Wilton: Egoizmi dhe korrupsioni mund ta shkatërrojnë Shqipërinë

November 13, 2015 14:32

Wilton: Egoizmi dhe korrupsioni mund ta shkatërrojnë Shqipërinë

Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka qenë shumë aktive me procesin e reformës në drejtësi. Z. Wilton, zëvendës-shefi i këtij misioni mendon se kohëzgjatja e saj nuk është problem; është më mirë të bëhet mirë sesa të bëhet shpejt.

“Retorika për reformën nuk duhet të jetë aq histerike sa të mos e bëjë të mundur arsyen,” – thotë ai, duke iu drejtuar palëve dhe rreshton në këtë intervistë disa çështje. Wilton mendon se të gjithë janë përgjegjës për situatën aktuale të drejtësisë në Shqipëri, ndaj të gjithë duhet të marrin përgjegjësi për ndryshime pozitive.

Të gjithë në sistem – politikani, gjyqtari, prokurori, polici, dëshmitari… – duhet të përkushtohen për një funksionim të pakorruptuar të drejtësisë. Sistemi dëmtohet rëndë për sa kohë që cilido në sistem beson se interesi personal i korruptuar është më i rëndësishëm sesa demokracia në Shqipëri,”-thotë ai.

Institucioni juaj ka qenë shumë aktiv sa i përket Reformës në Drejtësi, e jo thjesht me sugjerime, por edhe me këshillime të vazhdueshme dhe madje prononcime të hapura. Si e shikoni procesin e sotëm të reformës në drejtësi, a nuk ju duket se po zgjat shumë?

Wilton: Në bashkëpunim me partnerë vendas dhe ndërkombëtarë, ne jemi mbështetës të fortë dhe aktivë të procesit të reformës, i cili po drejtohet nga Kuvendi i Shqipërisë. Ky proces po drejtohet me dinamizëm dhe me përfshirje konstruktive të ekspertizës përkatëse. Kjo është një nismë shumë pozitive dhe e nevojshme dhe ne jemi të angazhuar të bëjmë sa mundemi që ajo të jetë e suksesshme. Më pak shqetësohem për kohëzgjatjen e saj: është shumë më e rëndësishme që të bëhet mirë se sa të bëhet shpejt. Dua të nënvizoj dy pika të rëndësishme. Së pari, reforma e sektorit të drejtësisë përmban më shumë se sa ndryshimin e ligjeve. Shqipëria ka një mjaft bazë të mirë ligjore, por edhe ligjet e përkryera janë të pavlera nëse nuk zbatohen në mënyrë të sinqertë. Një reformë domethënëse në drejtësi nënkupton ndryshime në të gjitha aspektet e standardeve dhe funksioneve të sistemit. Mbi të gjitha, do të thotë të ndryshosh përvojën e qytetarëve shqiptarë të zakonshëm kur përballen me sistemin. Dua gjithashtu të nënvizoj se reforma në drejtësi duhet bazuar jo vetëm te Kuvendi, por dhe te gjykatat e rretheve gjyqësore. Kjo është arsyeja përse puna e Prezencës së OSBE-së me partnerë vendas dhe ndërkombëtarë në nivelin strategjik të reformës kombinohet me punën tonë në të gjitha nivelet, përfshirë nivelin bazë, ku, për shembull, kemi punuar me gjykatës shqiptarë në gjykata pilot për t’i ndihmuar të përmirësojnë efiçencën bazë të gjykimeve të tyre, duke përmirësuar kështu efektshmërinë dhe transparencën e proceseve gjyqësore. Është ide shumë e thjeshtë, por me ndikim të thellë. Së dyti, kushdo që është i interesuar duhet të ketë mundësinë të japë mendimin e tij në këtë proces, përfshirë këtu profesionistët përkatës dhe, patjetër, edhe qytetarët shqiptarë. Jam i lumtur që Prezenca e OSBE-së ka mundur të organizojë disa seanca konsultimi për të ndihmuar këtë proces.

