Xhafaj: Dosja “Habilaj” i përket drejtësisë italiane

October 18, 2017 11:11

Xhafaj: Dosja “Habilaj” i përket drejtësisë italiane

 

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj iu përgjigj interesimit të gazetarëve mbi çështjen e dosjes “Habilaj”, duke thënë se ajo i përket drejtësisë italiane.

“Dosja “Habilaj” i përket drejtësisë italiane. Nuk jam nga ata politikanë që flas pa përfunduar hetimet”, tha Xhafaj.

Gjykata e Katanias, në dosjen prej më shumë se 400 faqesh që vulosi fatin e Moisi Habilajt dhe bandës së tij, përmend edhe emrin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sipas gjykatësve dhe prokurorëve italianë, Habilaj përmend Tahirin si kushëririn e tij, si mbështetës të veprimtarisë në shkëmbim edhe të parave për fushatë.

Pjesë e kësaj dosje është një përgjim i datës 16 dhjetor të vitit 2013 i një bisede mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelajt, kur ata sipas vlerësimit të prokurorëve dhe gjykatësve italianë, përmendin Ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri.

Hetuesit italianë bëjnë një përmbledhje të kësaj bisede.

“Të dy flasin për një person me pushtet me emrin “Saimir Tahiri” (deputet i Shqipërisë) njeri i politikës. Moisiu thotë: Çfarë ka më shumë se ne ai? Por Sabi (Sabaudini) i përgjigjet duke i thënë që Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin e famës, pozitës), por nuk beson që ka më shumë para se ata. Moisiu bën llogaritë sipas të cilave Saimiri në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro. Sabi i thotë që të gjitha ato para ai i harxhon në fushatën elektorale. Por Moisiu i thotë që atij nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale”, thonë hetuesit italianë.

October 18, 2017 11:11
Komento

5 Komente

  1. Arben October 18, 14:17

    NJESOJ SI DOSJA E VELLAIT TEND, MORE

    BY….IR.

    Reply to this comment
  2. Aldo Isufi October 18, 15:09

    Te gjithe me vrap duke sulmuar si uqer,,,po ca jeni ju te medias nuk i late njerezit njhere rehat.

    Reply to this comment
  3. intelektuali October 18, 16:16

    ASHIQARE HETUESI GJAKATAR I ENVERIT FATMIR XHAFAJ NUK KA CFARE TE THOTE

    Po pse nuk ben te pakten ate qe duhet te kryeje nje Minister Rendi me moral dhe te shfajesoje ish shefin e policise se Vlores qe zbuloi i pari mafiozin kriminel Saimir Tahiri, por qe u perndoq nga mafia e droges si nje fashist dhe qe ka gjetur strehim politk ne Zvicer pa kurfare mbeshtejte nga Drejtesia e dhjere albaneze.

    Reply to this comment
  4. pragdimri October 18, 20:17

    Nje flluske sapuni dhe pas 15 ditesh, kjo çeshtje nuk do te egzistoje me. E shtyne dhe pak vetingun deri sa ti dale boja fare.

    Reply to this comment
  5. perkthyesi October 19, 09:33

    Fakti qe asnjehere nuk reagon per bemat e vellait, e kompromenton shume rende kete minister. Rama duhet medeomos te rishqyrtoje pozicionin e Xhafajt si minister, ndryshe, kostot ne qeverisje do i kete te sigurta!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*