Xhafaj: Për policinë, buxheti më i madh në 10 vitet e fundit

November 15, 2017 10:12

Xhafaj: Për policinë, buxheti më i madh në 10 vitet e fundit

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj u shpreh sot se operacioni i paralajmëruar nga policia “Forca e Ligjit” është dëshmi e angazhimit të qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar.

“Aksioni forca e ligjit i miratuar se fundmi dëshmon vullnetin politik dhe institucional të qeverisë edhe agjencive të tjera ligjzbatuese në luftën pa kompromis të krimit të organizuar. Buxheti i alokuar nga qeveria për ministrinë e Brendshme për vitin 2018 është gjithashtu një tregues i qartë i vullnetit të kësaj qeverie për jetësimin e këtyre projekteve madhore. Ky është buxheti më i lartë të paktën 10 vitet e fundit me një rritje 70% krahasuar me vitin që sapo mbyllim. Do shkojë kryesisht për investime te teknologjia në fushën e hetimit dhe pajisjet shkencore, mungesë që ka ndikuar ndjeshëm në efektin e zbulueshmërisë së krimit”, u shpreh Xhafaj.

Gjatë fjalës së tij në Konferencën Shkencore në Akademinë e Sigurisë, Xhafaj tha se për luftën kundër krimit të organizuar nevojitet më shumë bashkëpunim.  Ai e vuri theksin te reformimi i Akademisë si garanci për të përgatitur studentë dhe punonjës policie të aftë dhe të motivuar.

November 15, 2017 10:12
Komento

9 Komente

  1. Klajdi Kodra November 15, 10:57

    Me vjen mire qe buxheti per ministrine e brendshme eshte rritur sepse vetem keshtu siguria e vendit do jete ne nuvele te larta.

    Reply to this comment
  2. Leti Braha November 15, 11:15

    Me te rinj profesionista dhe te pergatitur me se miri e perkushtim do te ece dhe ky vend perpara.iku koha e perfitimit dhe hajduteve qe perfitonin nga pozitia ne kurriz te vendit

    Reply to this comment
  3. Eralda Shehu November 15, 11:19

    Ne gjithe keto vite buxheti i policose se shtetit ka qene cope cope dhe ankoheshin per sherbim pastaj.Me kete rrutje buxheti cdo gje eshte ne vuje te mbare.

    Reply to this comment
  4. dona gjoka November 15, 11:27

    po normale se kemi nje minister qe nuk e ka mendjen per te vjedhur po per te punuar.normal qe vendi do te shkoje perpara dhe do te kemi nje polici te denje

    Reply to this comment
  5. bianka demirasi November 15, 11:31

    epo me ne fund po degjojm lajme te mira ne luften kunder krimit te organizuar.rritja e buxhetit do te thote shume dhe besoj se gjera te medha do te behen.

    Reply to this comment
  6. era agolliaj November 15, 11:33

    rritja e buxhetit tregon se puna eshte marre me seriozitet dhe devotshmeri.shpresoj te vazhdohet ne te njejtat ritme

    Reply to this comment
  7. hajdar vukaj November 15, 11:50

    Per te arrit ato qe duam na duhet nje buxhet i tille.mire e keni menduar,ajo qe nuk ju dha policise keto 20 vite ti jepet sot .

    Reply to this comment
  8. Ilir November 15, 12:11

    Buxhet te tille duhet te ishin krijuar prej kohesh . Pritet qe te behet nje lufte e madhe kunder krimit te organizuar e A-ja per te filluar eshte krijimi i nje policie profesioniste.

    Reply to this comment
  9. izi hoti November 15, 12:43

    I lumtur dhe shpresplote qe me ne fund edhe nje drejtues i larte qe vertet ka interes te rrise besimin e policis ne komunitet dhebi thot gjerat ashtu sic jane pa i kamufluar

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*