Withers: Ajo që ndodhi me KQZ, grusht shteti administrativ

INTERVISTE May 31, 2013 17:39

Withers: Ajo që ndodhi me KQZ, grusht shteti administrativ

Ish-ambasadori amerikan në vendin tonë, John Withers shpreh shqetësim për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 23 qershorit dhe thekson se ato janë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ish-ambasadori Withers e konsideron situatën e krijuar në KQZ, si një grusht shteti administrativ.

“Ajo që ka ndodhur me KQZ-në ishte një marrje pushteti, unë e quaj një grusht-shteti administrativ. Ishte në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me kodin elektoral dhe përtej përgjegjësive të parlamentit për të votuar për të. Pra ishte një përpjekje e partisë në pushtet për të marrë kontrollin e plotë mbi KQZ-në.”- deklaroi Withers.

INTERVISTA E PLOTE
Ambasador Withers le të sqarojmë që në fillim, që opinionet që do të shprehni në këtë intervistë janë tuajat personale dhe nuk pasqyrojnë në ndonjë mënyrë a formë qëndrimin e qeverisë amerikane.
Po, ky është një nga privilegjet dhe në fakt një nga kënaqësitë, kur je larguar nga detyra e ambasadorit. Ato që do të them janë ato që unë besoj si qytetar privat amerikan, duke mos përfaqësuar pikëpamjet e askujt tjetër, veçanërisht jo të qeverisë, por thjesht të miat.
Parlamenti shqiptar miratoi tre ligjet e shumë-përfolura që i kërkoheshin Shqipërisë në rrugën e integrimit drejt BE-së dhe që kërkonin tre-të-pestat e votave. Cili është mendimi juaj për këtë?
Nuk i kam parë ende të gjitha njoftimet për to, por kjo pritet prej kohe dhe është një zhvillim shumë pozitiv. Për të miratuar këto ligje, partitë kryesore duhet të arrinin një marrëveshje, një konsensus, ç’ka ka munguar gjatë viteve të fundit. Pra kjo është pozitive në kuptimin e saj më të thellë, pra që fryma partiake u la mënjanë për të mirën e vendit.
Dhe kjo ndodh në mes të fushatës elektorale, që siç u shprehët ju, është një hap shumë pozitiv. Por cili është mendimi juaj për gjendjen në të cilën ndodhet vendi, tri javë para zgjedhjeve?
Unë vazhdoj të mbetem i shqetësuar për dy arsye: së pari për administratën, për vetë zhvillimin e zgjedhjeve. Mendoj se në një mjedis kaq të politizuar sa ai në Shqipëri këto ditë, që një parti, jo vetëm të konkurrojë në zgjedhje, por edhe të kontrollojë zhvillimin dhe administrimin e tyre, këtu ka konflikt të thellë interesi. Do të duhet një vizion më i qartë, një përkushtim më i madh, një besnikëri më e lartë, ndaj një të mire më të lartë, që një situatë e tillë të kalojë me sukses.
Kur thoni konflikt interesi besoj e keni fjalën për gjendjen e tanishme në KQZ?
Shumë gjera, KQZ-ja është një prej tyre. Ajo që ka ndodhur me KQZ-në ishte një marrje pushteti, unë e quaj një grusht-shteti administrativ. Ishte në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me kodin elektoral dhe përtej përgjegjësive të parlamentit për të votuar për të. Pra ishte një përpjekje e partisë në pushtet për të marrë kontrollin e plotë mbi KQZ-në.
Është folur shumë për KQZ-në dhe unë nuk dua të ndalem gjatë në të, për interpretimin e asaj që ndodhi, por për t’iu referuar cilësimit tuaj si “puç administrativ”, nëse e lëmë mënjanë mënyrën si u bë, përfundimi ishte i njëjti balanc forcash si në fillim, pra po katër me tre. Pra ku është “puçi” këtu?
Rregullat nuk mund të ndryshohen në mes të lojës. Edhe fëmijët e shkollës e dinë këtë, rregullat e lojës nuk ndryshohen kur ajo ka filluar, thjesht për të siguruar përfitim partiak. Unë nuk jam i vetmi që besoj se kjo lëvizje ishte e paligjshme. Praktikisht të gjithë në komunitetin ndërkombëtar, që e kanë shqyrtuar atë që ndodhi, janë të të njëjtit mendim. Nëse partia në pushtet do ta kishte realizuar pretendimin e saj në një formë ligjore dhe etike, që KQZ-ja të ri-organizohej, do të ishte gjë tjetër, por të ndërhysh me parlamentin, përkundër kundërshtimit të palës tjetër që merr pjesë në zgjedhje, kjo nuk ka emër tjetër, veçse të sigurosh avantazh politik. Është për të ardhur keq pasi vendi tani shkon në zgjedhje me një KQZ të deformuar dhe të gjymtuar. Unë po ashtu kam shqetësime edhe për listat e votuesve. Kur listat lihen në dorën e një ministrie të brendshme që ka kaq shumë punonjës politizuar, si mund të besosh se pas gjithë këtyre viteve, listat e votave janë të rregullta? Si ka mundësi kjo? Këto nuk janë zgjedhjet e para që po zhvillohen në Shqipëri. Përse lista e votuesve nuk është një regjistrim i pakontestuar dhe i besueshëm i banorëve me të drejtë vote? Përsëri, shqetësimi im është se kjo bëhet për përfitime politike.
Le të ndalemi për pak momente në rolin e qeverisë amerikane gjatë kësaj periudhe zgjedhore. Drejtori për Ballkanin në Departamentin e Shtetit Jonathan Moore sapo përfundoi një vizitë, që u përqëndrua tek zgjedhjet. Kohët e fundit ka patur shumë pikëpyetje të ngritura nga shtypi në Shqipëri nëse Uashingtoni flet me një zë apo jo. Ju jeni ndeshur me të njëjtën situatë kur ishit ambasador. A mund të na ndihmoni që audienca jonë t’i kuptojë më mirë marrëdhëniet mes Departamentit të Shtetit dhe Ambasadorit.
Shpresoj të jem në gjendje. Mendoj se ajo që shikuesit tuaj nuk duhen të harrojnë asnjëherë është se ka një qeveri amerikane dhe qeveria amerikane ka një qëndrim, një politikë. Jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë problemet në botë. Ky qëndrim përcaktohet pas diskutimesh të shumta të brendshme, disa herë ka edhe debate për to. Por pas këtij debati, që me termat amerikane, është një gjë shumë e shëndetshme, qeveria arrin në formulimin e qëndrimit të saj. Dhe ky qëndrim është i vlefshëm si për Ambasadën në Shqipëri, ashtu edhe për burokracinë në Uashington. Nuk e kam lexuar ende transkriptin e atyre që tha Jonathan Moore. Unë e njoh atë prej shumë vitesh, por do të isha shumë i kujdesshëm me mënyrën se si shtypi në Shqipëri e ka interpretuar këtë. Kam parë pjesë të tyre. Duhen lexuar me kujdes ato që tha ai, jo ashtu siç i ka interpretuar shtypi ato.
Në se është e kuptueshme që qëndrimi amerikan ndaj Shqipërisë është i përcaktuar, a ka ndryshime, mospërputhje të vogla mes atyre që thonë zyrtarët lokalë amerikanë atje, pra ambasada dhe atyre që thotë Departamenti i Shtetit në Uashington?
Unë do isha shumë i habitur në se do të kishte. Pa dyshim unë nuk flas për qeverinë sot, por nga përvoja ime, do të befasohesha në se dallimet që mundohen të gjejnë njerëzit aty, vërtetë ekzistonin. Në fund të fundit, ajo që ka rëndësi është se Ambasadori Arvizu flet për Presidentin e Shteteve të Bashkuara. Ai është përfaqësuesi zyrtar i tij. Pra për çdo sqarim, ai është personi që duhet pyetur. Dhe ai do t’ju tregojë të vërtetën. Ambasadorët amerikanë thonë të vërtetën. Por në një kuptim më të gjerë, nuk ka rëndësi mendimi i Jonathan Moore-it, ose i të huajve të tjerë. Shqiptarët vetë e dinë të vërtetën. Ata e dinë çfarë ndodh. Duke e ditur këtë të vërtetë ata duhet ta kthejnë mendimin e tyre në votë. Duhet të shohin situatën në terren. E kam thënë shpesh herë, këto zgjedhje do të përcaktojnë në se e ardhmja e Shqipërisë do të jetë demokraci, apo në se vendi do të rrëshqasë pas në diktaturë. Shqiptarët duhet të shohin tek vetvetja dhe jo të përpiqen të shohin se çfarë është në mendjen e burokratëve të Departamentit të Shtetit dhe të votojnë sipas asaj që besojnë, që për mua është të votojnë për ndryshimin.
A nuk është e ekzagjeruar kur shpreheni “rrëshqitje në diktaturë”?
Jo sipas pikëpamjes time. Një nga gjërat e mira për mua tani është se nuk jam diplomat dhe nuk kam nevojë të flasë me gjuhë diplomatike. Vendi po e humbet demokracinë dhe kjo ka qënë një përpjekje e vazhdueshme e regjimit në pushtet. Kur isha atje, por edhe më pas, institucionet e demokracisë janë dobësuar, sistemi i gjykatave është dobësuar, institucioni i presidentit është dobësuar, të gjitha këto struktura të reja, në zhvillim e sipër, që sigurojnë zbatimin e shtetit ligjor janë dobësuar. Tani ka një elitë drejtuese që e përdor ligjin për të mbrojtur interesat e veta, dhe jo drejtësinë për qytetarin e thjeshtë.
Dua të rikthehem edhe një herë tek qeveria amerikane, më konkretisht tek lobizmi. Ne të gjithë e dimë peshën e grupeve lobiste në Uashington. A ndikojnë ato në Departamentin e Shtetit dhe nëse po, sa i madh është ndikimi i tyre?
Së pari, lobizmi është pjesë e pandarë e politikës amerikane. Ajo që është e rëndësishme të kuptohet mbi grupet lobiste, është se ndërsa ato përpiqen të ndikojnë politikë-bërësit, ato vetë nuk janë politikë-bërës. Politikanët janë ata që i hartojnë politikat.
Por a ndikohen ata nga lobistët?
Ata përpiqen të ndikojnë, pa dyshim. Ka patur ndoshta raste kur i kanë bindur zyrtarët të mbështesin këtë apo atë qëndrim, por në shumë raste ata nuk kanë patur sukses. Ka patur lobistë për Hosni Mubarakun, ka patur lobistë për shumë politikanë që votuesit i kanë kundërshtuar, kryesorja është që grupi Podesta nuk ka të drejtën e votës në Shqipëri. Votuesi shqiptar ka të drejtën e votës. Dhe përsa kohë ai shkon në kutinë e votimit dhe nuk pranon të frikësohet, atëherë ai vendos.
Po dhe ne do t’ua lënë atyre dhe do ta shohim rezultatin shumë shpejt.
Po.
Ju përmendi probleme të shumta për Shqipërinë, por siç e thotë shprehja “duhen dy vetë për të vallëzuar tangon”, pra si shpjegohet gjendja e tanishme e Shqipërisë, me një demokraci ende të pakonsoliduar aty ku duhej të ishte, dhe si mund ta kapërcejë vendi gjithë këtë tension, gjithë këtë polarizim të thellë?
Është një pyetje që e bëjnë të gjithë dhe nuk besoj se ka një shkop magjik për të zgjidhur problemet e Shqipërisë. Por duhet filluar nga diku. Për mua elementi kritik i këtyre zgjedhjeve është nëse një qeveri, që ka bërë gjithçka ka mundur për të dobësuar shtetin ligjor dhe demokracinë, do të vazhdojë ta ruajë pushtetin përmes rrugëve të drejta ose të padrejta, apo do të ketë një shans edhe pala tjetër?
Por a nuk është edhe pala tjetër duke u përpjekur të shfrytëzojë një pjesë të qeverisë për të ardhur në pushtet? Një pjesë që mund të ketë kontribuar për këto probleme që ju përmendni? E kam fjalën tek aleanca mes PS dhe LSI-së?
Unë e kam theksuar hezitimin tim rreth zotit Meta. Vendimi për t’u bashkuar ishte politik. Politika i njeh këto raste. Unë nuk jam politikan. Atyre u takon të vendosin në se ky vendim strategjik do ta ndihmojë opozitën për të fituar zgjedhjet. Ata dinë shumë më tepër se unë për këtë.
Në Shqipëri imazhi juaj është ai i një ish zyrtari pro opozitës. Në fakt më shumë kundër qeverisë, sesa pro-opozitës. Përse?
Nuk e di se përse njerëzit më perceptojnë kështu.
Por a jeni i tillë?
Jo. Unë jam pro-demokracisë.
Ju tingëlloni shumë kritik ndaj qeverisë, pasi keni punuar me të për tre vjet.
Unë jam pro-demokracisë. Dhe kur ke një situatë, kur veprimet konkrete të kujdoqoftë në pushtet, bien ndesh me demokracinë, unë do të flas kundër tyre. Për opozitën nuk e di si do të veprojë. Por ajo që unë di, është se e kaluara e qeverisë dhe e tanishmja flet qartë. Veprimet e saj kanë qënë një taktikë e llogaritur dhe e vazhdueshme për të shkatërruar demokracinë shqiptare.
Atëherë si e shpjegoni faktin që gjatë kësaj periudhe, Shqipëria u anëtarësua në NATO dhe tani po ecën drejt integrimit evropian? Komentet tuaja tingëllojnë sikur në vend nuk është bërë asnjë përparim. Askush nuk është shprehur se Shqipëria po bie në diktaturë.
Kur unë mbërrita në Shqipëri, po bëhej përparim shumë i mirë. Po bëhej gjithë ajo përpjekje nga qeveria , nga parlamenti, nga opozita, për t’u anëtarësuar në NATO. Ishte nga gushti 2007 deri në mars 2008, që mund të shikohej përparimi për të cilin ju flisni, kur institucionet po zhvilloheshin dhe po forcoheshin. Por më pas gjendja ndryshoi. Pika e kthesës ishte Gërdeci. Dhe papritur e njëjta qeveri që mbështeste shtetin ligjor dhe pavarësinë e gjykatave, u kthye kundër gjithë këtyre institucioneve në mënyrën më armiqësore. Që nga kjo kohë filloi spiralja poshtë. Prandaj ajo që shqiptarët duhet të pyesin veten sot është: a është autoriteti i tanishëm qeverisës i lodhur? Mua më duket i lodhur, i plakur, i bllokuar tek e kaluara dhe duket se nuk ka më ide të reja. A është qeveria e tanishme e aftë të krijojë vende të reja pune? Dhe në se po, përse nuk i ka krijuar? Është ajo e aftë të përmirësojë sistemin shëndetësor, që të gjithë e kritikojnë? A është e aftë të përmirësojë sistemin arsimor? A është e aftë të krijojë kushte më të mira sanitare sidomos në zonat rurale?

