Xhaçka: Shqipëria, në hartën e vendeve që gjenerojnë dhe ofrojnë siguri

April 4, 2018 19:04

Xhaçka: Shqipëria, në hartën e vendeve që gjenerojnë dhe ofrojnë siguri

Forcat e Armatosura zhvilluan ditën e mërkurë një ceremoni për 9 – vjetorin e anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. E pranishme ishte dhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Ministrja Xhaçka, tha se tashmë Shqipëria është në hartën e vendeve që gjenerojnë dhe ofrojnë siguri dhe Forcat e Armatosura përditë e më tepër i përngjajnë homologeve të tyre aleate.

“Shqipëria mbetet një ndër vendet më të përkushtuara në NATO. Mbi 7 mijë ushtarakë shqiptarë në misionet e NATO-s në vite. Jemi pjesë aktive e çdo operacioni të Aleancës. FA do të vijojnë të jenë pjesë aktive e operacioneve të NATO-s”, tha ajo.

Gjithashtu, Xhaçka tha se Forcat e Armatosura, kanë rritur prestigjin e vetes si një institucion i besueshëm në vend.

o.j/dita

April 4, 2018 19:04
Komento

1 Koment

  1. ELIOT April 4, 20:02

    PO MOS HARRONI TE FORCONI EDHE USHTRINE E KOSOVES … DUHET TI NDIHMOJME ME ARME DHE ME FORCA TE PERBASHKETA ..MOS TI LEJME VETEM PARA SEBEVE .. SHQIPERIA DHE KOSOVA DUHET TE BLEJNE ARME KUNDER AVIONAVE ..DHE TANKEVE ..QE NA TREGON SERBI MILLOCHEVICH … DUHET TE KOMANDONI NGA AMERIKA SHUME ARRME TE REJA DHE KOSOVA DUHET TE BEJE FORCAT E ZBORISTAVE … QE TE STERVITEN PER ..TJU PERGJIGJUR ARMIQVE …MERCI ..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*