Filmi i Shkëlzenit dhe Kosta Trebickës, këtë javë në kinematë amerikane

August 17, 2016 16:56

Filmi i Shkëlzenit dhe Kosta Trebickës, këtë javë në kinematë amerikane

Këtë fundjavë në kinematë amerikane shfaqet premiera e filmit të ri të Todd Phillips, “War Dogs”, i bazuar në një prej historive reale më të çmendura të viteve të fundit: Dy “mallistë” mbi të 20-at fitojnë një kontratë prej 300 milionë dollarësh nga Pentagonin për të furnizuar me armë aleatët e Amerikës në Afganistan. Edhe pse mund të mendoni se kjo nuk mund të ketë ndodhur, në fakt ka ndodhur.

Filmi bazohet në artikullin e Rolling Stone të shkruar nga Guy Lawson (më vonë historia u zgjerua në librin me titull “The Stoner Arms Dealers: How two american kids became big time weapons traders”.

Diverolli dhe Packouz tentuan të blinin armët në Shqipëri duke falsifikuar origjinën e tyre kineze. Ndërlikimet e kesaj afere ne Shqiperi perfshine djalin e ish-kryeministrit Shkelzen Berisha dhe shkaktuan vdekjen e Kosta Trebickes deshmitaruit kryesor te aferes, vdekur ne nje aksident te dyshimte pak pasi kishte denoncuar cfare po ndodhte, pasi humbi kontraten e tij te ripaketimit te fishekeve kineze ne Shqiperi.

Në film, aktorët Jonah Hill dhe Miles Teller janë në rolet e Efraim Diverolit dhe David Packouz. Jemi dëshmitarë se si dy të rinj ambiciozë bëhen tregtarë armësh për qeverinë amerikane, duke përfituar kontrata qindra  milionë dollarëshe dhe duke jetuar jetën e çmendur para se gjithçka të shembet. Është puna më e mirë e Phillips që nga Hangover. Në War dogs gjithashtu luajnë Bradley Cooper dhe Ana de Armas.

 

Si i zbuluat këta djem, dy tregtarët e armëve njëzet e ca vjeçarë? Çfarë ju nxiti të tregonit këtë histori, pse menduat “dua të jem pjesë e kësaj”?

Guy Lawson: Kjo histori ishte fshehur në faqen e parë të New York Times. Ishte mbi emrin e gazetës, në faqen e parë me një fotot municionesh dhe të këtyre dy djemve që “ia hodhën”Pentagonit, gënjyen dhe mashtruan për të fituar kontratën 300 milionë dollarëshe. Lexova artikullin dhe mendova, “Kjo, nuk duket e drejtë”. Nuk e di nëse ju e keni këtë ndjesi si gazetar, por unë e kam. Kështu u interesova për historinë, u takova me redaktorët e mi dhe u thashë: “Për çfarë doni të shkruaj tani?”, sepse kisha mbuluar gjithmonë luftërat në Meksikë dhe më thanë: “Gjej histori me të rinj që dreqosin gjëra” dhe kjo ishte. Kështu shkova te David Packouz dhe ai ra dakord të bisedonim. Ja kështu e gjeta.

Todd Phillips: Mua më pëlqen të bëj filma për djem që  dreqosin gjëra (qesh). Jo, por lexova artikullin e Rolling Stone, nuk e lexoj “New York Times”, por kur lexova artikullin e Guy, gjëja që më tërhoqi më shumë ishte ideja që ishte një histori e vërtetë. E lexoja dhe nuk e besoja që ishte e vërtetë. Ndonjëherë ti lexon artikullin dhe thua “Ou, kjo duket si film” pastaj e sheh dhe pak dhe “E di çfarë, ky realisht duhej të bëhej artikull, nuk është film”. Por ne sa më shumë që lexonim artikullin e Guy dhe kuptonim historinë, aq shumë e mendonim atë si një film. Por e përsëris, ajo që më tërhoqi më shumë është ideja që ishte e bazuar në një histori të vërtetë, sepse në qoftë se do më jepje skenarin, të njëjtën histori dhe do më thoshe “ja tek është filmi”, me siguri do të thosha: “Interesante, janë personazhe interesante që bëjnë shumë gallatë. Por është kaq i pabesueshëm si skenar, si mund ta bëj më real?”.  Kështu që kjo ishte me të vërtetë interesante për mua.

Jonah Hill: Kam lexuar artikullin, kur u publikua dhe realisht më pëlqeu, u përpoqa të merrja të drejtat e autorit, por kompania e Todd e kishte bërë para meje. Ironia është se përfundova duke luajtur një rol të tillë kur isha 31 apo 32 vjeç, por në kohën kur doli artikulli isha në mes të njëzetave, apo diçka e tillë. Në atë moshë kur kërkon për ndonjë histori ose filma zakonisht historitë e mëdha janë për njerëzit mbi 30 apo 40 vjeç, sepse ata kanë jetuar jetën më shumë dhe zakonisht bëjnë më shumë gjëra të pabesueshme. Por kur ka një histori për dikë që është në moshën tënde, menjëherë thua “Uau, kjo është çmenduri! Nuk ka shumë të tillë”. Kështu që u tërhoqa nga përmasat e çmendurisë së kësaj historie dhe që personazhet të moshës sime bënin këto gjëra të çmendura.

Miles Teller: Po. Dhe njësoj, unë mendoj se kur kërkon një skenar ose personazhet rreth moshës tënde,  shumë herë ata nuk kanë atë lloj përgjegjësie që Jonah po flet. Unë mendoj se këta të rinj të japin ndjesinë se ndoshta nuk kanë shumë për të humbur dhe kjo u jep atyre guximin dhe paksa injorancën e duhur për të ndërmarrë këtë rrugë. Unë gjithmonë kam dashur të punoj me Todd, ka bërë një film, ku kam punuar dy vjet më parë dhe realisht më pëlqen si regjisor.

miles-teller-jonah-hill-war-dogs-600x288Jonah, le të flasim për atë të qeshurën histerike, si lindi dhe çfarë mendove për të kur e dëgjove?

Hill: E di, kënaqësia e madhe e të qenit në këtë film përveç punës me të gjithë kolegët, ishte se personazhi imë ishte aq i çuditshëm, i gjallë, mashtrues dhe manipulues, por gjithashtu të gjithë e përshkruajnë si shumë sharmant dhe kur ai do diçka ai mund të magjeps këdo. Kështu që kjo ishte një sfidë e madhe. Pastaj kam punuar me Todd dhe Michael Kaplan, i cili është kostumografi ynë për të ndërtuar këtë personazh që nga flokët, çehrja, të qenit më i madh dhe të gjitha bizhuteritë e florinjta që ai mban. Dhe në këtë gjë i jemi afruar shumë. Mendova për njerëzit që ti i takon një apo dy herë, por që të kujtohen për gjithë jetën. Mendova “pse ndodh kështu?”. Në pjesën më të madhe të rasteve është se ata kanë një të qeshur me të vërtetë të veçantë. “Dua të krijoj një të qeshur të veçantë. Por në të njëtën kohë të mos jetë thjeshtë një e qeshur e veçantë, por ajo që ky person duhet të ketë”. Ia tregova Toddit menjëherë, ai e miratoi dhe thjesht e bëmë”.

Phillips: Unë mendoj që është interesante ajo çfarë i duhet një aktori për të zbuluar personazhet e tij përmes veshjes, flokëve, apo mënyra si ecën. Jonah erdhi te unë, në mos gaboj disa ditë para se të fillonim xhirimet dhe më tha “Mendoj se kam zbuluar se si qesh ky djalë” dhe e bëri të qeshurën për mua. Mendova se e kishte gjetur fiks. Por dua të them diçka, po bëjmë një film për dy persona real, por askush nuk e di se kush janë ata, kështu që një nga gjërat më gallatë të të bërit këtë është që kemi mjaft hapësirë me këta personazhe. Kam biseduar shumë me Jonah për t’i dhënë Efraim Diverolit një farë krekosje. Unë realisht nuk e kam takuar kurrë Efraimin, nuk e di nëse ai e ka atë krekosje që Johan bën dhe sigurisht jo atë të qeshur. Por kjo është pjesë e kënaqësisë, është e bazuar në histori të vërtetë dhe aktorët janë në gjendje t’i japin personazhit të tyre ngjyrën e vërtetë në mënyra interesante.

A mund të flasim për aftësitë tuaja personale në sipërmarrje, keni dashur ndonjëherë të filloni një biznes ose ndoshta keni fantazuar për një biznes, si për shembull, kur keni qenë fëmijë keni pasur një stendë  me  freskuese, apo diçka të tillë…  

Lawson: Po.  Gruaja ime ka një linjë ushqimesh indiane. Ky është një biznes shumë i suksesshëm. Është një mënyrë interesante për të parë jetën.

Teller: Unë dhe miqtë e mi në shkollën e mesme gjetëm një vend ku mund blinim makina llogaritëse grafike shumë lirë dhe mendonin se mund të fitonim mirë duke ua shitur ato në tregun e zi shokëve të tjerë të shkollës dhe kështu bëmë.

Pra, marrëveshja afgane e makinave llogaritëse.

Teller: Po. Ky është filmi i ardhshëm që Todd do të bëjë.

Pra, ishte më mirë se mashtrimet që bën personazhi juaj.

Phillips: Pak a shumë. Kur ndiqja shkollën e filmit NYU, punoja si shofer taksie në Nju Jork për dy vjet, ndjeja sikur kisha biznesin tim me atë taksi të vogël.

Ndërsa me këto personazhe ju blini menjëherë pa u menduar. Todd, pyetja ime për ty është: çfarë do të bënit në mënyrë që a) të mos shumonit kopjacë dhe b) që të mos dërgoheni në Shqipëri? Sepse ky është ai film që të rinjtë mund ta pëlqejnë dhe të përpiqen të bëjnë të njëjtën gjë.

HILL: Shpresoj që Todd të dërgohet në Shqipëri (qesh).

PHILLIPS: Më pëlqen të udhëtoj, nuk e kam problem. Çfarë kuptimi kishte “të shumonit kopjacë”…?

Kur të rinjve u fiksohen të bëjnë gjëra të çmendura dhe vendosin ta bëjnë, të kopjojnë personazhet tuaj?

Phillips: Nuk mendoj se është gjë e keqe në këtë rast. Këta njerëz me të vërtetë nuk kanë bërë asgjë të keqe, përveç se u detyruan nga qeveria, kështu që mendoj se në fakt është gjë e mirë nëse shndërrohet në  sipërmarrje tek të rinjtë. Ky nuk është një film rreth atyre që shesin drogë, ata nuk vrasin njerëz, ata ngrenë një biznes, është një biznes i ligjshëm, ata thjesht në fund detyrohen dhe marrin disa vendime të këqija që gjërat të ecin. Por jo, nuk jam i shqetësuar që të rinjtë do ta shohin si një mundësi dhe do të përfitojnë nga kjo.

Kjo pyetje është për Guy, pasi ju shfaqeni si shkrimtar në të gjithë këtë eksperiencë, si ndiheni kur e shihni filmin në ekran, çfarë shpresoni të përcjellë tek audienca dhe çfarë mendoni se thotë për situatën në botë sot?

Lawson: Është një përvojë e çuditshme të shohësh punën tënde të shfaqet në ekran, sepse në një çast  e di saktësisht se çfarë do të ndodh e më pas në një çast tjetër, nuk ia kam fare idenë. Kështu që është shumë emocionuese. Jam befasuar dhe i kënaqur se sa shumë gazetari ka në film, se sa shumë po sjellin Todd dhe ekipi i tij. E di, unë kam kërkuar më shumë, doja që të bëhej dokumentar, sepse jam gazetar, por u bë film. Por ka shumë çështje të rëndësishme që i përcillen botës për rolin e Amerikës në përhapjen e armëve, për mungesën e përgjegjësisë të gjithë autoriteteve në këtë vend, ti ke programin e torturës, që survejimi i NSA është faji i Edward Snowden, ashtu si përhapja e armëve është faji i këtyre të rinjve. Është qesharake, nuk ka kurrë ndonjë pasojë, nuk ka kurrë ndonjë mësim të nxjerrë. Libri dhe artikulli janë një pickim për Pentagonin, Departamentin e Drejtësisë, Departamentin e Shtetit, New York Times, gjykatësin federal, etj, etj.. Nuk ka film si ky, kështu që unë mendoj se ky është një moment i ndritshëm për gazetarinë, përsëri nuk është një dokumentar, por trajton çështjet serioze në mënyrë serioze.

Për Jonah dhe Miles, mund të flasim për sfidat dhe qasjen për t’u futur në mendjen e këtyre personazheve? Sidomos personazhin tuaj Jonah, ka shumë të meta ka një proces ndrysje nga filmat e tjerë që keni bërë?

HILL: Po. Për fat të mirë unë kam luajtur shumë personazhe me disa të meta mjaft të thella. Por do të thosha se nuk ishte shumë argëtues ky karakter edhe pse në të vërtetë mund të duket si i tillë. Më kujtohet kur ishim në Rumani për xhirime, isha paksa i mërzitur dhe i thashë Toddit: “Jam shumë i trishtuar për ta luajtur këtë personazh tani”, dhe ai tha “por është një personazh i mirë”. I thashë: është e vështirë kur je dikush që dëmton shumë njerëz ose mashtron njerëz që kanë besim te ti”. Sepse ai është kaq argëtues nga jashtë, por në të vërtetë mbulon këto gjërat e këqija që bën, kështu që e ndjeva këtë ndërsa po e luaja si personazh. Por e përsëris, është një personazh i bukur mendoj unë dhe një sfidë e madhe për mua.

War_Dogs_2016_posterJonah dhe Miles, thuhet që realiteti është më i çuditshëm se filmi, mund të thoni që kjo është historia reale më çuditshme që keni bërë ndonjëherë?

Teller: Me siguri

HILL: Po. Unë më së shumti pëlqej dokumentarë, kështu që mendoj se gjërat që ndodhin në jetën reale janë aq mahnitëse saqë pse të bësh një film në lidhje me diçka të rreme. Ajo që është interesante është se si filmat Moneyball, Wolf of Wall Street, ose ky film; të gjithë kanë të bëjnë me njerëz që gjejnë një hapësirë për diçka të re, ky është thëngjilli i secilës prej këtyre historive, ata gjejnë mënyra të reja për të bërë diçka.

PHILLIPS: Si një shteg.

HILL: Si një shteg ose disa në një farë mënyre një rrugë e pashkelur për të marrë në diçka ose për të bërë diçka të rëndësishme. Tani, në Moneyball kjo është një gjë pozitive, në Wolf of Wall Street mendoj se është një gjë shumë negative, dhe në këtë film kjo është shumë e paqartë. Ata nuk nisen duke thyer ligjin deri në momentin që e bëjnë, por sic ju thatë, biseda në lidhje me “shumimin e kopjacëve”  ishte me të vërtetë interesante, sepse nëse qeveria thotë se është e ligjshme, është mirë të bëhet? Dhe kjo vendoset në mënyrë individuale dhe kjo është ajo që më është dukur interesante në lidhje me këtë film.

A e ka ndryshuar mënyrën e si e shihni botën ky film?

HILL: Mendoj se ka ndryshuar vetëm perceptimin tim për shkak se fillimisht ajo që më interesoi ishte lufta si biznes, nuk merrem shumë me politikë nuk i kushtoj vëmendje. Me raste lexoj artikuj të New York Times, por nuk jam një person që merret shumë me politikë, që ndjek çdo ngjarje. Pra, kjo më hapi sytë në lidhje me luftën si një biznes dhe gjërat që qeveria jonë bën, por nuk do të thosha se ka ndryshuar shumë mënyrën se si e shoh botën, ndoshta më ndriçoi vetëm gjëra të caktuara. /DITA

 

August 17, 2016 16:56
Komento

1 Koment

  1. Aureli August 19, 10:33

    E o i birbua i malokut o shkelzen sytopja, amerika te ben fil e shqiperia ta kursen qeline e burgut .Bej datlindjen e armina kurves o zagar. Ptuuuu shtet i mbaruar!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*