Xhaçka: Edi Rama i vetmi kryetar partie që sfidohet

August 28, 2016 12:15

Xhaçka: Edi Rama i vetmi kryetar partie që sfidohet

Në ditën e dytë të Akademisë Verore të FREESH, deputetja e PS-së, Olta Xhaçka, si përfaqësuese e Fondacionit “Qemal Stafa”, mbajti nje leksion ku foli për ideologjitë që udhëheqin partitë dhe procesin e politikë-bërjes

Nëpërmjet një deklarate për mediat nga PS, bëhet e ditur se Xhaçka në fjalën e saj theksoi se kriza globale financiare që nisi me Lehman Brothers dhe gjunjëzoi disa nga ekonomitë më të fuqishme globale, vuri në diskutim shumë parime dhe dogma dhe risolli në vëmendje pyetje shekullore mbi modelin më të mirë të organizimit të shoqërive dhe rolit të shtetit.

Në vijim, Xhaçka, e cila është edhe kryetare e Forumit të Gruas Socialiste, theksoi se “vlerat dhe parimet e kohës sonë janë vlerat dhe parimet e demokracisë sociale dhe ky është avantazhi i Partisë Socialiste dhe programit të saj qeverisës. Në Partinë Socialiste besojmë se merita dhe talenti duhet të përcaktojnë suksesin. Besojmë tek barazia e mundësive dhe trajtimi i barabartë për të gjithë, pavarësisht gjinisë, fesë, racës etj, besojmë tek shteti i së drejtës dhe barazia sociale; besojmë se shteti që duam duhet të nxisë të aftin, ashtu siç duhet të mbrojë të dobëtin. Besojmë tek solidariteti si një çështje e identitetit të përbashkët social apo kombëtar, që e ka burimin tek vlerat e përbashkëta.”

Pyetjeve të të rinjve për debatin në Partinë Socialiste, deputetja Xhaçka iu përgjigj se “PS është e vetmja parti që zhvillon debat të brendshëm dhe konstruktiv për mënyrën si drejtohet, per vendime dhe zhvillime të rëndësishme në Partinë Socialiste. Demokracia është hegjemonia e shumicës”, u shpreh Xhacka. “Edi Rama eshte i vetmi kryetar partie që sfidohet. Vetëm PS ka debat të brendshëm dhe kolegjialitet”, theksoi ajo

August 28, 2016 12:15
Komento

1 Koment

  1. tomi August 28, 18:48

    Ashtu thua ti e?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*