Wilton: Kriminelët në burg, s’mjafton shkatërrimi i plantacioneve të kanabisit

May 31, 2016 14:45

Wilton: Kriminelët në burg, s’mjafton shkatërrimi i plantacioneve të kanabisit

Bandat e kultivimit të drogës duhet të jenë pas hekurave, nuk mjafton vetëm shkatërrimi i plantacioneve me kanabis.

Deklarata vjen nga zëvendës.Ambasadori i OSBE, Robert Wilton, gjatë një aktiviteti sensibilizues kundër drogës dhe duhanit në Lezhë ku merrnin pjesë përfaqësues të shkollave dhe policisë nga qarqet veriore të vendit.

“Dua ti falenderoj të gjithë për arritjen e këtij bashkëpunimi. Këto vese nuk duhet të jenë të pranueshme e të tolerueshme për shoqërinë shqiptare, për një shoqëri moderne të shëndetshme. Kriminelët duhet të jenë vetëm në burg, nuk mjafton vetëm shkatërrimi i plantacioneve me drogë”.

Sipas Wilton, përsa kohë nuk kemi të dënuar krerët e grupeve kriminale që merren me drogë, ky është një problem për të gjithë komunitetin.

I pranishëm në aktivitet, Ministri Tahiri theksoi se një punë e mirë është bërë, por ka ende rrugë të gjatë përpara.

“Është e vështirë të riparosh atë që është shkatërruar në dy dekada, ne jemi të bindur se ajo që kemi bërë deri me tani nuk mjafton,  por jemi ne rrugen e duhur edhe pse e dime qe ajo qe mbetet per tu bere eshte ende shume. Une kam shume shprese se keto takime do te krijojne nje fuqi njerezore per ti bere balle te gjithe kesaj situate. Djalin tim nuk do doja qe të rritej me modelin e gabuar, por me atë të duhurin”.

Në takim nuk munguan dhe batutat, ku Ministri Tahiri i tha Drejtorit të Arsimit se do të ndiqej nga policia.

Sakaq ai pranoi dhe humbjen e betejës me duhanin.

“Ende nuk kam gjetur kurajon për ta lënë duhanin, por më duhet ta bëj pasi këto vese janë modele të gabuara”.

May 31, 2016 14:45
Komento

2 Komente

  1. Kola May 31, 15:58

    Te lumte goja, por keto thuaja Lu-se dhe Vlahutinit. Pa perfunduar reforma e drejtesise, Shqiperia mund te kthehet prape ne plantacione kanabisi, per interesat e Salehut dhe haleve te Vicidolit e te UDB-se.

    Reply to this comment
  2. Arben June 1, 07:09

    KETU E PRISHE PUNEN OR MIK.

    PARATE E HASHASHIT NA DUHEN, PERSE ME CFARE DO TI BLEJME 1,000,000 THASE MIELL NE 2017???!!!

    MOS VALLE ME PARATE TONA, NE KEMI ARDHUR NE PUSHTET PER TI SHTUAR PARATE, E JO TI HEDHIM BADJAVA.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*