Siguria kombëtare dhe lufta kundër terrorizmit/ Xhafaj, takime në DASH, FBI dhe DEA

March 22, 2018 16:35

Siguria kombëtare dhe lufta kundër terrorizmit/ Xhafaj, takime në DASH, FBI dhe DEA

Vlerësime dhe mbështetje e fortë për reformat në fushën e drejtësisë dhe sigurisë. Kjo është ajo që i është garantuar ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj nga dy kongresmenët amerikanë Robert B. Anderholt dhe Steve King.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj me anë të një statusi në Twitter njofton se dje ka qenë në një vizitë zyrtare në Uashington.

Më poshtë postimi i plotë i Ministrit Xhafaj në Twitter:

Në Uashington për një vizitë zyrtare. Së bashku me mua edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe një ekip nga MB e Policia e Shtetit. Të ftuar nga kolegët dhe miqtë tanë amerikanë. Një axhendë e ngjeshur takimesh në Departamentin e Shtetit, Kongres, FBI e DEA etj.

Në Kongres fillimisht në takim shumë konstruktiv me kongresmenin Robert B. Anderholt dhe më pas takim me një tjetër mik të Shqipërisë kongresmenin Steve King. Vlerësime dhe mbështetje e fortë prej tyre për “reformat impresionuese të qeverisë në fushën e drejtësisë dhe sigurisë”.

Dje në një darkë pune me disa personalitete të njohur për përvojën e tyre si ligjvënës, në fushën e sigurisë dhe diplomacisë, miq e mbështetës në vite të Shqipërisë. Një diskutim shumë interesant për sfidat aktuale në fushën e sigurisë kombëtare dhe luftën kundër terrorizmit.

o.j/dita

March 22, 2018 16:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*