Clark: Njëzet vjet më parë ndalëm spastrimin etnik në Kosovë

March 27, 2019 17:18

Clark: Njëzet vjet më parë ndalëm spastrimin etnik në Kosovë

Ish komandanti i lartë i NATO-s, Wesley Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, tha në një intervistë për shërbimin rus të Zërit të Amerikës se bombardimet ndaluan spastrimin etnik në Kosovë dhe NATO-ja nuk kishte zgjidhje tjetër.

Ai tha se përpjekje për të shmangur luftën në Kosovë ishin bërë që në fillim të viteve të 90-ta kur perëndimi u bë i ndërgjegjshëm për gjendjen e rëndë në Kosovë. Atëherë presidenti George H. Bush paralajmëroi presidentin serb, Sllobodan Millosheviç, se do të përballet me pasoja të rënda nga Shtetet e Bashkuara nëse fillon spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës, në atë që quhej paralajmërimi i krishtlindjeve në dhjetor të vitit 1992.

Ai kujtoi përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në Bosnje dhe rolin e tyre për arritjen e marrëveshjes së Daytonit që i dha fund luftës atje dhe në atë kohë tha ai, janë bërë përpjeke për të biseduar me Sllobodan Millosheviçin, për çështjen e Kosovë, por ai kishte refuzuar duke e cilësuar atë si “çështje të brendshme”.

Gjenerali Clark përshkroi situatën e rëndë në Kosovë dhe shkeljet e shumta të të drejtave të njeriut nga autoritetet serbe. Ai kujtoi sulmin mbi familjen Jashari në fshatin Prekaz të komunës së Skenderajt në Kosovën qendrore në fillim të vitit 1998 ku u vranë 54 anëtarë të familjes që shënoi edhe fillimin e luftës së armatosur.

NATO-ja lëshoi një paralajmërim në takimin e ministrave në muajin maj dhe pastaj unë mora detyrën të përgatis planet në maj të vitit 1998. Ambasadori Richard Holbrooke, shkoi në qershor dhe u takua me Slobodan Millosheviçin dhe më lidhi në telefon me të dhe i thashë; të lutem mos ua bëj këtë shqiptarëve. Ai më tha, gjenerali Clark, ata janë njerëzit e mi dhe nuk do t’i lëndojë. Por, sigurisht kjo ishte një gënjeshtër sepse spastrimi etnik tashmë po ndodhte”.

Ai tha se kishin vazhduar paralajmërimet dhe në vjeshtën e vitit 1998 Kombet e Bashkuara miratuan rezolutën 1199 të forcuar më planin e veprimit të NATO-s. Përpjekjet e të dërguarit amerikan Christophet Hill, nuk dhanë rezultate ndërsa pas masakrës së Reçakut, një fshat në jug të Prishtinës ku u vranë 45 civilë shqiptarë, filloi procesi i negociatave në Rambouillet, Atje Serbia refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen që i jepte Kosovës vetëqeverisje thelbësore dhe parashihte vendosjen e trupave të NATO-s në terren për të siguruar zbatimin e marrëveshjes. NATO-ja pas spastrimit të ri etnik të shkallë të gjerë në mars të vitit 1999, nuk pati zgjidhje tjetër përveç ndërhyrjes, tha ai.

Ne përdorëm forcën vetëm si zgjidhjen fare, fare të fundit. Por, NATO-ja nuk mund të lejonte një raund të ri të spastrimit etnik nga serbët. Sapo kishim ndaluar një gjë të tillë në Bosnjë dhe nuk mund të lejonim një gjë të tillë të ndodhte sërish në Kosovë dhe prandaj u përgjigjëm me forcë, pasi provuam të gjitha mundësitë tjera. Dhe pasi që rusët refuzuan të ndihmojnë… Pikëpamja ruse ishte se kjo është çështje e brendshme serbe dhe nëse ata duan të vrasin një milion njerëz, kjo është e drejta e tyre. Por kjo nuk është pikëpamja jonë. Ne besonim në të drejtën e çdo individi që të ketë liri dhe dinjitet në pajtim me deklaratën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut dhe nuk mund të lejonim tragjedinë njerëzore të godiste sërish Kosovën”.

Kur bombardimet filluan më 24 mars, tha ai, askush nuk e dinte se si do të përfundonte e tëra.

Mund të përfundonte me pushtim të plotë të Jugosllavisë dhe ishte në duart e Millosheviçit. Dhe ai më në fund e kuptoi se të jesh kundër NATO-s është e pafrytshme dhe u dorëzua”.

Gjenerali Clark hodhi poshtë pohimet ruse sipas të cilëve ka pasur shumë të vrarë nga bombat e NATO-s dhe ndërhyrja e saj ishte e paligjshme dhe e padrejtë. Ai përmendi faktin se para se të goditej ndërtesa e Radiotelevizionit të Serbisë, Sllobodan Millosheviçi ishte paralajmëruar në mënyrë që të shmangeshin viktimat.

Ideja nuk ishte të vriten njerëzit por të ndërpritej spastrimi etnik në Kosovë, që po e kryenin trupat e tij dhe ai nuk mund t’i shmangej përgjegjësisë”.

Ai përmendi fshehjen e trupave të shqiptarëve të vrarë, përfshirë edhe zbulimin e kamionit frigorifer me trupat e shqiptarëve në Serbi. NATO-ja tha ai, bëri gjënë e duhur, ndaloi spastrimin etnik.

1.4 milionë shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre. 900 mijë ikën në Shqipëri. 500 mijë fshiheshin pyjeve. Serbët po i ndiqnin dhe po përpiqeshin t’i vrisnin. Ne i dhamë fund tërë kësaj dhe jam krenar për atë çfarë bëri NATO-ja”.

Rusia, tha ai, ishte në anën e gabuar të historisë në rastin e Kosovës. Duke kujtuar periudhën e 12 qershorit të vitit 1999, kur trupat e tij ishin gati të hynin në Kosovë, ai tha se një kontingjent trupash ruse ishte futur fshehurazi në Kosovë nga Bosnja dhe ishte vendosur në aeroportin e Prishtinës, duke e ndërlikuar hyrjen e NATO-s. Por, ai mohoi të ketë kërkuar përplasje me rusët nga komandanti i trupave paqeruajtëse të NATO-s atëbotë, gjenerali britanik Mike Jackson. Ai tha se gjenerali Jackson nuk kishte pranuar të dërgojë helikopterët në aeroportin e Prishtinës, por nuk i është kërkuar kurrë të sulmojë trupat ruse.

burimi: voa

v.l/ Dita

March 27, 2019 17:18
Komento

9 Komente

  1. demo March 27, 17:39

    Kete do ta kishin bere amerikanet ne 1945 ne Cameri,sikur enver hoxha te mos kishte perzene Misionin Amerikan dhe te mos i vinte minat Jugosllave luftanijeve engleze.

    Reply to this comment
    • xxx March 27, 18:46

      ja keput kot
      amerika mezi u bind te nderhynte ne L2B dhe hyri vone ne lufte. Nderlidhja e politikes qe e avashte ate kohe.
      Bill Clinton ne fjalen e marsit 1999 i referohet hezitimit te fuqive boterore ne L2B si fajtor per luften, dhe per pasoje si racionale per nevoje per nderhyrje ne Kosove.
      vazhoni endrrat me antienver

      Reply to this comment
    • e verteta March 28, 08:05

      demo duket sa pak ju informon partia pro ruso-serbe e pd-s,ne 45 ne skishin trap e varka e jo anije.xxx eshte e vertete qe meriten me te madhe ne intervenimin ajror te Natos e ka vetem Toni Bler

      Reply to this comment
  2. MH March 27, 18:05

    Wesley Clark:

    Heroi i lrise se popullit (Kosovar) Shqipetar.

    Reply to this comment
  3. Aliu nga Selenic March 27, 18:19

    Nuk ishte Amerika e Bill Klintonit ne ate kohe dhe ase Anglia e Tomi Blerit.!
    Ngjarjen tane kohen dhe hapsiren e tyre.
    Anglia kishte si qellim qe jugun e shqiperise t`ja jepet Greqise. Qeveria Angleze thoshte. Do te ndihmojm Greqine kapitaliste dhe Jugosllavbin Komuniste. Ndersa shqiperin kerkoni ta coptonin.
    Sote i ka mundesite per ta bere.!

