Xhaçka takon kontingjentin shqiptar në Rigë, major Tanushi në gjendje të rëndë

May 8, 2019 09:18

Xhaçka takon kontingjentin shqiptar në Rigë, major Tanushi në gjendje të rëndë

Më pak se 24 orë nga ngjarja në bazën Camp Adazi në Letoni, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka udhëtoi drejt Rigës për të vizituar kontigjentin e 4-t, EOD e për t’u takuar me drejtues të bazës ku që prej vitit 2017, Shqipëria përfaqësohet me trupat e saj si pjesë e misionit të NATO-s “enhanced Forward Presence”.

Fillimisht ministrja Xhaçka vizitoi dy efektivët e plagosur, njëri prej të cilëve, major Klodian Tanushi, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin Riga East University Hospital. Ministrja e Mbrojtjes u takua me mjekët që po ndjekin me vëmendje maksimale gjendjen e major Tanushit.

Më pas, ministrja Xhaçka e shoqëruar nga gjeneralmajor Nazmi Cahani, përfaqësuesi ushtarak i Shqipërisë në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel dhe atasheu ushtarak shqiptar kolonel Fadil Ciroku, mbërritën në bazën ushtarake Camp Adazi. Në takimin me efektivët shqiptarë, ministrja e Mbrojtjes shprehu dhimbje për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, ku si pasojë e shpërthimit të municioneve të paplasura, gjatë kryerjes së detyrës, humbi jetën nëntetare Zarife Hasanaj e u plagosën major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj.

Në mënyrë të veçantë, ministrja Xhaçka u interesua për dy efektivet, Enkelejdën dhe Nadjën, të cilat janë pjesë e kontingjentit të mbërritur në Letoni 5 muaj më parë.

“Dhimbja është e përbashkët dhe unë jam sot këtu me ju për të ndarë bashkë hidhërimin, por edhe për te gjetur forcën. Familjet e 3 efektivëve, ju dhe familjet tuaja, do të keni mbështetjen time personale, por edhe të secilit prej 8 mijë efektivëve të familjes sonë të madhe ushtarake, për të kapërcyer këtë moment të vështirë. Ju nuk do të jeni kurrë vetëm dhe asnjëherë s’do të jenë vetëm familjet e çdo burri dhe gruaje në uniformë”,- tha ministrja e Mbrojtjes gjatë bashkëbisedimit me efektivët.

Djemtë dhe vajzat e kontingjentit, misioni i të cilit përfundon pas pak javësh, thanë se janë të vendosur për të përfunduar plotësisht dhe me dinjitet misionin, jo vetëm si detyrim kushtetues, por mbi të gjitha për të vijuar angazhimin e lënë në mes nga kolegët e tyre.

Në takimin me ministren Xhaçka, drejtuesit ushtarakë kanadezë e letonezë të bazës, shprehën vlerësimet maksimale për përfaqësimin dinjitoz dhe profesionalizmin e efektivëve shqiptarë në këto dy vite të përfshirjes së tyre të misionit të NATO në Letoni.

May 8, 2019 09:18
Komento

2 Komente

  1. intelektuali May 8, 14:22

    CFARE HIPOKRIZIE CINIKE E PESHTIRE ENVERISTE

    Shikoni se cfare qyfyresh thote nusja budallacke enveriste e Servet Pellumbit qe Edvin kaqoli e ka hedhur me parashyte ne karriken e Ministres se Mbrojtjes:

    “…Shpreh dhimbjen për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, ku si pasojë e shpërthimit të municioneve të paplasura, gjatë kryerjes së detyrës, humbi jetën nëntetare Zarife Hasanaj e u plagosën major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj…”

    Cfare ishin keto municione te paplasura ne nje poligon stervitor te NATO-s qe eshte ngritur per te trajnuar ushtarake dhe jo per te vrare njerez si zogj pule? C’eshte ky poligon trajnimi horror qe vret studentet e tij sic deklarojne se ka ndodhur edhe me pare vete drejtuesit letoneze te kesaj baze ushtarake te NATO-s me siguri zero per ushtaret dhe cila eshte e verteta?

    sepse:

    Llogjet mashtruese me “municione te paplasura” ne nje poligon trajnimi stervitor qe vrasin studentet si zogj pule dhe qe nuk perkojne me njeri tjetrin ne kohe dhe llogjike elementare, jane vetem sa per te hedhur hi ne syte e opinionit publik per kete poligon rezili te ngritur nga injorante dhe dallkauke.

    PSE NUK I KERKON SHTETI SHQYPTAR NATOS DHE LETONISE DALLKAUKE DEMSHPERBLIM TE MAJME PER FAMILJEN E VIKTIMES?

    ndryshe:

    Propaganda enveriste e nuses ministre te Servet Pellumbit me parrulllen:

    NJE BIE, MIJRA NGRIHEN!

    Duken si ngushellimet e Edi Rames per Sali Berishen kur Bumja e financuar nga Pentagoni i Bush Junjorit ne Gerdec groposi te gjalle 26 vete dhe askush nga Shteti shqyptar me Bamir Topin ne krye nuk i kerkoi SHBA kurfare deshperblimi per familjet e viktimave.

    Reply to this comment
  2. Oparaku May 8, 21:10

    Ndigjoni dhe lexoni kete intelektualin.qe eshte i persekutuar nga rregjimi komuniste dhe i shperblyer nga partia rinindjes.Ky ben komente te fameshme duhet me persekutuar edhe kete si te jatin si bashkpunetor i armiqeve te Shqiperise.
    Ne vend qe te beje koment ne lidhje me drejtuesit e shtetit Lituanez qe nje here thane se jane shume mire dhe tani thote per majorin se eshte ne gjendje te rend.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim