Wilton: Disa gjyqtarë do shkojnë në burg. Drejtësia? Në vendin tim edhe pas 800 vitesh vazhdon reforma

October 5, 2015 13:02

Wilton: Disa gjyqtarë do shkojnë në burg. Drejtësia? Në vendin tim edhe pas 800 vitesh vazhdon reforma

Zv.kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton ka zgjedhur ceremoninë e diplomimit të disa studentëve të Shkollës së Magjistraturës për të thënë çfarë mendon OSBE për reformën në drejtësi.

Wilton tha se sistemi i drejtësisë është një “udhëtim” që zgjat dhe që edhe pas 800 vitesh në vendin e tij reforma vazhdon.

“Sistemi i drejtësisë, ashtu si karriera në drejtësi, është udhëtim. Në vendin tim, në Mbretërinë e Bashkuar, sapo festuam përvjetorin e 800-të të një prej gurëve të themelit më të rëndësishëm në sistemin tonë të drejtësisë. Dhe ne vazhdojmë të bëjmë reforma. Kështu që mos u shqetësoni nëse reforma në drejtësi nuk përfundon deri në fund të vitit në Shqipëri. Është më e rëndësishme që puna të bëhet me cilësi sesa me ngut – tha ai.

Numri dy i OSBE mendon se aktualisht, në Shqipëri ka një përballje “ndërmjet integritetit dhe korrupsionit” në të cilën studentët e sotëm, gjykatës të ardhshëm nuk mund të qëndrojnë mënjanë.

“Reforma në drejtësi po merr formë në detaje. Do të këtë vlerësime për Gjyqtarët. Ata që dështojnë do të humbasin karrierën dhe reputacionin. Disa do të shkojnë në burg. Për ata që zgjedhin anën e duhur në këtë përballje midis integritetit dhe korrupsionit shpërblimi do të jetë i madh dhe afatgjatë – tha Wilton.

October 5, 2015 13:02
Komento

17 Komente

  1. gani usa October 5, 13:03

    e moret mesazhin o popull i ndershem i Shqiperise?
    As per 800 vjet nuk denohet Saliu

    Reply to this comment
    • Ardi October 5, 14:24

      Great Wilton. Gani ke shkuar deri USA por s’e kuptuar ambasadorin Wilton, ai thote se krime si keto nuk shuhen as per 800 vjet.

      Reply to this comment
    • Euro Maloku October 5, 15:13

      As per 800 vjet nuk keni per te kuptuar gje !

      Reply to this comment
    • Tarrasi October 5, 16:03

      Hajde legena hajde … po perse tha i gje Saliu nuk do denohet ???

      Ai tha qe disa gjygjtare duhen futur brenda.

      Ai tha qe duhet te fillosh diku sesa mos fillosh fare.

      Ai tha qe Roma nuk ndertohet brenda nates.

      Ku e shikon ti Dashurine e ketij per Saliun???

      Sa i trashe qe jam une qe se kuptoj!!!

      Reply to this comment
  2. osman lala October 5, 13:04

    Pyetje per z.Wilton
    Nese nje kriminel si Sali Berisha qe ka vrare njerez dhe fshin serverat e provave do ishte ne “vendin e tij” do ta pranonte z.Wilton kete standard “drejtesie”?

    Reply to this comment
  3. gjykatesi October 5, 13:06

    asnje gjykates nuk ka per te shku ne burg.
    vec ndonje molomeni nga rrethet per ndonje 300 mij lekshe si nje Dhimter e nje Parashqevi
    asnje gjin gjon qe ka fituar aq para sa te paguaj edhe shefat e Wiltonit me shok nuk shkon ne burg.
    Kaq

    Reply to this comment
  4. korcar October 5, 13:08

    bukur besa
    kjo thirje per durim 800 vjecar na vjen nga Britania?
    Hapini pak defteret e gjykatave britanike dhe do shikoni se si te iken koka per shume me pak nga cfare ndodh ne Shqipero.
    percmim per keta te huaj qe vijne ketu dhe na mesojne ate qe kurre nuk do ta mesonin ne vendet e tyre
    u lodhem bre me keta u lodhem

    Reply to this comment
  5. METEH October 5, 13:24

    Mesazhin e ketij une e kuptoi ndryshe: “kush ka vjedhur,pasuruar me korrupsion,ka thyer ligjin..etj,ne mos sot,neser..nje dite ..edhe per 800 vjete do te denohet me burg.Por kjo do te ndodh nese do behet drejtesia tek ne…!

