Wenger i shokuar: Bëmë vetëvrasje në mbrojtje

February 26, 2015 12:18

Wenger i shokuar: Bëmë vetëvrasje në mbrojtje

Arsen Wenger mbeti i shokuar nga disfata e Arsenalit në “Emirates” ndaj Monacos. Trajneri francez i “topcinjve” e pranoi se formacioni i tij dështoi në të dyja fazat e lojës, por më shumë kritikoi sjelljen naive të skuadrës në fazën mbrojtëse:

“Përgëzime Monacos. Ata arritën një rezultat perfekt dhe luajtën ashtu sic dëshironin. Ndërsa ne humbëm rastet që patëm si dhe bëmë gabime vetëvrasëse në mbrojtje. Nuk jemi në nivelin e duhur në aspektin mbrojtës. Në rastin e golit të parë ishim disi të pafat, por te goli i dytë dhe i tretë e përsëris bëmë vetëvrasje”.

Për të përcaktuar skuadrën që do të vijojë më tej në Champions League, duhen pritur të paktën edhe 90 minuta, por Wenger e ka të qartë se mundësitë që ka Arsenali të përmbysë humbjen 3-1 janë shumë të pakta:

“Ky rezultat na e bën shumë të vështirë kualifikimin. Nuk e di se cfarë do të ndodhë kur të luajmë ndeshjen e dytë, por me këtë rezultat do të jetë ekstremisht e vështirë. Kërkuam të kthenim rezultatin dhe ta fitonim ndeshjen por mënyra se sesi u sollëm në fushë ishte shumë naive. Jam shumë i zhgënjyer”.

Trajneri i Monacos Leonard Jardim kujtoi se futbolli është një lojë grupi dhe në këtë aspekt skuadra e tij e interpretoi shumë mirë takimin. 40-vjecari theksoi se askush nuk e imagjinonte një rezultat të tillë para takimit, megjithatë kur u pyet për mundësitë që ka Monaco për t’u kualifikuar u shpreh se skuadra e tij ka bërë vetëm gjysmën e rrugës dhe duhet ta ruajë këtë avantazh në takimin e kthimit. Në të njëjtën linjë u shpreh edhe sulmuesi bullgar Dimitar Berbatov, sipas të cilit triumfoi loja në grup e Monacos para individualiteve të Arsenalit.

February 26, 2015 12:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*