Xhafaj: “Bajrajt” ndër më të rrezikshmit në vend, grup i dhunshëm e kriminal

September 24, 2018 21:51

Xhafaj: “Bajrajt” ndër më të rrezikshmit në vend, grup i dhunshëm e kriminal

“Grupi “Bajraj” është një ndër grupet krininale më të dhunshme në vend i strukturuar prej afro 2 dekadash”, tha ministri Brendshem Fatmir Xhafaj, si i ftuar në emisionin “Real Story”.

Sipas ministrit Xhafaj: “Kur flasim për grupe duhet të dimë që për policinë dhe prokurorinë që merren me hetimin e tyre nuk është punë e lehtë, është proces i vështirë, gjurmimesh e ndjekjesh. Në rastin konkret, grupi “Bajraj”, ka së paku që 6 muaj që është nën proces intensiv ndjekjeje nga task forca e policisë së shtetit sepse është një nga ato grupe që është të listuara tek forca e ligjit për shkak të rrezikshmërisë së lartë shoqërore.

Konkretisht nga muaji shkurt nga nisur hetimet ndaj këtij grupi dhe mbledhjen e provave. Është një ndër grupet që operojnë në Shkodër, një ndër 6-7 grupet më të rrezikshme në shkallë vendi dhe ndër më të fortët në veri.

Është një grup i mirë strukturuar kriminal me bazë lidhje të forta familjare e krahinore. Ka shtrirje ndër vite që nga 1996-1997, dhe vit pas viti anëtarët kanë ushtruar veprimtari të rregullt kriminale në Shkodër dhe jashtë këtij qyteti”.

Më pas ministri i Brendshëm do të shtonte: “Një karakteristike tjetër është lidhja me grupet e tjera kriminale që janë grupe të rëndësishme të cilat po hetohen nga task forca jonë në Elbasan dhe një qytet tjetër. Shtrirja e aktivitetit të grupit ose kupola e saj në Holandë dhe Belgjike. Është një grup shumë i dhunshëm, përdor dhunën ekstreme ndaj rivaleve dhe viktimave.

Akuzohet për disa vepra penale, trafik droge, qeniesh njerëzore, vrasje, përdhunime dhe vënie eksplozivi. Të gjitha këto e përcaktojnë këtë grup, me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ky grup ka pasur influence shtetërore në kohëra të ndryshme ndër vite, madje edhe në polici, në kohët e fundit ne kemi punuar shumë që t’ia heqim këto influenca”.

 

V.L/ Dita

September 24, 2018 21:51
Komento

9 Komente

  1. Pilafi ka shume kohe qe nuk mban me uje. September 24, 22:26

    Po per 2 dekada qe ky grup kriminal u la i lire, kush mban pergjegjesi????

    Reply to this comment
    • Anton September 24, 23:03

      Bashkim Kopliku

      Reply to this comment
    • Hosteni September 24, 23:33

      Me drejtesine merret drejtesia, thote i gjati. Ndersa Xhafaj te mos haje mut kot, informacionet i kane taze nga Belgjika, aq me teper sepse “kapoja” i grupit punon edhe per policine belge.

      Reply to this comment
  2. Barku i madh September 24, 23:44

    Kta jane ata miqt e Bashes qe i shtronin mitingjet sa here shkonte lulushi

    Reply to this comment
  3. Tasha September 24, 23:44

    Cja u beri mire ky i madhi. Ska llafe me kete

    Reply to this comment
  4. bato September 24, 23:47

    Ja pra forca e ligjit qe per mendimin tim duhej te ishte bere shume kohe me para po eshte merit vetem e ktij burri

    Reply to this comment
  5. Gazetari Investigativ Xixellues September 25, 00:03

    Perse nuk pyesni gazetarin Artan Hoxha sa u pagua per intervisten qe i mori para dy muajsh SB? U be gazi i Shkodres, ky pleh i pamoral…qe e quan veten gazetar investigativ…

    Reply to this comment
  6. Alban I September 25, 10:26

    Xhafa-ky eshte Ministri qe Duam!

    Reply to this comment
  7. info analitike September 25, 11:13

    Tani i erdhi zeri Xhafajt, pasi ia shkunden mire rehatine shkresat qe vinin nga Belgjika dhe Hollanda ne lidhje me aktivitetin kriminal te kesaj bande? Ore po me ate vrasjen e shoferit te Xhafajt cfare u be? perse askush nuk merr guximin te pyese ministrin? Po per lojerat e fatit, pikat e vbasteve te zoteruara nga Gonja, vellai i ministrit perse nuk pyetet. E kujtoni se si u hodh perpjete qy Xhafaj kur Luneda Sufali i permendi faktin se vellai i tij ishte i lidhur me lojerat e fatit e Xhafaj ishte ne konflikt interesi. Me sa shoh disa duan qe shteti te drejtohet nga figura te tilla te diskredituara qe nga koha e kumandarit e qe nje vetting per se mbari duhej tu kishte hequr te drejten per te qene pjese e administrates se shtetit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*