“Xha Beqot” e PS dhe “Sulot” e PD!

Artan Xh. Duka May 15, 2016 10:25

“Xha Beqot” e PS dhe “Sulot” e PD!

“Më vizito mua të parin që t’i dali turpi atij” tha pak a shumë xha Bequa tek filmi Kapedani që të kandiste Sulon prapanik ta linte doktoreshën ta vizitonte. E kështu kjo punë edhe me telenovelën e reformës në drejtësi.

PS e LSI si xha Bequa, bënë mbledhje të “hapur” me ambasadorët që t’i delte “turpi” sulove të PD ndërkohë që bota të përmbyset dhe ca “sulo” nuk e pranojnë reformën vetëm nëse i varet ndonjë “bisht” pas sepse  e dinë se faji për 25 vjet abuzim në tranzicion nuk do mbetet anonim.

Edhe me tentativën “xha Beqo”, prapë mali me sa duket mi do pjellë dhe sa kohë pritet të merret miratimi i “sulove” tek PD, normalitetin në këtë vënd ta shohim me dylbi.

Shansi për të dëshmuar se nuk ka mizë nën kësulë!

Shteti ligjor e kërkon që reforma të votohet fillimisht në parlament. Paradoksale kur mendon se të parët janë parlamentarët që do kalojnë në sitën e saj dhe nëse vërtet do ndahet shapi nga sheqeri, për disa do jetë fundi.

Nga ana tjetër, politikanët e tranzicionit me këtë rast kanë shansin të na sfidojnë të gjithëve nëse i kemi përgojuar padrejtësisht për abuzim. Nëse nuk kanë çfarë fshehin, nuk kanë përse stepen ta miratojnë variantin e përpiluar nga ekspertët pa “bishtat” që përfliten deri më tani (neni 25) duke dëshmuar nivel emancipimi perëndimor. Ndryshe, mosmiratimi vulos turpin dhe indirekt fajin e tyre sikurse edhe miratimi i një reforme-amnisti do të ishte thjesht thellim i padrejtësisë.

Në këtë kuptim, më mirë pa reformë se me “reformë” që votohet nga ata që kanë abuzuar për të lidhur pakthim grykën e thesit të abuzimit (si të hartohet kodi penal nga të burgosurit).

Shtype butonin!

Rama boll e mbajti në sirtar. Ta hedhë në parlament. Ndërsa sfida e “Sulove” është ta votojnë dhe për këtë po u luan tepeleku, sfida e “Beqove” është ta hedhin për votë. Rama nuk ka çfarë humbet dhe në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar duhet të mos humbë më kohë me kalimin në parlament.

Politika e abuzimit është në panik dhe alibitë kanë rënë. Nëse votohet, mrekulli. Nëse jo, “lakuriqësia” e PD bëhet publike dhe perëndimi nuk ka më dilema se ne po e po. Nëse jo dhe është e mundur, të kalohet në referendum.

Nëse numrat nuk arrihen as për referendum, të kalohet në zgjedhje të parakohëshme por tashmë me perëndimin si sponsor të forcave politike që aspirojnë dhe e kanë prioritare reformën në drejtësi.

Perëndimi t’i bëjë një nder vetes!

Perëndimi duhet të mbështesë haptazi e paekuivok forcat progresive në vënd. Jo për të mirën e ca politikanëve por të qytetarit shqiptar që meriton normalitet demokratik dhe vetes për të patur partner real në Shqipëri. E bëri dikur Rajersoni por hapi dyert edhe për ata që anatemonin komunizmin jo nga pozitat e demokratit por interesi  antishqiptar në rajon. Ta bëjnë si duhet edhe sot, hapur, qartë dhe pa mëdyshje.

Ne jemi shtet banane por ky është shansi të shpëtojmë nga ky turp dhe reforma në drejtësi dhe gjykatësi me integritet, së bashku me një ligj të drejtë prone dhe vote, futin vëndin në normalitet demokratik pakthim.

Nëse nuk ka shtet në botë ku ambasadorët të bëjnë ligjin, nuk as shtet në botë ku politika tallet 25 vjet rrjesht me votuesin, i vret kur protestojnë, u shet sovranitetin pa të keq tek fqinji, u merr jetën në fabrika abuzimi, u vjedh kursimet me piramidat, u shkatërron punën e mundin e 45 vjetëvë etj.

Sikurse nuk ka as shtet në botë ku media klienteliste dhe analistët hokatarë që dominojnë ekranet dhe faqet e medias, teksa bëjnë parimorin e merakosen për ndërhyrjen e ambasadorëve, lëpijnë në neveri unike 25 vjet karriken e rradhës në pushtet.

Ambasadorët me kot trokasin e presin tek shtëpia e shurdhit. Humbin dinjitet dhe rrezikojnë të bëjnë vetë shurdhin pastaj. T’i drejtohen qytetarit shqiptar. Më këtë refuzim arrogant të PD jo vetëm kundër interesin shqiptar por dhe interesit të SHBA dhe BE, me rregull treshi i bie që paradoksalisht reforma të quhet e suksesshme vetëm me kushtin që të mos marrë votën e PD (!) së sotme. Në këto rrethana, tallja me këtë reformë do të ishte pikërisht mbështetja nga ana e PD (sigurisht me “bishta” pas).

Edi Rama t’i japë dum dhe të bëjë të vetën. Mos pritni nga i përfoluri të zbrazi “thesin” me dëshirë. Nëse këtë e beson “xha Bequa” e PS, të mos tërheqë zvarrë shoqërinë në këtë iluzion se nuk ia kemi borxh.

Ndryshe bëhesh pjesë e problemit. Drejtësia nuk do bjerë nga qielli.

 

Artan Xh. Duka May 15, 2016 10:25
Komento

8 Komente

  1. Claus May 15, 15:50

    Turp i madh!
    Turp,turp dhe vetem turp!
    Turp e faqja e zeze per mediat,qe gjithe keto dite po lincojne nje vajze te re,viktime te epsheve te zuzareve te pushtetit!
    Turp e faqja e zeze per gjithe keto mediat,qe po tregohen kaq te pameshirshme me viktimen!
    Turp e faqja e zeze per gjithe keto media,qe po i sherbejne pushtetit deri ne ate pike,sa mund ta quajme me plot goje:kriminale!
    Nuk kam pare me pare,ne shtypin shqiptar,nje lincim te tille kaq te eger,kaq te pashpirt,kaq mizor,ndaj nje njeriu,ndaj nje vajze,ndaj nje viktime,sa ky qe po ndodh me vajzen qe denoncoi zyrtarin socialist!
    E pse gjithe kjo rrugaceri mediatike ndaj vajzes se gjore?!
    Sepse,pushti eshte socialist,sepse pushti eshte zyrtar socialist,sepse pushti eshte i Rames,sepse pushti eshte i pushtetit.
    Dhe,keto media jane mediat e pushtetit.Prandaj mbrojne pushtin e pushtetit.
    Po si nuk ju vjen rende more!
    Ne fillim ia publikuar identitetin.Pastaj hapet edhe nje faqe per ta lincuar publikisht.E tallni,e perqeshini,e fyeni,e ofendoni ate dhe familjen e saj.
    Po c’doni te arrini me kete?!
    A e dini more te pashpirt,se ku mund ta coje ky lloj lincimi i eger njeriun,aq me teper nje vajze te re,qe as i ka shkuar ne mendje nje gje e tille,se po t’i shkonte,as qe do ta kishte cuar ne mend te faktonte krimin?!
    E si per te mos mjaftuar lincimi i viktimes,keto media po duan te lincojne edhe femra te tjera.
    Po duan t’i gjejne shok kriminelit tek opozita.
    Qe dje mediat e majta,dhane nje “lajm” shume te felliqur,ku shahej rrugacerisht nje femer tjeter.
    Po a jeni njerez more?!
    Po a keni nene,motra,gra,vajza e mbesa,more te pashpirte?!
    A thua gjithcka ia vlejka per te mbrojtur nje si Edi Rama?!
    Edhe nderi i grave,motrave,vajzave dhe mbesave tuaja?!

    Reply to this comment
  2. kris. 1 May 15, 16:43

    shkurt dhe.qarte.Halli eshte se xha beqot dhe xha Sulot me reformen doktori drejtesi i kohale pa koqe,prandaj para se te zhvishen duan ti vene doktorit syze nr 25 dhe ca hallate te tjera

    Reply to this comment
  3. Tomorri May 15, 16:49

    Me sa kujtoj ishte xha Beqo qe nuk rrinte dot pa xha Sulon te Kapidani. I shkonte pas dhe kur ky e lagte nga lart me uje a shurre nuk e di. xha Beqo ashtu e donte xha Sulon Kapedan se vet nuk behej dot.

    Reply to this comment
  4. arbereshi May 15, 20:29

    Eshte nje foto kryeveper qe tregon shume. Flas per foton qe shoqeron artikullin

    Reply to this comment
  5. Mark uk May 16, 07:37

    U ba apo nuk u ba reforma ata nga te dy palet nuk i gjen gja more te shkret.Kta zihen me njeri tjetrin po pastaj vjedhin bashk.Me vjen inat qe ka 25 vjet e nuk arritet ti kuptonit.Ilir Meta me partin e tij LSI(levizja sipas interesit)mbrohet nga te dy krahet e politikes.A ishte vidijo e tij ber nga Dritan Prifti qe sodhi 21 janarin.Si e mbrojti Berisha besoj e dini.Cfar tha Edi Rama ne ate kohe per LSI.Si mund ta merrte mbas atyre fjalve qe ishin te verteta,pervec interesave personale qe kishin.Si ka mundesi qe i delni ne mbrojtje nje hajduti mafiozi qe drejton vendin sot,pervec disa militarucve qe japin gjithcka per nje thes miell.O Zot kur do zame mend e te kuptojm se si duhet pare per te ardhmen.Vetem pysni vehten tuaj si jemi sa ka ndryshuar ekonomija ime per tre vjet qeverisje e cfar na premtuan para kater vitesh.Po kerkojn njerzit te bejn dicka sa per te shkuar ne burk se aty te pakten i japin me hanger.Do ju lutemi dikujt te me kundershtoj po vetem me fakte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin