Xhafaj: Do thithim kapacitetet më të mira në fushën e kriminologjisë

December 23, 2017 13:07

Xhafaj: Do thithim kapacitetet më të mira në fushën e kriminologjisë

Reformimi i Akademisë së Sigurisë ka mbledhur në një tryezë zyrtarët më të lartë të Ministrisë së Brendshme, të Arsimit, Drejtësisë, deputetë, pedagogë, përfaqësues të Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe ekspertë nga institucione të tjera.

Palët ranë dakord për ngritjen e një grupi të përbashkët pune për të hartuar paketën ligjore me ndryshimet e propozuara. Kjo në funksion të shndërrimit të Akademisë në një institucion me status të veçantë.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaroi se për të pasur një Polici më të mirë, duhet të kemi një Akademi më cilësore. Ai tha se do të investohet shpejt jo vetëm në infrastrukturë, por do punohet për afrimin e pedagogëve më të mirë dhe për përmirësimin e programeve arsimore.

Një vëmendje të posaçme do të marrë shndërrimi i Akademisë në institucion lider të kërkimit shkencor në fushën e policimit dhe sigurisë.

“Ne kemi nevojë që këtu të kemi më të mirët, më të zotët dhe më të ndershmit që kemi në këtë fushë, përfshi edhe ata që ju quani trajner të trajnerëve që dëshironi të merrni për të trajnuar në Policinë e Shtetit. Sepse ai është shembulli që ndjekin studentët, dhe kjo është thelbësore për ne.

Këtu fillon dhe mbi këtë bazament ngrihet çdo lloj qasje dhe çdo lloj vizioni. Pres vetëm të shohë se cilat janë propozimet, qoftë për çështjen e pagave, qoftë për elementë të tjerë, që ligjet i lejojnë apo që ne mund t’i përshtasim për të thithur kapacitetet më të mira në fushën e kriminologjisë dhe drejtësisë penale, por edhe në fushën e sigurisë”, u shpreh ministri Xhafaj.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolli tha se do të ndërmerren hapa konkretë për reformimin e mëtejshëm të Akademisë së Sigurisë, që përfshin edhe studimet master.

“Gjëja e parë që besoj se duhet bërë, është ecja me statusin e veçantë të kësaj Akademie. Momenti tjetër që është shumë i rëndësishëm, ka të bëjë me akreditimin. Në momentin që përcaktojmë statusin, ne bëjmë riorganizimin konform statusit dhe ligjit të ri të Arsimit të Lartë, përcaktojmë tipologjinë e programeve të formimit të studimit duke u përafruar me standardet më të mira, që do të thotë kurikula dhe gjitha të tjerat. Ne ecim përpara me procesin e akreditimit”, nënvizoi ministrja Nikolla.

Drejtori Bilbil Memaj, pasi paraqiti vizionin për reformimin e Akademisë së Sigurisë, ndër të tjera deklaroi se objektiv i këtij sistemi arsimor do të jetë formimi i specialistëve për të gjithë agjencitë ligjzbatuese në vend. Ai shtoi se objektiv kryesor është përafrimi i standardeve arsimore, me ato europiane.

“Është afërsisht 20,200. Afërsisht them, sepse është dinamik. Po 50% afërsisht, është Policia e Shtetit. Po ju them që pjesa tjetër e punonjësve të sigurisë publike nuk kanë shkollë deri tani dhe nuk kanë detyrim për të ardhur në Akademinë e Sigurisë. Kanë bërë kurse kualifikimi, por nuk kanë bërë shkollë.

Ne si Akademi Sigurie mendojmë që të gjithë institucionet e sigurisë publike, për vitin që vjen, duhet t’i nënshtrohen kalimit në shkollë bazik, apo formim profesional të vazhdueshëm dhe nuk duhet të vijohet me këto praktika. Pra të gjithë institucionet e sigurisë publike duhet të vijnë në akademi, të testohen dhe të seleksionohen për të mbajtur në punë ata që plotësojnë kriteret”, propozoi Memaj.

Ministri i Brendshëm e vuri theksin gjithashtu tek forcimi i Qendrës Kërkimore Shkencore dhe shtoi se për rekrutimet, krahas aftësive fizike, thelbësor mbetet testi i integritetit.

“Në vlerësimin tim dhe e ndaj këtë me ju, thelbësore mbetet formimi dhe testet e integritetit. Dhe besoj që duhet të biem dakord që në këto kurikulat dhe këto programe duhet të ketë më shumë formim dhe vlerësim për etikën profesionale, për vlerat humane të profesionit, që flasim gjithnjë e më pak dhe sidomos për qëndrueshmërinë morale. Po gjithashtu, duhet të mësohet që këtu në Akademi, për punën në ekip, Policia është një skuadër”, tha ministri Xhafaj.

December 23, 2017 13:07
Komento

6 Komente

  1. Ela sako December 23, 13:32

    Vetem kur i kushton rendesine e duhur asrsimimit ateher ndryshon vendi.

    Reply to this comment
  2. Elena Cukaj December 23, 13:34

    E keni gjetur tamam. Qe te ndryshoj polucia e shtetit duhet te filloj mdryshimi qe nga rrenjet nga mesimdhenia.

    Reply to this comment
  3. Elsa shabani December 23, 13:39

    Te bashkuar per te ndryshuar i thon ksaj.

    Reply to this comment
  4. Kalaja e Lekursit December 23, 14:14

    Zgjihi nga te duash ,edhe nga Hena ti maresh .,..Korupsioni ne Polici ,.i kalon te gjitha limitet …jan te gjithe te koruptuar .dhe te paafte ….

    Reply to this comment
  5. jepini ,o bura ,Tendera- ne emer te sofstikimit te policise -Akademise Hajnise -funderina December 23, 15:41

    o ti thithte ato TRU fshesa e korentit
    du o dallkauk .
    beni tendera ne emer te pordheve qe ju fishkellejn hundeve nga X – mashtrues ,
    dhe pervetesoni Miljonat ,kjo o filozofia juaj ne kto 27-vjet !
    Po ju i kini para hundeve kriminelat e bandat politike o ju placin llambatinat ,qe shikojn vetem ne drejtim te miljonave ,ju dashka teknologji speciale dhe “Akademi” idiotash me dallu saliun,meten,bashen,vishon,llallen ,boden,rulin,e gjithe banden antishqiptare ne politike ? Apo s’i dalloni dot ,sepse jane pak a shume te ngjashem me ju vete ! yyyyyt plehra .Si su ngopet njiher o te pangopur ,o rrac qensh te te Huajit .Politka eshte Kanceri i Shqiperise .

    Reply to this comment
  6. info analitike December 23, 19:04

    Po pse deri me tani qe nuk late kriminel apo trafikant pa punesuar ne administraten shteterore cfare keni bere? Nuk ishit ju qe me popmpozitet perrallisnit per sukse e rilindje te policise, madje kryepsikopati hiqej dhe si njeri i popullit duke ecur pa makine ndersa tani nuk i numerohen dot rojet qe i vene nga pas. Ore po per Balilin dihet gje nga behet? Do ta kapni apo prisni qe te vije vete e te futet ne burg? Qe nje ish hetues enverist, sekretar rinie i asaj kohe te flase per vetting kete vetem shoku Lu dhe shoqja Vllahutinke e besojne.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*