Xhafaj: KLD është kthyer në korporatë

May 11, 2015 14:38

Xhafaj: KLD është kthyer në korporatë

Sulmet ndaj Presidentit të Republikës Bujar Nishani në lidhje me funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë këtë radhë kanë ardhur nga një zë tjetër brenda mazhorancës.

Është kreu i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj i cili tha se është skandalizuar me deklaratat e fundit të Nishanit. Sipas tij duhet një ndërhyrje në sistemin e gjyqësorit, dhe veçanërisht në KLD që sipas Xhafajt është kthyer në një korporatë.

Kam lexuar një intervistë të Presidentit të Republikës dhe jam skandalizuar. Në ditën e drejtësisë Presidenti flet sikur flitet për Gjykatat në Danimarkë, Suedi, Itali  apo ku e di unë se çfarë. Vetëm për Gjykatat e Shqipërisë nuk foli, që janë të mbushura me korrupsion, që KLD është kthyer në një korporatë. Nuk poi  hy më asaj logjikës së Presidentit, një logjikë antikushtetuese që sekretari i Përgjithshëm na zëvëndësoka Zv/kryetarin e KLD, një funksion kushtetues. Sipas kësaj logjike kur ik presidenti jashtë vendit e zëvendësoka sekretari i Përgjithsëm i Presidencës”, tha Xhafaj.

Deklaratën Xhafaj e bëri gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve ku u diskutua raporti i Avokatit të Popullit për vitin 2014.

May 11, 2015 14:38
Komento

5 Komente

  1. shpk May 11, 15:11

    S’eshte faji i Xhafes por i kryetarit qe mashtroi ne 23 qershor per drejtesine. Na premtoi drejtesi dhe ka 84 vota qe te beje nje reforme ne drejtesi sic eshte me e mira. Na genjeu dy vjet sikur do e fillonte reformen ne drejtesi sa me shpejt. Vitet kaluan dhe akoma nuk ka bere asnje ligj te vogel per drejtesine, nderkohe qe per te ndeshkuar fukarenjte e dritave dhe ata qe kalojne me semafor te kuq ka votuar ligje ne menyre te rrufeshme. Qartazi Rama ka bere marreveshje me Saliun qe te mos preket Saliu. Po te ishte ndryshe do i bente ca ligje per drejtesine sic ka bere edhe per keto budalleqet qe i ka dashur qejfi. Rama na zhgenjeu me keq se Fatos Nano. Sa erdhi ne pushtet i grisi premtimet dhe na ngeli duke lyer si bojaxhi.

    Reply to this comment
  2. Subash Ruci May 11, 15:33

    Vetem Koco Kokedhima mund te beje reforme ne drejtesi. Ska nevoje as per ligje e as per organe te reja. Kannabis per te gjithe dhe he….. Te flene gjyqtaret, prokuroret, te pandehurit, palet, biznesi edhe politika e te shohin endrrat e bukura qe do tju tregoj plaku Mere. Gjume te mbare drejtesi.

    Reply to this comment
  3. Toni May 11, 18:28

    Korporata gjin gjoni me Co,bande fshataromalokesh ne cdo shkalle gjykate te tere ne sherbim te devotshem+besuar ndaj SHQUP-it…

    Reply to this comment
  4. Hans Klos May 11, 19:20

    Problemi I reformes ne sistemin e drejtesise,eshte nje problem urgjent pet shoqerine shqiptare.Nuk e kuptoj Partine Socialiste,pse nuk e ve ujin ne zjarr,per nje problem kancerogjen ne Shqiperi.Duhet ta kene te qarte ligjvenesit se populli pret me padurim te perfundoje reforma ne drejtesi.Cdo zvarritje ne kete drejtim i sherben mafies me bluza te zeza,me blusa te bardha apo me blusa te te guitta ngjyrave te ylberit.

    Reply to this comment
  5. ivani i madh May 12, 11:10

    E kujt i qahesh o Xhafa ne qe tani skemi asgjë në dorë se atë që kishim votën ja u dhamë dhe tej mase.Çfare do bëni ju me mundësinë që ju dhamë që mund të bëni ndryshime rrënjësore jo vetëm në drejtësi po ne të gjitha fushat Ju ve po ju sfidon sakati i presidences se iqeni dot e ji të bëni reforma .Me sa duket disa allka te kualicionit janë lidhur ksa me klanin e Berishës dhe është vështirë të bëhet hap para .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*