Pra për gjithë këto duhet menduar. A nuk është më mirë t’i jepet shansi dikujt tjetër?
Atëherë do t’ua lënë atyre të vendosin. Unë do t’u bëja thirrja shqiptarëve të dalin të votojnë në numër të madh, që çdo lloj përpjekje për manipulim të dështonte nga e drejta e tyre e votës.

INTERVISTE May 31, 2013 17:39
Komento

12 Komente

  1. kelmendasi May 31, 18:21

    Oh sa te kenaq ky matufi ne pension.
    Po hajde ne Tirane merr neshtetsine shqiptare se direkt zgjillesh nenkryetar i pare i Ps ose Partise komuniste te Hysni Milloshit

    Reply to this comment
    • per laron kelmendas May 31, 19:50

      ore kelmendasmuti shko terhiqi i tas pacamurr me tagji me sume e shkruajtur kete koment apo si eshte puna jote,po milloshi nuk ishte aleat me psikozen sali me komunistin mo te degjeneruar te ketyre 23 viteve ,po ikore dreq bo naj thes kanoce ane neper plera,mo i qute eshte qeni im sesa ti vemje e felliqur …

      Reply to this comment
    • E May 31, 19:55

      Partise se Hysni milloshit ja pate hajrin ju “demokratet: ne zgjedhjet e 21 Majit. Kur keni dhe ju goje te flisni o qelbesira.

      Reply to this comment
    • lorenc May 31, 19:58

      O kelmendas shko e thyej qafen andej nga gazeta 55 bashke me kete trapin tjeter me emrin nik.Whithers amerikani na qeka komunist e baca jot qe ka qene sekretar i PPSH na qeka demokrat. Me duket se ke nje bajge ne vend te trurit.

      Reply to this comment
  2. nik May 31, 19:31

    imjeri .e pushoi nga puna berisha dhe tashti nuk di se cflet.me siguri i ka dhon noj leje ndertimi edi.

    Reply to this comment
  3. Gava May 31, 20:58

    Ky kelmendasi duket qe eshte burre….me pese pare mend,Te kenaq kur shpreh ky opinione Me vere te hundes, ja thote politikes qerratai.Pa le sikur ta kishte koken siper.E ka ne vend te lig fakri…

    Reply to this comment
  4. shpendi May 31, 21:07

    Z.Withers,Jeni Qytetar Nderi i Vlores, dhe kush eshte Qytetar Nderi i Vlores eshte edhe i gjithe Shqiperise. Mire do te ishte te thoshte ndonje fjale edhe z. Rajerson, sepse ai ndertoi ranjatelen ne Shqiperi dhe tesutin e merimanges e mori ne Beograd. Me respekt

    Reply to this comment
  5. Tani June 1, 04:00

    Sa do te gezohej nene Sheqerja kur djali ka punsue komentusa qi i bajn hajgare cunit qi shkojte tan dites mas kalit dhe tan nats mas dhis.

    Reply to this comment
  6. fat man June 1, 06:09

    O kelmendas ore dru me pre, pre nga je , prej MALCIE, qeke gjysem kakerdhie, se gjysmat ti ka bo dhia SALIA.

    Reply to this comment
  7. Fleks June 1, 07:13

    Jam dakort me Withers.

    Vetem se ne kete rast nuk kemi te bejme me grushtadministrativshteti.

    Por me utogrusht administrativ shteti.

    Pasi vete opozita u ngaterrua me kembet e saj.

    Hoqi me doren e saj rojtaret e vet.

    Nje diletantizem unik boteror.

    Tani,pse Podesta mbeshtet fuqishem maxhorancen?

    Sepse Podesta ka kontakte te gjata me mergimtaret shekullor shqiptar,qe e dine shume mire ci beri monizmi 50 vjecar Shqiperise.

    Qe beri te mundur pastaj qe z Moore tia perplase ne fytyre deren atyre qe ja perplasi.

    Per ti treguar se opozita,nuk do te ndroje shina me trenin e saj.

    Ajo eshte e destinuar ne 4 vjecarin e trete ne opozite.

    Ashtu qete qete e bute bute.

    Reply to this comment
  8. albrecht June 1, 07:35

    Ah sikur demokratet e vertet votues te PD-se te degjonin ish-ambasadorin Amerikan John Withers!!
    Nje njeri qe e njeh Shqiperine, politikanet e saj, ligjet e saj ne pellembe te dores. John Withers e do Shqiperine ai nderon historine, traditat e saj mikpritjen e shqiptareve e quan me vlere dhe te çmuar qe nuk e ndesh ne asnje popull tjeter. Mbi te gjitha ai njeh demokracine vertete.

    Reply to this comment
  9. Albanian June 1, 08:39

    Njerezit ne pergjithesi ankohen pse te huajt nuk flasin drejtperdrejt dhe pa dorezat e diplomacise, kur vjen fjala per problemet akute te vendit dhe kane te drejte. Fjalet e mesiperme te ish-ambasadorit Withers jane ndoshta permbledhja me koncize se si mendojne dhe ndjehen miqte e huaj te Shqiperise per situaten qe kalon vendi kaq afer zgjedhjeve.

    Per shembull, ne vendin tone kemi shume gjera, por demokracia fatkeqesisht nuk ben pjese ne to, njerezit te cilet na drejtojne nuk punojne per te miren e shqiptarit te thjeshte, fatin e vendit nuk e vendosin grupet qe i bejne presion kongresit dhe qeverise amerikane, e as qeveria e SHBA meqe ra fjala, fatin e demokracise shqiptare do ta vendosim ne vete me voten tone qe eshte arma me e fuqishme qe kemi kunder asaj pjese te klases drejtuese ne Shqiperi e cila me egoizem deri tani ka mbrojtur interesat e veta dhe nuk e ka per gje te shkele e te keqperdori te drejtat e popullit. Mendimi qe rruga drejt demokracise e nje shoqerie te drejte nuk eshte as e shkurter dhe as pa kthesa, fakti qe ne mes djajve te shumte qe perbejne politiken shqiptare ndoshta do ta na duhet te zgjedhim ate me te voglin pa harruar faktin qe edhe ai dreq eshte, me besimin qe po ecem ne rrugen e drejte, e ardhmja e vendit do te jete me e begate, me e drejte dhe me me shume liri.

    Shume mundesi jane perpara nesh, por te dorezohemi perpara atyre te cilet mbajne peng te ardhmen e femijeve tane eshte me e rrezikshmja; eshte vetvrasje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*