“Pse nuk gërmove për vëllanë tim me dy ministrat e tu?!”

September 12, 2017 15:34

“Pse nuk gërmove për vëllanë tim me dy ministrat e tu?!”

 

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i ka kthyer përgjigje akuzave të opozitës për lidhjet e tij me krimin.

“Duhet të arrestosh vëllain e Fatmir Xhafajt dhe t’ia dorëzosh Interpolit që e kërkon për trafik ndërkombëtar droge. Duhet të shkarkosh Fatmir Xhafajn si njeri të lidhur me krimin”, deklaroi Lulzim Basha gjatë fjalës së tij të mbajtur sot në Kuvend.

Përgjigjja Xhafajt erdhi po në seancë e sotme parlamentare, ndërsa i cilësoi akuzat si “të vjetra dhe të risjella nga baltë hedhësit e vjetër dhe të rinj”.

“Keni ndërmarrë ndaj meje një sulm  të egër personal, bazuar në një histori të filluar 15 vite më parë, dhe për të cilën disa herë kam bërë publike fakte dhe qëndrimin tim.

15 vjet më parë në 2002, kur unë isha ministër dhe ju  opozitë e ngritët  për herë të parë publikisht këtë akuzë. Jam përgjigjur përmes një deklarate. Në 2010, kur ju ishit në pushtet njëri kryeministër dhe tjetri, dora vetë, ministër i Brendshëm i asaj kohe, më sulmuat si kundërshtar opozitar përsëri me të njëjtin avaz, vëllai dhe e shkuara e tij.

Shtatë vjet më parë në 7 tetor në këtë sallë unë si opozitar iu përgjigja akuzës tuaj si pushtetar. Çfarë kam pasur për të thënë i kam thënë. Ju prej 8 vitesh ishit në pushtet i kishit të gjitha mundësitë si kryeministër, dhe ministër i Brendshëm të provonit akuzat, të ndëshkonit ashpër me policinë, prokurorët dhe gjyqtarët tuaj. Nuk besoj se i falët familjarët e mi se mua jo e jo!

Gjashtë vjet më vonë iu rikthyet këtij avazi në kulmin e reformës në drejtësi. Çfarë nuk thatë për ta bërë sa më ndërkombëtare akuzën tuaj të vjetër. Ju vazhduat avazin dhe unë reformën dhe rezultati dihet”, tha Xhafaj.

Ministri i Brendshëm kishte edhe një pyetje për Bashën.  

“E rifilluat të njëjtën akuzë sivjet në mars, kur u bëra ministër i Brendshëm. Thatë çfarë ju nxorri goja e ligë, për dy tre muaj.

Nga maji i këtij viti ju opozitarët u bëtë pushtetarë, në dy ministritë kryesore të ligjit, në atë Brendshmen dhe të Drejtësisë.

Ministrat të cilat u emëruan personalisht nga kryetari juaj. Janë të dyja ministritë ku janë faktet dhe provat kombëtare dhe ndërkombëtare nëse ka të tillë.

Por çfarë bëtë ju?! Si nuk gërmuat xhanëm dhe ti zbulonit. Ku kishte rast më të mirë sesa të më kryqëzonit me fakte e prova sipas jush.

As më shumë e as më pak, jo vetëm kryetari juaj dhe askush tjetër,  i veshur si ky edhe me mandat ligjzbatuesi apo moralbërësi nuk mund të më vendosë mua në këtë akuzë apo të më bëjë përgjegjës.

Por çfarë i ka ndodhur apo mund ti ndodhë një pjesëtari të familjes time. Cilido prej tyre që ka pasur ose mund të shkelë në të ardhmen ligjin është madhor dhe ka përgjegjësinë ta vuajë atë sipas ligjit dhe as ai askush tjetër nuk mund të japë më shumë ngarkesë sesa vetë ligji.

Nëse në një moment është plotësisht e vërtetë çfarë në mënyrë të ulët më akuzoni kam të drejtën legjitime të pyes: Ku është përgjegjësia ime njerëzore dhe politike?

Sa për ligjore as që nuk mund të bëhet fjalë. Unë jam në politikë prej 20 vitesh. Jam gati ti përgjigjem për gjithçka bëj e sillem në raport me interesat e vendit tim në raport me Kushtetutën e Ligjin”, tha Xhafaj.

 

September 12, 2017 15:34
Komento

11 Komente

  1. lili September 12, 16:56

    O sa mire va paskan thene se Berisha e Basha bashpunojne me kriimin e kur nuk e ndeshkuan ate!

    Reply to this comment
  2. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit e ligesise. September 12, 17:09

    Xhafa,ju jeni ne politik prej me shume se 35vitesh dhe jo prej 20 vitesh.Mjaft me, me lojra fjalesh dhe lloqe kavaje;thote populli.Sera berishovic ciceron ngase ju ka shoke te nje ideali,se te ishte per krime,tradheti kombetare dhe korrupsion mbetet nder 1 shat e politikes shqqiptare prej mese 30 vitesh.Dridhuni e perdridhuni,po vjen ora qe nga trasta pemet e kalbura jasht do te hidhen,o te pabreke qe ju la dita dhe miljonere e bashkefajtore ju beri nata.Drejtesia do te behet,doni apo nuke doni ju o mije kenetash e pjella te ligesise,pse ishit dhe jeni ju qe montuat istitucionin e pandshkueshmerise,prandaj Sovrani,USA dhe BE-ja kurkuan me force Reformen ne Drejtesi,Vettingun si dhe ligjin e dekriminalizimit,ligj qe ne unison pozite opozite e pshurren me perzgjedhjen e kandidateve per deputet,apo me Meten president.Koha juaj po pefundon,per te keq apo te mire kjo varet se saa ju e kuptoni, se jeni bere jo vetem te peshtire per shqiptaret,por vazhdon t’u genjeje mendja se mbeteni te pazevendesueshem,apo te pandeshkueshem.Mjaft me,MJAFT.Ora bie tik-tak-tik-tak-tik-tak,ate nuke ka kush e e ndal se e ka bekuar Zoti.

    Reply to this comment
  3. Arben September 12, 17:37

    LESHONI KOMENTET,

    NXIRRENI KOKEN.

    Reply to this comment
  4. shqip September 12, 17:49

    Shume mire . Tani e morem vesh kete punen e baltes . Nese keni sadopak respekt e moral , hapni çeshtjen e Fatmir Xhindit , Remzi Hoxhes , Azem Hajdarit , 21 janarit , Gerdecit , Kosta Trebickes , Pakti detar me Greqine , Cez-l , grushti i shtetit ne 98 te , urdheri per bombardimin e jugut ne 97te, trafiku i arme , thyerja e embargos ndaj Milloshit , vjedhja e prones publike , shitja e interesave kombetare , aderimi ne lidhjen islamike , manipulimi i zgjedhjeve ne 2009 , 2011 te . E plote shkelje arbitrare nga 91 e deri me sot . Tani ne e kuptojne qe politika eshte kurve . Po ka raste qe edhe kurva bashkpunon me ligjin . Ose te pakten kursejeni talljen me popullin . Ne nje vend normal , te gjitha keto nuk do ndodhnin , Nuk ka gjasa te ndodhnin , sepse sa te behej shkelja e pare , drejtesia do ta plaste brenda te parin qe do thyente ligjin ne kete shkalle .

    Reply to this comment
  5. perkthyesi September 12, 19:02

    Drejtesia do te behet se s’ben! Jo se e kane qejf keta cubat tane, por e ka marre ne dore Uncle Sam, matane oqeanit! Per ju qe keni lyer duart deri ne rreze ne korrupsion, vjedhje apo dhe pislleqe te tjera, ditet jashte burgut i keni te numeruara!

    Reply to this comment
  6. KORÇARI September 12, 20:37

    Ore, Arben, po ti je TURK bre ,ç’kërkon në Gazetat dhe forumet Shqiptare???

    Reply to this comment
    • Arben September 13, 12:40

      VELLAI I KETIJ ESHTE TRAFIKANT DROGE

      GJITHASHTU “SHKEL” ATE TETEN QE KA PUNUAR

      TEK PRONAT.

      KY KA QENE KRITERI I PERZGJEDHJES TE GJITHE

      ATYRE DEPUTETEVE ZOCKA.

      Reply to this comment
  7. info analitike September 12, 20:42

    Sa here shoh kete kriminelin te beje moral me kujtohet skena finale tek “Vdekja e Kalit”. E mbaj mend qekur ishte sekreta rinie se me sa egersi sillej e jepte rendesi vetes duke u fryre si gjel. Eshte akuzuar drejtperdrejt si prokuror nga deshmitare te burgosur politike. Pra pa shkuar tek vellai problemi fillon qe nga prania e tij ne qeveri. Natyrisht qe i vellai eshte denuar si nje nga kreret te rrjetit kriminal te droges e Saliu ka fjetur gjume ky nuk perben shfajesim por thjesht tregon se keta si bije te PPSH-se jane ne aleance te ngushte per vjedhjen e plackitjen e ketij vendi. Ndaj mjaft me moral se maskarenjte dhe kriminelet nuk e kane kete te drejte.

    Reply to this comment
  8. alphade September 12, 23:23

    Binomi Berisha – Basha jane : vrases ,hajna,tradhetare te
    intersave kombetare ,tradhetare te kombit shqiptar ! Sa
    me pare duhet te dalin para drejtesise ! Faktet jane aty ,
    te gjalla ,te fresketa: 2 prilli, gjenocidi i 97- tes, Gerdeci,
    21 Janari, ekzekutimet ne diten me diell dhe ne erresiren
    e nates : R. Hoxha,Olldashi,Trebicka ,etj.etj. I akuzuari
    i drejtperdrejte sot eshte ne parlament ,flet duke e bere
    corap parlamentin ! Monstra e Vicidolit eshte dhe mbetet
    fatkeqesia me e madhe e kombit shqiptar !
    Zoterinj qe jeni ne krye te pudhtetit kur do ta coni para
    drejtesisr Sali Ram Berishen,sebashku me klanin e tij familjar ? KUR ? Burgimi i perjetshem eshte pak, shume
    pak per kete perbindesh ! Pas tij , ceta jenicere bandites-
    ke berishiane zhduken nga syte kembet…..Kaq kusha …

    Reply to this comment
  9. Te q*** Qifja i Elbasanit. September 13, 01:42

    “Info-bolja” vellaji i Fatmirit drogonte e pallante tet moter nders ti by** q** qe e ke bere fertele ate ke nevoje per me shume gojore.

    Reply to this comment
  10. SUPER e VËRTETA! September 13, 07:34

    Të vetquajturit “të majtë” e “të djathët”, të gjithë papërjashtim bashkpuntorë dhe njëherësh bashkëfajtorë. Kriminelë politikë dhe kriminelë ordinerë. E pamundur që këta të dënojnë njëritjetrin, në këtë “moçal”, qenef shqiptar që qelbi e po qelb të gjithë Botën, që e kishin gati që nga koha e baballarëve të tyre dhe e mbartën të gjithin dhe ja përplasën popullit, pjesës së nderëshme. Por dihet botërisht se një fillim e ka edhe një fund, dhe fundi i tyre mëse i turpshëm dihet dhe duket se është qasur shumë e që do t’ju vijë patjetër!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*