    Reply to this comment
  6. poradecari afer drilonit October 5, 13:32

    thenie filozofike….
    drejtesia do behet, ju a kerkojne nderkombetaret pacavureve politike ne shqiperi.por ata vetem trubullojne e nuk gurgullojne.
    uji po fillon te gurgulloje dhe do kthjellohet ,trubullirat do precipitojne
    me shpejt ,bile shume me shpejt ,politika e pergjegjeshme dhe aleatja me e rendesishme ,SH.B.A…

    Reply to this comment
  7. fteri October 5, 13:49

    GJykatesit I bejne ligjet vete ne shqiperi ,sikur populli te ishte qene ,I kundravihen me force se vertetes ,dhe po dalin ne krahe te kriminelve per tu pasuruar per vete. Ne shqiperi kerkohet ndryshimi I gjithe sistemi ligjor shqiptar nuk eshte I dobishem,shume politikanve nuk u intereson vendosja e drejtesise ,por jane me te interesuar per interesa porsonale .Duhen identifikuar prokuroret dhe gjykatsit e korruptuar dhe politkanet sundues hajdute, kriminel tu sekuestrohet pasuria dhe te plasen Brenda ne burge,burge,burge.!!!.Falenderime te perzemrta Ambasadorit Anglez qe kerkon e denancon krimin qe ekziston sot ne gjykatat tona.Por edhe nga ambassador te tjere miqe te shqiperise e popullit tone.Por me sa duket Ambasadori Anglez z.KANOON ,ka vendosur ti ngjaje LIGJEVENSIT Anglez Bentam qe dikur ju kundravu sistemit ligjor Anglez te kohes tije,dhe kerkonte nje sere reformash.Keshtu po ndodhe edhe me kerkesen e ketije personaliteti per te denuar 100 prok. dhe gjykates shqiptar,por populli thote se duhen denuar me shume.##########

    Reply to this comment
  8. Dimri i Madh October 5, 14:50

    Kriminelat dhe shkaterrusit e Shqiperise do te denohen pas 800 Vjetesh !!!!!!

    Ah me te lumte, ne per te tilla fjalime vuajme.

    Reply to this comment
  9. perkthyesi October 5, 17:48

    More zoteri, sipas logjikes suaj, ne duhet te presim qindra vjet qe te behet drejtesia? C’thua more kapedan, apo keni pare ndonje enderr, dhe po na e tregoni, si perrallat qe u tregonin gjyshjet e mira femijeve per ti vene ne gjume! Larg prej ketyre derdimeneve….

    Reply to this comment
  10. Komentuesi NANO October 5, 18:04

    O mos u merzitni more se qerrja ecen po sic e ka zakon shume ngadale. Reforma do perfundoje, po ta quajme keshtu sa te filloje zbatimi I saj. Me te filluar zbatimi dikujt do t’i marre kama keq e do te rrezohet per pak gje dhe pastaj do hapet thesi jo vetem per ate po edhe per gjithe skuadren e tij e te kujdo tjeter. Pastaj fjala se reforma vazhdon 800 vite eshte kollaj te kuptohet se asgje nuk eshte e dhene njehere e per gjithmone

    Reply to this comment
  11. LORA October 5, 20:53

    Eh mer kadosh anglezi,qe po n’a ofroke opsionin e durimit ende ndaj asaj qe programuat ju per nje cerek shekulli per Shqiperine,,,,,nje republike gangstere te ambasadoreve dhe ne armiqesi te plote me dinjitetin dhe mbaresine e jetes se shqiptareve.
    Pirdh mer kadosh,se duket qe te shkon goja leng per zgjatjen e ymrit te korporates kriminale “gjin gjoni”,,,,gjithmone mbi shpine e xhep te shqiptareve . Eshte I pasur ky vend,per te kripur bythen tuaj.
    Beni edhe ca qejf,ketu ne vendin tim qe mbetet perhere I vonuar prej lojes tuaj rrafinato dhe prej mendesise eunuke ,qe te ndreqi shtepine e vet me duart dhe mendte e botes.
    TUNG.

    Reply to this comment
  12. Hurma Arabie. October 5, 22:42

    Shoku Robert nuk na e the qarte, per 880 vite drejtesia ka bere perpara apo eshte dhjere e mbushur…. se me cfare kemi lexuar e ndegjuar Drjtesia ne Mbreterine e Bashkuar eshte kapur nga krimi e mafia. Nje Ish Dretor SHIK-u te arrestuar tek ju, e kerkuam per t’a ekstraduar ne Shqiperi si kriminel, i dhate mundesine te arratisej ne drejtim te paditur, pasi gjykatesit i perlane 300 mije euro, megjithe ” CIP-in” e vendosur ne kembe. Boll na shitet mend, merr ate rrogen e ndonje lek “xhepi” e mos na caj me trapin, ti edhe te tjeret si puna juaj.

    Reply to this comment
  13. nostradamus October 6, 03:06

    C’eshte ky cun mamaje qe na ka ardhur nga ana-anes per t’na treguar 800 vjet e reformes
    ne drejtesi . 800 vjet ,ose 32 breza duhet te presin shqiptaret per te vendosur drejtesine mbi
    hajduterine, vrasjet,plackitjen , gjenocidin ,etj.etj. te pushtetareve te sotem , me banden e ma-
    fIas se Vicidolit , Corovodes,etj. Hajde mendje …!!!!

    Reply to this comment
  14. nostradamus October 6, 03:13

    Shenim : tash lexova komentet e mesiperme dhe me behet qejfi se pak a shume jemi te nje
    mendje se keta vijne per te marre ate rroge te majme per ”veshtiresite ” qe kalojne ketu tek
    ne shqiptaret qe i konsiderojne si bucmenet e Afrikes dhe me teper turbullojne se sa kthellojne
    ujin e ”ndotur” te vendit tone nga regjimet antishqiptare e atdhefalese ..!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*