“Waterlo katalanase në Alianz Arena”

Redaksia Online April 24, 2013 14:01

“Waterlo katalanase në Alianz Arena”

“Barcelona, fundi i një cikli”, “Waterlo blaugrana në Alianza Arena” e të tjera si këto ishin titujt me të cilat u hapën gazetat sportive spanjolle dhe ato europiane ditën e sotme.

“As” shkruan se “cikloni Bajern Mynih shkatërron Barcelonën”, ndërsa nuk lë pa përmendur edhe gjykimin e arbitrit Viktor Kasai, që sipas spanjolles injoroi dy 11-metërsha në favor të bavarezëve dhe lejoi 3 gola të dyshimtë, golin e Gomez, golin e Robenit dhe golin e parë personal të Muller-it.

“Marca” kthehet 20 vite më pas për të gjetur një humbje të tillë për Barcelonën, dhe ndalet në 18 majin e vitit 1994, kur Barcelona luante finalen e Ligës së Kampionëve kundër Milanit të Fabio Capello-s, ku u mposht pikërisht 4-0.

“El Mundo Deportivo” flet për “katastrofën që solli fundin e një cikli, ndërsa shkruan se përpos superioritetit të Bajernit që nuk u vendos asnjëherë në vështirësi, në rezultatin e takimit ndikuan edhe vendimet e gjyqtarit kryesor të ndeshjes.

Humbja është shokuese dhe kualifikimi për në finalen e Ligës së Kampioneve është një mision i pamundur, por ajo që mbetet për t’u parë është nëse katalanasit do të rimarrin veten, apo vërtet bëhet fjalë për kapitullim të tyre. Kujtojmë se për kapitullim dhe fund cikli për Barcelonën u fol edhe pas humbjes që Barcelona pësoi ndaj Milanit në San Siro në çerekfinale.

Redaksia Online April 24, 2013 14:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*