    Reply to this comment
  4. Alban March 27, 18:26

    Respekte! Populli shqiptar te eshte mirenjohes

    Reply to this comment
  5. E verteta March 27, 19:01

    Emanuel
    Akuzoj po ku te trokas ?
    – Kur shkruaj ,mesazhi me pare shkon te sekti e gjenerata X. Google,Facebook,Amazon,Cel,You tube, e gjithe teknologjia ,fuqia e parase dhe pushtetit jane te elitat e korruptuara politike dhe krimi qe drejtohet menaxhohet e drejtohet ne cdo pore te shoqerise njerezore kunder dinjitetit njerezor, familjes,kultures,muzikes,letersise artit duke na diktuar cfare te hame, cfare te vishemi,si te edukohemi .Duke kontrolluar mendjet tona permes mijra menyrave por si tendence e nje vrapi te shfrenuar inteligjenca artificiale qe don te shperbeje krejt njerezimin.
    Keto jaka te bardha,doreza te bardha pa dinjitet pa familje,pa komb super te pasuruar sa s,dine tashme cfar te bejne me pasurite maramendese kur vetem nje kopilce e tyre ka nje pasuri 1.000.000.000.000 leke ne banka te botes, te gatshem per ta shfarrosur racen njerezore permes nje hibridi – raca ariane; duan te ndertojne nje njeri sipas cmendurise se tyre gjenetikisht ne kopshte eksperimentale,pa atesi,amesi,tradita,kujtese,me seks te shfrenuar ku te munden sa te munden me ushqime gjenetikisht te formesuara. Kane te hapura me miliona llogari fallse ne internet qe klikoje njera tjetren duke fituar shuma maramendese,qe permes kesaj lirie kibernetike qarkullojne lirisht mallra ,para arme,njerez,teknologji, duke depertuar ne cdo qelize te jetes njerezore duke vene daren ne fyt cdo individi.
    Keto burra e gra te cmendur pas egocentrizmit te tyre na imponojne filozofine e tyre me plan te detajuar te kontrollit mendor,material duke zhbere te drejten njerezore dhe mardhenjet e tyre dhe mardhenjet nderkombetare.
    Na imponojne humbjen e kohes sone te shendetshme ,veshjen stilistike deri ne kotesi e perdorim te femres si mjet fasade qe josh ,ndjedh . Ky grup bastardhesh ,neveri njerezore shoqeruar me gra e vajza pa asnje dinjitet qe zvarriten si neperka neper shurren e tyre dhe spermen qelbanike,si automate seksi deri ne nivelet me te larta te shoqerise na imponohen me muziken e tyre qe vetem luan instrumentet nga poshte,duke i bere njerezit te habiten nga ritmet boshe qe habisin , na imponohen me filmat e tyre duke na “Argetuar”deri ne shkaterrim te brendise sone.Kjo race boheme te korruptuarish me damat e tyre mijra kepuceshe, sandaleshe ngaqe s,dine cfar te bejne me me parajsat fiskale,na shpikin cdo dite mall tregu qe shkaterron njeriun ,dinjitetin e tij,identitetin e tij.Keto mostra vdekje na japin cdo dite kallepe imitimi qe na vdes perjete.Gjithcka qe shfetojme ne internet kontrollohet prej tyre. Te kjo bote shkaterrimtare e nje grushti te babezituresh, jeta njerezore eshte bere nje ferr me ritem te cmendur,me konkurence te eger,me cinizem e indiference ,me interesa qe perplasen ,hegjemoni,zona influence,kercitje dhembesh,ne injorance totale se kush jemi,pse ekzistojme dhe si duhet te jetojme, te trajtojme veten ,tjetrin ,familjen, shoqerine ,kombet .
    Ky eshte fundi i nje permase epokale thellesisht demoniake.
    Jo me!
    Kjo e ashtequajtur rilindje-vdekje eshte e humbur dhe cdo dite ne te gjith globin humb e shprishet ne menyre atomike .
    Ne kete pellg ku noton ky sekt ne nivel global , vegjeton ne nivel kombetar edhe i perhumburi me citane e klika sekt e tij e mbarsur me marrveshje shaterrimtare per vendin e tij me gjith pisllekun e mbledhur ketu nga pjeset me te cthurura te popujve.
    Pamvaresisht parase,pushtetit ,djallezise ,manovrimevete pafund ,per te mos humbur pasurite,ofiqet,zoterimet; jane ne grahma vdekje te perjetshme. Jane te humbur me humbje…
    Po fillon nje Beselidhje e njeriut me Zotin,qe ka Zotin udherrefyes,qe hap vedijen, qe dite pas dite shkaterron merimangen injorance te njerezimit.
    Po kthehen njerezit duke lene pas kete vello shkaterrimtare duke jetuar ne cdo sekond me frymen e Krijuesit ,me qartesine e mendimit ,me zemren qe shendoshet pak nga pak e shpirtin e lire qe kupton se jeta fillon e mbaron vetem ne Zotin ku pa te s,ka jete.
    Po clirohen nga makthet e helmatisjes duke kerkuar Krijuesin tek vetvetja,tjetri ,njerezimi dhe gjithcka c,ka na eshte dhene.
    Shpirti i Zotit ne cdo grimce ekzistence !
    Tani eshte vetem NJE : EMANUEL !
    BESONI!

    Reply to this comment
  6. shqiptari March 28, 09:52

    Zoti Clark,i keni bere nje sherbim te madh nje populli ne
    te drejten dhe ne trojet e tij etnike qe gjithmone ka qene paqedashes ne nje ambient armiqsor si je jug dhe ne lindje.Erdhen mbetjet radioaktive nga Uralet dhe Siberia dhe me spastrime etnike shekullore arriten te vendosen ne token e te pareve tane dhe me propaganden e tyre mundohen ti mbushin mendjen botes se ne jemi fajtore.A thua nuk e njeh bota dhunen dhe spastrimet e ketyre ndyresirave ne shekuj?Po shqiptaret,si mund te jene kaq naive dhe te bashkepunojne ne dem te vendit me pastardhes te terroristave serb e greke ? Populli duhet te reagoje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim