Xhaçka te “Siguria”: Sulmi ndaj Meçollarit, hakmarrje e Berishës

March 6, 2018 10:40

Xhaçka te “Siguria”: Sulmi ndaj Meçollarit, hakmarrje e Berishës

 

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u thirr sot në seancë dëgjimore nga Komisioni i Sigurisë Kombëtare lidhur me deklaratat e dhëna nga opozita për Artur Meçollarin, një prej negociatorëve për “Detin” me greqinë.

Opozita e akuzon atë si spiun, por ministrja Xhaçka jep disa informacione që sipas saj tregojnë se ndaj tij po hakmerren pasi refuzoi të jepte pronat e ushtrisë për miqtë e ish-kryeministrit.

“Më lejoni të shpjegoj rreth largimit të Meçollarit në 2012-ën. Ai u largua padrejtësisht dhe arsyet e vërteta janë se ai refuzoi të hiqte nga plani i përhapjes disa baza, nuk pranoi t’ia jepte miqve të doktorit ish-kryeministër. E gjitha ishte një hakmarrje personale, që nuk kishte të bënte me përmbushjen e detyrës, e aq më tepër me agjenturat”, deklaroi Xhaçka.

Xhaçka tha më tej se as nga përgjimet ndaj Meçollarit nuk u zbulua asgjë. Ajo shkoi më tej kur tha se në rrjetën e përgjimeve ranë edhe eksponentë të vendeve anëtare të NATO-s.

“Ndaj Meçollarit ka pasur inskenim provash qesharake, aq sa ministria nuk pranoi të paraqesë provat në procesin gjyqësor. Asnjëherë ministria nuk nisi proces për të ashtuquajturin spiun. Për më tepër, procesi i përgjimit që vijoi më pas ndaj Meçollarit, që kërkoi miratimin e prokurorisë mbi të dhëna të gënjeshtërta, jo vetëm ishte flluskë sapuni, por makineria e përgjimit nuk u ndal edhe kur në përgjime dilnin eksponentë të vendeve aleate të NATO-s”, vijoi ajo.

Më tej ajo tha se Meçollari është një ndër ekspertët e pakët që ka Shqipëria për të drejtën detare.

“Kapiten Meçollari ka një eksperiencë të gjatë, është marrë me të drejtën detare, kapiteni ka dhënë kontribut dhe ka ofruar konsulencë për disa ministra të jashtëm, edhe kur Ministria e Jashtme drejtohej nga opozita e sotme. Vendi ynë ka pak ekspertë të së drejtës së detit, dhe një prej tyre është edhe kapiten Meçollari”, tha ministrja në komision.

l.h/ dita

March 6, 2018 10:40
Komento

4 Komente

  1. Sali Berisha "Monument Kulture" March 6, 11:18

    Berishes I lejohet te bej cfare te doje, eshte monument culture per 27 vjet ! Eshte demokrati me I madh ! Ai eshte mbret I lejohet atij dhe familjes se tij sepse I ka dhene shume popullit shqiptar ! Ka fut Shqiperine ne Nato, ka rrezuar Regjimin e Enver Hoxhes, megjithse I sherbeu per 25 vjet ! Ka krijuar PD Berisha Monument Kulture, Ruhet nga Shteti dhe me shpenzime te medha nga shteti .Mbreti nuk futet ne burg edhe sikur te marr toka saraje .kush prek mbretin eshte armik eshte anti democrat eshte Komunist ! He, he, he,

    Reply to this comment
  2. e di March 6, 12:43

    o shtet prej karitoni ,
    jeni shndruar ne hale kriminelash .

    si nuk i vjen turp ktyre pushtave ,
    qe vazhdojn te hane mut-in e hale-se vicidolit sali berrisha !

    Reply to this comment
  3. info analitike March 6, 21:19

    Shiko kush po jep mendmbesa e Sevetit, ish nusja e Shemsie Kadries, qe na ra ne dashuri me nje tjeter derdimen gjate greves se urise se rilindjoteve. Po amani more shoke se u bete gazi i botes me keto figura plot “integritet” qe keni ngrehur ne krie te Ministrise se Mbrojtjes!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*