Wi-Fi është i rrezikshëm për fëmijët

January 23, 2015 22:16

Wi-Fi është i rrezikshëm për fëmijët

Nga një studim i botuar në “Journal of Microscopy e Ultrastructure“, rezulton se  ekspozimi i zgjatur ndaj valëve Wi-Fi, dëmton indin e trurit të të vegjëlve, pasi këta janë më të ndjeshëm ndaj tyre se sa të rriturit.

Sipas studimit, kjo vjen për dy arsye, se pari për shkak të faktit se truri i fëmijëve është me përthithës në mënyrë selektive ndaj tyre, dhe se dyti, pasi kraniumi i tyre është sigurisht më i holle se sa i të rriturve. Po sipas këtij artikulli, edhe gratë në periudhën e shtatzënisë do të duhet të qëndrojnë me larg celulareve dhe tabletave, pasi përsëri janë rrezet e Wi-Fi, ato që kanë ndikim në zhvillimin e trurit të fëmijëve edhe në mitrën e nënës.

Sipas Maya Shetreat Klein, me këtë arsye janë të lidhura edhe shumë raste të lindjeve me diagnoza të shqetësimeve nervore, veçanërisht këto vitet e fundit, raporton bota.al.

Megjithatë jo të gjithë profesionistet e fushës janë dakord me këtë përfundim. Sipas britanikes “Health Protection Agency”, emetimi i valëve nga diapozitivi Wi-Fi është shumë i ulet, dhe sasia e radiacionit që merret prej tyre në harkun e një viti, është e barabarte me atë që merret duke folur për njëzet minuta në celular.

January 23, 2015 22:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin