“Wizz Air” mund të marrë me koncension aeroportin e Kukësit

April 2, 2016 09:41

“Wizz Air” mund të marrë me koncension aeroportin e Kukësit

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, gjatë fjalës së tij, la të kuptohet se edhe Aeroporti i Kukësit mund të jepet me koncension ku hungarezet e “Wizz Air”mund të jenë koncensionari i ri për aeroportet në Shqipëri.

Hapja e Aeroportit të Kukësit është konsideruar si një domosdoshmëri, e cila do të pasohet me ardhjen e kompanive të fluturimeve “Low Cost” (me çmime të ulëta) pasi ato që operojnë në Aeroportin e Rinasit janë kompani ‘Premium” dhe operojnë me çmimet më të larta të biletave në rajon, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërsa ardhja në Shqipëri e kompanive “Low Cost” sigurisht që do të ushtrojë një presion për ulje të çmimit të biletave për kompanitë “Premium” që operojnë në Rinas.

Ndërkohë, Aeroporti i Kukësit ka ngjallur interesin e kompanive evropiane “Low Cost.

April 2, 2016 09:41
Komento

3 Komente

  1. Lori April 2, 10:07

    Po ku e keni gjetur kete “Wizz Air”,apopo i njejti mentalitet!Perse nuk ia jipni ndonje shoqerie Gjermane apo keni frike se mos dilni nga shinat e fabrikes?Nuk e kuptoj kete katrahure te imponuar qeveritare,ku perseri mbizoteron fryma Berisha.Sikur te behej nje pyetesor ku te thuhej se kush do e marre me konçension Aeroportin e Kukesit (aeroport i domosdoshem per fabriken ),te gjitha shtetet mund te ishin permendur vetem Hungaria jo!Ja pra dhe nje hap prapa qe bene Shqipëria ,ku pas disa vitesh do dali qe nuk eshte kompani Hungareze por “Kineze”!

    Reply to this comment
    • Jori April 2, 13:51

      I pame si na ndriten ata Gjermanet me Rinasin, te me falesh po vetem katunaret bejne si te fnadasur pas Gjermanise se mos jeni dhe ju nga ata te azileve. Wizz Air eshte sot nga kompanite me te mira ne Europe dhe me cmime, Na hapet barkun me gjermanine

      Reply to this comment
    • Anonymous April 2, 14:00

      Gjermoni lale nuk ka lujt Mensch akoma, por mas nja 10 vjetesh ke me i pa kinezët në parlament

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin