Shefi i financave gjermane paralajmëron një tjetër krizë globale

October 9, 2017 13:15

Shefi i financave gjermane paralajmëron një tjetër krizë globale

Shefi i financave gjermane që është në prag të largimit nga ky post ka deklaruar se politikat e Bankës Qendrore rrezikojnë të formojnë “flluska të reja” dhe se nivelet spirale të borxhit global dhe likuiditeti paraqesin një rrezik madhor për ekonominë botërore.

Në një intervistë të dhënë për Financial Times, eurofili, i cili ka drejtuar një nga ekonomitë më të mëdha të botës gjatë këtyre tetë viteve të fundit, tha se ekzistonte rreziku i formimit të “flluskave të reja” për shkak të triliona dollarëve që bankat qendrore kanë hedhur në tregje.

Schäuble paralajmëroi gjithashtu për rreziqet që i kanoseshin stabilitetit në eurozonë, veçanërisht ato të paraqitura në bilancet bankare pas krizës së kredive me probleme.

Ai do të mbahet mend si një avokat i fortë i drejtësisë fiskale dhe kryesisht si politikanit më pro-europian në kabinetin e kancelares gjermane Angela Merkel, shumë i aftë në shitjen e përfitimeve të euros dhe të integrimit më të thellë europian në një publik skeptik gjerman.

Ai u shpreh për FT se votimi i Brexit vitin e kaluar kishte treguar se sa “budallallëk’” ishte të dëgjonin “demagogët që thonë… ne po paguajmë shumë për Europën”. “Në këtë drejtim ata dhanë një kontribut të madh për integrimin europian, edhe pse në një afat të shkurtër që nuk e ndihmon vërtet Britaninë”.

Schäuble do të zhvendoset në një detyrë të re, në atë të kryetarit të Bundestagut gjerman në mes të shqetësimeve në lidhje me legjislaturën e re e cila do të ndikohet nga ardhja e 92 deputetëve nga partia “Alternativa për Gjermaninë” një parti populiste e djathtë që tronditi krijimin politik duke fituar 12.6 për qind në zgjedhjet gjatë muajit të kaluar.

Schäuble, i cili do të marrë pjesë në takimin e tij të fundit të ministrave të financave të eurogrupit këtë të hënë, kërkoi të risigurojë aleatët e Gjermanisë se suksesi i habitshëm i Aleancës për Gjermaninë nuk do të ndikonte aspak në angazhimin e vendit ndaj demokracisë liberale.

Nuk ka asnjë mundësi që Gjermani të përkeqësoshet akoma më shumë. Reagimi i votuesve të partisë Alternativa për Gjermaninë vjen pasi ata ishin të pakënaqur, ndiheshin të përjashtuar, dhe ishin të zemëruar për padrejtësinë e perceptuar dhe të shqetësuar për mënyrën se si bota po ndryshonte. “Por nuk ka asnjë arsye për të besuar se demokracia dhe sundimi i ligjit janë në rrezik”, tha Schäuble.

Megjithatë, ai paralajmëroi se bota rrezikohej nga “inkurajimi i krijimit të flluskave të reja”. “Ekonomistët në mbarë botën janë të shqetësuar për rreziqet në rritje që vijnë nga akumulimi i gjithnjë e më shumë likuditeteve dhe rritja e borxhit publik dhe privat. Unë vetë jam i shqetësuar edhe për këtë, vazhdoi ai më tej.

Komentet e tij vijnë një ditë pasi Christine Lagarde, drejtuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, tha se bota po shijonte kulmin e saj më të mirë që nga fillimi i kësaj dekade, por paralajmëroi për “kërcënimet e mundshme” nga nivelet e larta të borxhit dhe marrjen e rreziqeve të shumta në tregjet financiare.

Pikëpamjet e Schäuble janë gjithashtu në sintoni me ato të Bankës për Rregullimet Ndërkombëtare, e cila ka argumentuar gjatë se lehtësimi agresiv i parasë nga bankat qendrore ka nxitur në krijimin e flluskave në çmimet e aseteve. Banka e Rregullimeve Ndërkombëtare paralajmëroi muajin e kaluar se bota ishte mësur aq shumë me përdorimin e kredive të lira saqë normat më të larta të interesit mund të pengonin rimëkëmbjen e ekonomisë globale.

Schäuble mbrojti masat shtrënguese, duke përshkruar sipas një mënyrë anglo-saksone se një politikë e qëndrueshme financiare nuk i shikon më defiçitet e larta si një gjë e mirë. Ai tha se bumi ekonomik i tanishëm i Gjermanisë, me rritjen e kërkesës së brendshme dhe investimeve dhe shkallën më të ulët të papunësisë që nga ribashkimi, ishte justifikim i një politike ekonomike që i dha përparësi “zbatimit të rregullave të caktuar” gjithashtu edhe duke shmangur deficitet.

Nën administrimin e tij vendi ka drejtuar buxhetet e balancuara që nga viti 2014. “Britania e Madhe gjithmonë e ka tallur kapitalizmin e Rhinelandit”, tha ai, duke kundërshtuar modelin e tregut social të drejtuar nga konsensusi gjerman, me tregjet e lira anglo-amerikane dhe derregullimin. Por ne kemi parë se mjetet e ekonomisë së tregjeve sociale ishin më efektive në trajtimin e krizës financiare, sesa në vendet ku ajo u rrit.