Ka një ndarje të madhe të palëve në politikë në Shqipëri, një fakt që ju e kritikoni shpesh. Në këndvështrimin tuaj, ku duhet të jetë trualli i përbashkët nga duhet të nisë kjo reformë?

Wilton: Në çdo demokraci, partitë politike kanë mendime të ndryshme dhe kritikojnë njëra-tjetrën. Një gjë e tillë është normale dhe e shëndetshme: u jep qytetarëve një zgjedhje të vërtetë. Por duhet të ketë angazhim të përbashkët për të punuar për të mirën e vendit, dhe pranim se për disa çështje me interes kombëtar të vërtetë të gjitha partitë politike mund të bien dakord. Dhe kjo do të thotë që retorika nuk duhet të jetë aq histerike sa të bëjë të pamundur diskutimin e arsyeshëm. Duke parë veçanërisht reformën në sektorin e drejtësisë, kam përshtypjen se të gjithë shqiptarët ndiejnë se reforma e sistemit është shumë e nevojshme: nëse qytetarët nuk kanë besim te sistemi i drejtësisë, atëherë ata nuk mund të kenë besim te demokracia dhe vendi nuk mund të funksionojë normalisht. Shpresoj që të ketë mirëkuptim lidhur me parimet e një sistemi drejtësie funksional: pavarësi, paanësi dhe integritet. Shpresoj që të ekzistojë mirëkuptimi që ky proces është themelor për funksionimin e Shqipërisë si demokraci dhe për zhvillimin e mëtejshëm ndërkombëtar të saj, dhe që bërja e gjërave në mënyrën e duhur është më e rëndësishme sesa fitimi i pikëve në nivel politik”.

Ka një perceptim në Shqipëri se reforma sërish po bëhet nga njerëz që janë shkaktarë të kësaj gjendjeje të drejtësisë shqiptare. A mendoni se është i drejtë ky konstatim?

Wilton: Të gjithë janë përgjegjës për situatën aktuale të drejtësisë në Shqipëri dhe kjo e fundit do të reformohet vetëm kur të gjithë të marrin përgjegjësi për ndryshime pozitive. Të gjithë në sistem – politikani, gjyqtari, prokurori, polici, dëshmitari, etj. – duhet të përkushtohen për një funksionim të pakorruptuar të drejtësisë. Sistemi dëmtohet rëndë për sa kohë që cilido në sistem beson se interesi personal i korruptuar është më i rëndësishëm sesa demokracia në Shqipëri.

Cili është këndvështrimi juaj për një reformë cilësore në kushtet e Shqipërisë?

Wilton: Egoizmi dhe korrupsioni mund të shkatërrojnë Shqipërinë. Në çdo proces – nëse po gjykon një çështje gjyqësore, nëse po ju vë notat studentëve, nëse po përpiqesh që të përfundosh një procedurë burokratike, apo thjesht po nget makinën – duhet të besosh që kredibiliteti i vendit dhe funksionimi i duhur i shoqërisë shqiptare janë më të rëndësishme sesa përfitimi i ngushtë personal. Përparimi i vendit varet nga shteti i së drejtës. Me këtë dua të them jo vetëm gjykata të paanshme e të besueshme që lejojnë marrëdhëniet tregtare dhe investimet e mëdha, por një kulturë të shtetit të së drejtës ku merr pjesë çdo qytetar. “Shteti i së drejtës fillon nga ti- nga çdo veprim i secilit qytetar”./Ben Andoni/BIRN

November 13, 2015 14:32
Komento

6 Komente

  1. Tartufi November 13, 14:44

    Ky hajvani nuk ka mare vesh akoma ,qe ky vend eshte shkatruar ,qe nga koha e qepes se
    Nastradinit.Gezohuni shqiptar se hajvaneria nuk eshte vetem pjesa tone,,, ka dhe bota shume si ki Wili i tonit

    Reply to this comment
  2. LORA November 13, 15:58

    Ky z.Wilton n’a sugjeronte te prisnim nja tete shekuj per shtetin e se drejtes ne Shqiperi,,,,e kishte me nge zoteria,,,,,,kur eshte fjala per te tjeret keto kurvat nderkombetare jane te ngeshem,ne vendin e tyre nuk falin as centezen.
    S’kane faj.kane 25 vjet qe tallin bythen dhe fryhen me para ne vendin tone,shndruar ne kavie kodoshesh nderkometare.
    TUNG.

    Reply to this comment
  3. fteri November 13, 16:30

    Ky beka vetem moral,edhe morali i tije i te gjitheve ,pergjegjesia per korrupsionin ne sistem te drejtesise na qenka i te gjithve ,reforma e te gjithve,drejtesia fillon nga ti qytetar ,ushtar,polic,politikan ,gjykates,prokuror etj. pra kur tu mbushet mendja te gjithve ,dhe pergjegjesia per kete gjendje skandaloze ,mafioze,per organizat kriminale qe masakron shqiptaret , pergjegjesa na qenka e pergjithshme. !!! d.m.th – e askujte !!!!!…Pytjes se gazatarit qe reforma ne drejtesi a’munde te behet nga njerez qe vete e kane shkaktuar kete gjendje te rende ne drejtesi ?..WILTON -i pergjigjet :”Te gjithe jane pergjegjes per situaten aktuale te drejtesise ne shqiperi .” Po mor kajrafil por populli ka ne dore çelsat e kashtes per te ndeshkuar prokuroret dhe gjykatesit e korruptuar qe po masakrijne 24 vjet shqiptaret.SHko e ha cironka dhe futja nje birre KORÇE ! ,dhe ti si misonari i O.S.B.E-se qe iku ara jush. Ai e vizitonte birrarine e Korçes shpesh.Rrofte birra e Korçes per O.S.B.E.-ne shqiptare ,me keto vizione qe paske per reformen ne drejtesi .A’ e kupton zotri WILTON se reforma ne drejtesi duhet te çrrenjose kupolen e kriminale ,feudale,tribale te tranzicionit shqiptar ,kete organizat mafioze.
    ******Asnje vend ,nuk eshte grabitur kaq mizorisht,nuk eshte plaçkitur kaqe barbarisht,nuk eshte vrare nga gjykatat e prokuroria aq turpesisht ,nuk eshte masakruar aqe fort nga keto kriminel te drejtesise per 24 vjet.~~~~~~~~~~~~~~~~~~#

    Reply to this comment
  4. graz November 13, 21:03

    shqiperia ka ik per lesh, ky thote ahahahaha, zgjohu mister ca dreqin je ti.

    Reply to this comment
  5. Alphade November 14, 03:29

    Shteti i se drejtes ne Shqiperi zoti Wilton , do te filloje vetem atehere kur te dali para drejte-
    sise kryekrimineli e hajni shqiptar me emrin e mbiemrin Sali Berisha nga Vicidoli , i ardhur
    ne Tirane me opinga llastiku dhe nje valice kompeste dhe tash eshte nje nga njerezit me te
    pasur te Shqiperise ,Ai dhe familja e tij, si dhe qindra sejmene qe e mbrojne me kobure ne
    dore . Ai dhe vetem Ai eshte fatkeqesia eshte fatkeqesia e Shqiperise ! BERISHA VENDIN E
    KA NE BURG TE PERJETSHEM DHE T’I KONFISKOHET PASURIA ! VETEM ATEHERE POPULLI
    SHQIPTAR DO TE BBINDET SE NE SHQIPERI VERTETE ESHTE VENDOSUR DREJTESIA AQ
    SHUME E ENDERRUAR NGA POPULLI SHQIPTAR ! FAJI E PERGJEGJESIA NUK DUHET TA
    SHPERNDANI TEK TEK ”TE GJITHE” SEPSE KESHTU FAJI DO TE MBETET JETIM DHE TE
    GJITHE DO TE DALIN TE PALAGUR ! BERISHA ESHTE FAJTORI DHE VETEM AI !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*