Xhafaj: “Forca e ligjit”, një realitet i prekshëm

February 26, 2018 10:43

Xhafaj: “Forca e ligjit”, një realitet i prekshëm

Këtë të hënë Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka folur nga foltorja e Kuvendit lidhur me diskutimet për projekt ligjin për vlerësimin e punonjësve të policisë dhe gardës.

Ministri tha se të gjithë punonjësit nga më i thjeshti duhet të hetohen dhe procesi do të jetë i ndershëm dhe i pavarur. Vetëm kështu publiku do të bindet për objektivitetin e procesit.

Ai ka paralajmëruar se do të goditen nga ligji të gjithë ata politikanë, të majtë apo të djathtë, që janë të lidhur me grupet kriminale.

“Me Reformën në Drejtësi besoj se kemi bërë një hap përpara. Ky proces ka gjithë mbështetjen e qytetarëve. Në këtë rrugë kemi mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtar. Ata do të jenë aty për të mbështetur organet e Vettingut”.

Ndërsa lidhur me të gjithë ata që janë skeptikë dhe nuk janë dakord, Xhafaj preferoi të mos flasë, por vetëm i quajti të pa lexuar.

“Për sa i përket atyre që kanë hedhur baltë kundrejt meje nuk po ju formuloj asnjë fjalim. Ka disa që e kanë konsideruar këtë proces një zgjidhje shqiptare. Disa e kanë quajtur këtë një taktikë komuniste. Ky proces është zbatuar në shumë vende si SHBA, Itali, Britani etj”.

Xhafaj tha gjithashtu se Policia e Shtetit ka bërë punë të mirë dhe rezultatet janë të dukshme.

Përbaltja e disa prej jush që i bëni Policisë së Shtetit nuk është vetëm në nderin tuaj por përgjegjësinë tuaj. Ju duhet të falënderoni Policinë e Shtetit.  Nuk jam duke thënë se rezultatet janë spektakolare, por po penalizojmë elementët kriminalë. Policia e 2017 ka sjellë rezultate shumë të mira dhe këtë nuk e them unë, por shifrat”, tha ministri teksa ftoi deputetët të votojnë projektligjin.

l.h/ dita

February 26, 2018 10:43
Komento

1 Koment

  1. Adih February 26, 14:02

    Ju faleminderit zoti Xhafa ,por nje bravo te madhe AMERIKES DHE BE .Zoti i bekofte te dyja ,per jete te jeteve .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*