World Travel Guide: Shqipëria, në listën e dëshirave në Europë

May 9, 2016 10:23

World Travel Guide: Shqipëria, në listën e dëshirave në Europë

Nuk kanë të mbaruar artikujt e turizmit për Shqipërinë… Kësaj here, World Travel Guide i ka rezervua një hapësirë në faqen e saj online, vendit me “plazhe idilike, klimë të ngrohtë, histori të pasur dhe pamje spektakolare – Shqipërisë”.

Para disa dekadave, shkruan faqja me të dhënat turistike nga vendet e ndryshme në botë, ky shtet ka qenë shtet komunist, kalimi nga kjo periudhë e të cilit i ka sjellë disa ndryshime graduale.

Për World Travel Guide, kryeqyteti, Tirana, është një vend kurioz dhe kozmopolit. Blloqet e saj të panumërta të apartamenteve të epokës komuniste janë gjallëruar me ndryshime të bojës, të ndritshme, dhe në disa pjesë të qytetit ata të ulen krah për krah me arkitekturën osmane dhe italiane. Tirana është kuturu dhe e çrregullt, por e gjallë, me zhurmim të vazhdueshëm të trafikut dhe një kakofoni të zërave të shtuar në lëvizje.

Duke shkuar deri në kufirin grek është pasuria më e madhe e Shqipërisë: bregdeti Jonian (ose “Riviera Shqiptare”). Plazhet këtu tërheqin turma të mëdha turistësh gjatë korrikut dhe gushtit.

Megjithatë, këto segmente qiellore janë të freskëta për turistët e huaj, dhe ndër më të mirat në Mesdhe. Nëse ju pëlqeni turizmin kulturor, ka edhe mbetje interesante greke, otomane dhe komuniste që të hulumtohen në qytete të vegjël.

Me rëndësi të veçantë janë bunkerët, të ndërtuar asokohe me urdhrin e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Më tej në brendësi, ka fshatra rurale që ofrojnë një mirëseardhje të ngrohtë çdo vizitorëve kureshtar. Me rrugë të pashtruara, shpeshherë udhëtimi në këto vende të thellë mund të jetë një aventurë në vetvete. Por kur logjistika e udhëtimit vërtetohet e lodhshme, ka gjithmonë ushqime të përgatitura me shumë dashuri, verën e shijshme dhe vendasit gjithnjë mikpritës.

Me kombinimin plazheve me rërë në Adriatik dhe atyre me gurë në Jon, Shqipëria ka histori, pamje dhe çmime të përballueshme.

May 9, 2016 10:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*