Wolfsburgu fitoi kundër Realit (VIDEO)

April 6, 2016 22:48

Wolfsburgu fitoi kundër Realit (VIDEO)

Wolfsburgu ka dëshmuar se është ekip i fortë dhe i qëndrueshëm teksa e ka mposhtur Real Madridin 2:0 në fushën e vet.

Gjermanët ndër të tjera dëshmuan se janë ekip shembullor dhe tepër rezistent.

Goli i epërsisë erdhi nga Ricardo Rodriguez në minutën e 18-të, ndërsa goli i dytë nga Maximilian Arnold në minutën e 25-të.

Kështu pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2:0 për gjermanët.

Real Madrid u përpoq që të ndryshojë diçka në pjesën e dytë, por se nuk ia arriti dot.

Edhe pse Reali kishte shumë raste për shënim, nuk arritën të çojnë topin në rrjetë.

Fitorja e sotme i jep shanse të mëdha Volfsburgut për kualifikim, e nga ana tjetër Reali mban pak shpresa se mundet ta kthejë rezultatin e sotëm në “Santiago Bernabeu”.

April 6, 2016 22:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*