Schäuble vlerësoi “iniciativat e fuqishme” të Emmanuel Macron për rishikimin e BE-së, pa iu referuar në mënyrë të drejtpërdrejtë propozimeve të presidentit francez për reformën e eurozonës. Ai tha vetëm se detyra kryesore në të cilën përballet zona e përbashkët e monedhës është që “të zvogëlojë rreziqet, të cilat janë akoma shumë të larta. Ne duhet të sigurohemi se do të jemi mjaftueshëm elastik nësedo të përballemi ndonjëherë me një krizë të re ekonomike, shtoi ai. “Ne nuk do të kemi gjithmonë një situatë kaq pozitive sa tani”.

October 9, 2017 13:15
Komento

6 Komente

  1. anticensurë25642654 October 9, 13:56

    “Nuk ka asnjë mundësi që Gjermani të përkeqësoshet akoma më shumë.”
    ëëëëëë??
    jeni tek kafeja e bërxullit tuj fol me shokët pijanec??
    ““Ekonomistët në mbarë botën janë të shqetësuar për rreziqet në rritje që vijnë nga akumulimi i gjithnjë e më shumë likuditeteve dhe rritja e borxhit publik dhe privat.”
    që janë pasojë e një grumbullimi të pasurisë në duart e sa më pak njerzve!!
    shtrëngimi i taksave bëhet në kurriz të pjesës tjetër të popullsisë botërore!!kjo pjesë,pothuajse e gjitha,është nën një presion të jashtëzakonshëm për të siguar mirqënjen deri për të siguruar mbijetesën!!
    një krizë si kjo që pretendon shojble mund të fillojë nga fundi i muajit tjetër ose dhejtor,sipas parashikimeve të dikujt tjetër!!

    Reply to this comment
  2. Konti Sbalta October 9, 16:49

    Na e afrove shume krizen ,kur akoma nuk eshte mbyllur ajo qe tham se kaloi ; po leku prap i forte mbetet ,sa cudi ; nga burojne gjithe keto para ketu tek ne; me siguri do te kene zbuluar parat qe vodhi Fullani ne banke!/

    Reply to this comment
    • Nje shqiptar October 9, 20:52

      Leku mbahet nga miku yne USA qe percakton permes sistemit te derivateve dhe opcioneve financiare vleren e tere valutave dhe çmimin e lendeve te para ne dollare per tere planetin.

      Reply to this comment
  3. Arben October 9, 17:38

    I VETMI NJERI QE KA TRU NE KOKE, DHE E THOTE

    ATE QE MENDON.

    Reply to this comment
  4. Nje shqiptar October 9, 20:45

    Kriza me e rrepte qe ka njohur bota nuk do te vonoje te vije, madje jemi ne pragun e saj. Sot DOW JONES eshte 22 600, nje tregues qe flet qarte se ku jemi . Kriza e 2008 ndodhi me treguesin 14000. Keto dite nga stress test I bere ne Evrope del se 45 perqind te bankave te BE, do te falimentojne ne krizen e ardheshme financiare. Scheuble ka dhene paralajmerimin e duhur dhe duhet te falenderohet. Shqiperia duhet te ndertoje sa me shpejt nje banke me kapital publik qe te ruaje kursimet e shqiptareve nga renia e bursave qe do te shenoje fillimin e krizes se ardheshme financiare e ekonomike.

    Reply to this comment
  5. Lalai October 9, 22:57

    Ore ju ekspertet e Bankave(komentues)e keni idene se për cfare po flisni apo gjithmone Kompetentë Albanezet kudo…!?
    Bankat jane HAJDUTET me Lishence,dhe themelet e tyre i kanë në Ajër o të mjere.
    R.F.Bank si banka private me e madhe ne Bote e cila ka te drejten te shtype para…..jo shteti….pra Albanistani nqs do te shtype leke duhet te marre leje te Fmn e Bb.
    A e dini ju qe kostoja e 100€ apo 100$ leter nuk eshte me e madhe se 1 usd apo € dhe jepet për vlere reale 100%,pra një piramide letre e paster.
    Bankat sot o KOMPETENTE VIRTUALË nuk te japin disa numera ne kompjuter ose shuma milione me shume 00000 nga pas……pra ti je i pasur ne llogarine bankare ne AJËR,kënaqesh me numrat qe sheh ne compjuterin e bankes.
    Sipas disa përrlogaritjeve mbi qarrkullimin vjetor te PARAVE,ne vitet 70-90 doli që vlera fizike monetare e qarrkulluar nuk i kalonte 3.5% ne Cash……pra Piramide ….
    Mgjth Populli do paguaje gjithmone e kudo e kurdo….
    Lexoni me vemendje ju KOMPETENTE kur të beni ndonje xhiro nëpër bankat e Albanistanit ku shkruhet që:nqs ju keni ne bankë 50.000.000 leke te reja apo te vjetra ju Skllever Moderne nuk do të merni me shume se 25.000.000 leke te vjetra ose 2.500.000 te reja,nga Banka……Pse lind pyetja..???Sepse Banka Ska ku ti gjeje se nuk prodhon para po mashtrim.
    Schauble e di këtë fare mire sepse dhe vet Themeli apo modeli i bankes se si funksionon eshte MODEL GJERMAN.
    Hajt pra Tung….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim