fajit, te shmangshmes dhe te pashmangshmes. Fola kot me duket, futi nje “burracakeri” apo “popull skllav” dhe je ne rregull me standartin e inteletualeve qe edhe pse dielli del ne Lindje fajin e ka populli qe s’le punet dhe hallet e te merret me argumente kozmike.

    Reply to this comment
  4. Eri..Vlore September 10, 23:22

    Ilir..ke emer te bukur ,por edhe shkruan shume bukur.Kur punoje ne bashki me dukeshe antipatik prane nje njeriu si Gjika.Por me keto shkrime justifikon prejardhjen tende nga nje familje me kulture dhe qytetare.Uroj te jesh gjithmone prezent me reagimet dhe penen tende.

    Reply to this comment
  5. dash September 11, 20:18

    Eshte e vertete,jemi nje popull shume konfuz dhe pa memorje.Jemi edhe burracak ose dhjaksa si i themi ne Vlore e gjithandej…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*