Whatsapp ndalon së funksionuari për një orë në të gjithë botën

November 30, 2017 22:32

Whatsapp ndalon së funksionuari për një orë në të gjithë botën

Aplikacioni i komunikimit Whatsapp ka pushuar pak çaste më parë së funksionuari në të gjithë globin.

Prej atyre që janë prekur nga ky fenomen 62 për qind përjetuan probleme me lidhjen e aplikacionit, 24 për qind paten probleme me dërgimin e mesazheve dhe 13 për qind nuk kanë arritur as të hapin aplikacionin.

Kjo situatë ka krijuar stuhi në rrjetet sociale ku me qindra mijëra njerëz po raportojnë këto probleme.

Ende nuk dihen shkaqet se përse aplikacioni në pronësi të Facebook-ut, i cili gjithashtu ka pasur probleme me funksionimin e vet sot, por është verifikuar se miliona përdorues në të gjithë botën nuk mund të dërgojnë dhe të marrin mesazhe nëpërmjet këtij aplikacioni që është një nga më të përdorurit në planet.

November 30, 2017 22:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*