Xhafa: Referendumi për tri ligjet, marrëzi e Berishës

Redaksia Online March 18, 2013 09:51

Xhafa: Referendumi për tri ligjet, marrëzi e Berishës

Nënkryetari i Komisionit të Ligjeve e cilëson marrëzi nismën e maxhorancës për të mbajtur referendum për tri ligjet e integrimit. Deputetit socialist, Fatmir Xhafa, thotë në një intervistë për Nesë 24 se Kushtetuta e ndalon mbajtjen e një referendumi gjashtë muaj para dhe tre muaj pas zgjedhjeve. Kjo ishte marrëzia e radhës. Nuk bëhet se është e shkruar e zeza mbi të bardhë. Edhe nga pikëpamja formale kushtetuese, ligjore nuk mund të bëhet referendum, e thotë Kushtetuta e thotë ligji, nuk mund të bëhet referendum gjashtë muaj para dhe tre muaj pas zgjedhjeve. Do të thotë që nuk ka referendum gjatë vitit 2013. Mirëpo kjo është njëra anë e problemit. Kushtetuta e përcakton qartë , se 6 muaj para zgjedhjeve dhe 3 muaj pas tyre, nuk mund të ketë referendum. Ana tjetër dhe më e rëndësishme është kurajë që ka ky njeri për t’u tallur me njerëzit në këtë vend, për ti quajtur njerëzit budallenj, për ti konsideruar zgjedhësit në këtë vend si njerëz pa sy dhe pa veshë. Kjo është një fyerje për qytetarët e vendit tënd të cilët nuk presin referendumin nga ty, por presin drejtësinë nga ty. Presin ti të japësh prova për ndëshkueshmërinë e korrupsionit në radhët e qeverisë dhe në radhët e vetë pushtetit gjyqësor, për ata pak njerëz që i kanë marrë frymën dhe e kanë bërë delen e zezë shoqërinë shqiptare, shtetin shqiptar, gjyqësorin shqiptar për këtë gjë. Ky u thotë të bëjmë një referendum për një gjë që nuk mund ta bëj dot dhe kjo është tallëse, është fyese. Jo thjesht për atë militantin e Partisë Demokratike, por edhe për qytetarin e thjeshtë në këtë vend. Nga ana tjetër kjo tregon psikologjinë, mentalitetin e këtij njeriu që qeveris momentalisht vendin. Sepse tre ligjet, e tha shumë mirë komisioneri, sepse dhe partnerët tanë e dinë shumë mirë që nuk është kjo thembra e Akilit që të shpëtoj pushteti gjyqësor, apo të shpëtoj administrata. Kur flasim për tre ligje flasim për një lloj fryme, flasim për një lloj marrëdhënieje brenda dhe jashtë parlamentit me të gjithë faktorët e tjerë. Që do të thotë për nevojën që ka për tu marrë vesh, për tu mirëkuptuar, për nevojën që ka që disa çështje të rëndësishme në këtë vend të trajtohen në frymë bashkëpunuese. Prandaj, me shumë të drejtë ndërkombëtarët i kanë kërkuar dy gjëra kryeministrit, sinqeritet dhe aftësi për të dialoguar dhe bërë kompromis. Dy gjëra që ky nuk i ka pasur dhe nuk mund ti ketë tani në fund të mandatit të tij politik. Nuk i ka treguar kurrë që janë pjesë e mentaliteti të tij politik dhe qeverisës. Kjo është thelbësore dhe e kërkojnë këtë gjë sepse ka të bëj me thelbin e mirëqeverisjes në një shtet normal”, thotë Xhafaj.

Xhafa mban të njëjtin qëndrim edhe në lidhje me propozimin e Berishës për uljen e moshës së votuesve nga 18 në 16 vjeç. Kjo është një marrëzi edhe kushtetuese edhe ligjore. Ka një pengesë kushtetuese, duhet të ndryshosh Kushtetutën. Së pari, është fakti që ky nuk njeh rregulla loje. Ka filluar loja, janë përcaktuar rregullat, kanë dal listat e zgjedhësve. Çfarë kërkon të ndryshosh, të ndryshosh rregullat e lojës? Ka rënë gongu zotëri. Ka filluar loja, s’mund ta ndryshosh këtë rregull, është absurde, është e papranueshme edhe sikur të kesh të drejtë, por është një gjë që nuk ke të drejtë. E dyta, ka disa standarde që nuk janë vetëm shqiptare. E ky është një standard që është në shumicën dërrmuese të vendeve europiane. Nuk janë më pak të mençur 16-vjeçarët atje sesa 16-vjeçarët në Shqipëri”.

 

 

 

Redaksia Online March 18, 2013 09:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*